Veprimtari shqiptar në SHBA, Shenasi Rama, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, ka komentuar përplasjen mes opozitës shqiptare dhe Uashingtonit për Reformën në Drejtësi.
Rama shprehet se Sali Berisha e ka bërë leckë Lulzim Bashën, duke e kthyer në një kafaz ambasadash, referuar konfliktit me Perëndimin për projektin kushtetues.
Sipas tij, Lulzim Basha është lojtari më i dobët politik në këtë histori dhe si i tillë duhet të mbajë kryqin e dështimit.
Megjithatë, Shenasi Rama shpreh bindjen se Reforma në Drejtësi nuk do të miratohet, për shkak se prek interesat kriminale të parisë së Tiranës, duke nënkuptuar klasën politike.
I pyetur nëse disa deputetë të opozitës mund t’i përgjigjen thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të votuar Reformën në Drejtësi, Rama tha se deputetët nuk e thyejnë besën e kryetarëve të partive.
Ambasada amerikane ka artikuluar nje deklarate te forte, ndoshta me te forten qe nga vitet ’96-’97, duke veshur me pergjegjesi opoziten per deshtimin e negociatave per reformen ne drejtesi. Si e shihni kete perplasje?
Natyrisht që përplasja ishte e paevitueshme. Mirëpo kjo ishte një lojë karrikesh dhe me një shprehje “me ia lanë kopilin dikujt në derë.” Lulzim Basha është lojtari më i dobët politik në lojë dhe të gjithë kishin interes që ai të mbante kryqin e dështimit. Edi Rama sepse lan duart për vete. Ilir Meta sepse nuk del në lojë. Saliu sepse e bën leckë, dhe në fakt për atë punë e ka marrë dhe e mban aty si kafaz ambasadash. Ky buzëqesh gjithë kohën, edhe pse e sheh se e ka hangër, por nuk e ka fare problem, por edhe sepse është i kapur nga të gjithë anët dhe do të bëjë atë që duan këta e në vecanti Saliu dhe se do të jetë deputet e do të mbijetojë në atë gjiriz. Tani ka edhe tre gjëra të tjera.
Së pari, si e kam thënë tash sa muaj, dhe habitem se asnjëri nuk thotë se e gjithë kjo që po ndodh është parashikuar deri në detaje dhe argumente ne intervistat e në shkrimet e mia dhe të kolegëve të mi të Rrethi i Ferrit, Grid Rroji dhe Valbona Karanxha, nuk do të kalohet asnjë reformë që cënon interesat e parisë së Tiranës. Të flasë kush të dojë e sa të dojë, në katundin tonë të urbanizuar që është Tirana, ligjin e bëjnë katundarët tanë me shkollën e djallit, mashtrues të paparë, miliarderë dhe super të sofistikuar dhe oligarkë në krye të trusteve kriminale. Më një fjalë, në xhungël mbreti është luani, por hienat e cakajtë mbijetojnë dhe shtohen. Këta tanët janë bërë mjeshtra në këtë punë tash disa breza; nuk e kanë për herë të parë. Së dyti, këtyre iu ka dalë boja dhe iu ka plasur cipa me kohë. Jo se këta mërziten për atë punë, sepse në fakt, janë aty pse nuk kanë pasur cipë e nder. Këta shqetësohen sepse e ndjejnë se ndërrimi i rregullave të lojës, dhe vënia në funksion e strukturave të pavarura nga ata dhe nga klanet e tyre është neë thelb një ndërrim paqësor i sistemit që këta, brenda pak vitesh i nxjerr tërësisht jashtë loje. Pra reforma është evolucioni që këta kanë frikë dhe që nuk do ta lënë me ndodhë. Së treti, këta nuk kanë fort frikë nga luanët e nga të huajt. Pavarësisht rrërrtërrtërreve mediatike, në Tiranë ka aq shumë mbështetje për ta sepse ka aq shumë para që vijnë nga rrugët kriminale dhe që mbajnë të fortë e të pasuruar një shtresë të frikshme ish-profesionistësh që e njohin shtetin dhe lojën cilësisht ndryshe nga të tjerët.
Jo vetëm aq por këta tani janë në aleancë kundër shqiptarëve, me interesa shtetërore e kriminale anti-shqiptare që sigurojnë mbështetje të përkoheshme por të mjaftueshme për ta që të mbijetojnë duke na shitur e degjeneruar si komb e si shtet. Kështu, reforma nuk do të bëhet si duhet dhe do të dështojë. Do të kalojë një reformë që nuk prek interesat e tyre. Përplasja do të shuhet përmes zhvlerësimit të vazhdueshëm mediatik, krizave të tjera, karagjozllëqeve, lodhjes së shqiptarëve, e me radhë.
Palet pritet te matin forcat ne Parlament. Deshtimi i reformes a mund te coje ne skenarin e zgjedhjeve te parakoheshme, sikunder e ka paralajmeruar edhe kryeministri?
Dështimi i kalimit të reformës duhet me cue në zgjedhje të parakohëshme. Mirëpo shumë cka varet nga koha kur e cojnë në Kuvend ligjin. Iku edhe Qershori, fillojnë pushimet, sherri mbahet ndezur deri ne shtator dhe ashtu zbehet interesi për reformen. Mbas shtatorit, zgjedhjet e parakohëshme janë njëlloj si zgjedhjet e rregullta sepse edhe në rastin më të keq, humbin tetë-nëntë muaj qeverisje. Në fakt, këta do të vazhdojnë të grinden si hienat, dhe të thithin cka mbetur nga shteti ynë i gërdallosur.
Ka nje perceptim sipas te cilit asnjera pale nuk e do reformen, por Berisha dhe Basha duket se jane vete ekspozuar me shume ne linjen kunder reformes. A rrezikohet paria e Tiranes nga drejtesia e re?
Nuk ka drejtësi të re. Deri tani, nuk ka pasur drejtësi. Ka pasur banda që kanë kontrolluar sistemin e drejtësisë. Por struktura e re e rrezikon shumë ekzistencën e parisë, kështu si është e strukturuar dhe si funksionon tani. NJë amnisti me garanci politike, që e mbyll me kapak të shkuarën dhe i legjitimon krimet e tyre, me garanci që ata i duan të jenë politike, është e pranueshme për oligarkinë e Tiranës. Pra, një nisje sërish nga zero duket e pranueshme për oligarkinë e Tiranës. Mirëpo nuk ka nisje nga zero. Një, krimet e tyre të shkuara janë të përbindshme dhe nuk mund të falen nga askush. Dy, interesat e tyre jetike janë të vazhdueshme dhe të pandashme nga sjellja kriminale dhe herët a vonë këta e dinë se do t’iu bien ndesh rregullave të reja. Tre, këta e dinë se nuk sillen dot ndryshe. Jo vetëm që janë vetë të stërkriminalizuar, por edhe e kanë kriminalizuar e degjeneruar kombin deri në një pikë që jemi në një kënetë dhe këneta kalb cdo gjë. Katër, lidhjet kriminale, të nëndheshme, mafioze dhe agjenturore që kanë krijuar me shtet dhe me interesa antishqiptare i detyrojnë me u sjellë si gardianë e rojtarë të atyre interesave. Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm e vetëm duke kontrolluar shtetin. Së pesti, në Tiranë hyn para e madhe, shumë e madhe në fakt nga bota kriminale, e trafikimit dhe e kontrabandës. Edhe këto struktura shumë të fuqishme dhe që janë ndërkombëtare, kanë interesa jetike që të vazhdojë kjo gjendje.
A mendoni se, deputetet do t’i pergjigjen thirrjes se SHBA, per te votuar draftin per reformen, kunder vullnetit te kryetareve te partive?
Jo, jo. Këta të gjithë janë katundarë fisnikë, trima e burrnesha, që nuk e thyejnë besën në se nuk iu intereson. Cili është interesi që kanë për ti dalë kundër parisë dhe oligarkisë së Tiranës? Këta janë pjesë e saj. Të gjithë e duan SHBA në Tiranë. Mirëpo askush nuk don atë që don SHBA. Kështu që mbasi të thonë se sa shumë e duan SHBA-në, të gjithë do të thonë se po ndjekin modelin europian atë që ka dhënë EURALIUS, OBDAT, Komisioni i Venecias dhe më radhë. Do të hyjmë në Europë ajo jo? Sepse, si e dini, Europa e Bashkuar ka 25 vjet që pret reformën e duhur dhe, për këta të parisë së Tiranës, kjo nuk është reformë europiane por grusht shteti i kamufluar për të shmangur jenicerët, martallozët, bajraktarët dhe sekretarët nga kontrolli I shtetit. Argumenti I tyre do të jetë: “Ne jemi për reformën por ajo duhet të jetë sipas kushteve tona specifike dhe rekomandimeve të këtij e atij. Në kushtet ku jemi dhe në formën që na është dhënë kjo është e papranueshme për këtë e atë arsye.” Dhe ashtu, do të marrin në telefon atë lidhjen që kanë diku dhe do ti thonë “për krye të fëmijëve, ti e din, unë për reformën kam qënë por ja ti bëjmë ca ndryshime. Nuk e di, por më kanë kërcënuar gruan, vjehrrën, vajzën. Ta dish ti c’po heq.” Ata që kanë ngrënë më shumë se duhet nga ajo corba, do ta vjellin gjithë jetën. Gjithashtu, beosj se do të ketë shumë mungesa atë ditë; dhe besoj se do të votojnë ta kthejnë sërish për diskutime në komision e me radhë. Kështu, do të sillemi vërdallë dhe të huajt dikur do të lodhen ose do të izolohen më kujdes. Paria I mban radhët e shtërnguara dhe e din se hienat nganjehërë ua marrin prenë nga goja luanëve.
Z. Rama, ne Tirane ka nje paranoje dhe mosbesim te madh mes paleve. Per vite me radhe mazhoranca e sotme, dje ne opozite, ka pretenduar se eshte pergjuar nga Berisha. Me vone Presidenti i Republikes u ankuan se eshte pergjuar. Tashme Sali Berisha thote se kane pergjuar. Cili eshte komenti juaj?
Në Tiranë e në Shqipëri gjithkush jeton para kamerave lakuriq dhe me mikrofon me vete. Natyrisht që shteti ka përgjuar e përgjon gjithsecilin nga politikanët, edhe se pse kontaktet e tyre dalin e janë më të gjithë strukturat mafioze, kriminale e trafikante dhe që janë nën survejim të pandërprerë. Përgjime bëjnë të gjithë të huajt me interesa jetike, politike, strategjike dhe ekonomike në shtetin shqiptar; këta përgjojnë këta tanët por edhe njëri tjetrin se tashmë jemi një fushë beteje strategjike në këtë përplasje që do të na përfshijë si cunami. Përgjime e regjistrime bëjnë edhe pronarët e kompanive telefonike etj. Për vete por edhe për llogari të qeverive të tyre. Përgjime bën edhe kupola e familjeve mafioze që kërkon me përdorue cdo grimcë informacioni në luftën e vet për kontrollin e sektorëve të caktuar. Përgjime bëjnë edhe shërbimet private e paralele që financohen nga oligarkia në përplasjen e tyre të vazhdueshme për ruajtjen e interesave të trusteve kriminale. Përgjime bën edhe populli që është stërvitur me kenë vigjilent dhe që ua di shumë nga pisllëqet këtyre olikargëve tanë. Shkurt, jemi një hale përgjimesh gjigande ku edhe pordhët regjistrohen, e jo vetëm aq, por dihet edhe se kush e bën, a i vinte era drogë dhe cfarë ngjyre kishte, kaq mirë ia dinë njëri tjetrit dhe po kaq mirë na i dinë edhe të tjerët. Mos harro, se kemi një rrjet të frikshëm hafijesh në shtetin policor oligarkik shqiptar që ka informacion për cdo njeri e cdo familje dhe që e con këtë informacion në të paktën katër destinacione të ndryshme.
Atëherë cila është zgjidhja qe ju propozoni?
Ne e kemi parashtruar programin politik me kohë. Këmi pritur e presim të dalë ndonjë forcë politike që punon për shqiptarët dhe nuk ka dalë ende. Zgjidhja, si e kemi dhënë ne, parimisht është e qartë, por edhe e mundshme. Mendimi ynë është se ky rikonceptim duhet të mbështetet në një numër parimesh që janë mbështetëse të njëra-tjetrës dhe që zbatohen natyrshëm në rastet e shoqërive të tjera moderne. Së pari, në qëndër të identitetit të qytetarit e përcaktues është shteti. Së dyti, lidhja e qytetarit me shtetit bëhet e natyrshme përmes përkatësisë në një grup identitar që është kombi. Së treti, përmes lidhjes me shtetin, shoqëria kombëtare fiton elementët e qytetarisë dhe, nga ana e tyre, individët fitojnë të drejtat që meritojnë por edhe marrin edhe detyrat e përgjegjësitë qytetare të domosdoshme. Së katërti, vlerat morale që karakterizojnë një shoqëri të tillë janë ato që i shërbejnë shtet-kombit që është struktura qëndrore legjitime e identitetit. Së pesti, çdo sjellje që është e dëmshme për shtet-kombin është e dënueshme nga ligji dhe nga qytetarët. Së gjashti, demokracia nuk është sundimi i turmave, por një metodë për të zgjedhur njerëzit që duhet të drejtojnë shtetin. Kjo është rruga ku duhet të ecim dhe ne kemi ofruar një program edhe rrugë për zbatimin e këtij programi. Natyrisht që asgjë nuk është ideale, por rruga drejt ideales e bën jetën e kombit dhe të shtetit tënd më të mirë, më të sigurtë e më të lumtur. Por, pavarësisht batakut ku jemi duhet punuar pa kushte për kombin e shtetin sepse nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për ne shqiptarët. Ose do të bëhet ky shtet shteti i shqiptarëve, ose do të mbesë në duart e kriminelëve dhe gjakatarëve.
Ore Shena-SI o Shena-NO, edhe ty të ka mbetur ora në shekullin e kaluar, te metodat komuniste me të cilat jeni ushqyer (edhe pa e ndier). Si e harxhon fjalën e thua se nuk ka REFORMË?! Pirdhu. A e di ti në cilën epokë jemi? Leqë nuk ka njeri nevojë për fjalën apo parashikimin tënd, edhe ti je kartë e stër-djegur. Bëjnë gabim që të japin vend në medja. Të shkërdhyer nga Saliu. Mbylle ha…en tashti e mos përhap disfatizëm, na lër në hallet tona, se i nxjerrim vetë tashti – me ndihmën e SHBA dhe BE – gështenjat nga zjarri.
O SHENASI,MOS BEJ SI QENTE MBAS GARDHIT…..
Bravo Zana ia ke thene tamam.Po pret ky dhe shoket e tij te dali ndonje force e re politike qe punon per shqiptaret.A te keqen e mendjes.Ky shkrim eshte tendencioz dhe natyrisht (sipas mendimit tim)i sherben shume Berishes.
Z. Rama ! Kur ju pyesin per zgjidhjen , edhe te tjere si ju thone se po presim krijimin e nje partie te re . Si ka mundesi qe rrini ne pritje dhe nuk i hyni krijimit te saj ? Me mire se ju kush mund ta krijoje kete parti qe prisni ?
dhe thone qe rama nuk i trajton mire grate…shih opinionistet gra sa e duan! vecse ne jane burra qe firmosin si gra…
Te hedhesh poshte ate qe shkruan Rama dhe te perpiqesh ta denigrosh tregon qe je ose shpirtkeq I rendomte dhe legen ose je pjese e armates qe kerpudhave qe ushqehen me lemoshat e krimit.
Ky shkrim eshte shkruar SHQIP dhe teper qarte. Me bukur dhe thjeshte askush nuk mund ta pershkruaje situaten ne halene tone gjigande.
Faleminderit z. Rama.
O zoti Rama po nuk kemi nevoj qe te analizosh gjendjen ku ndollemi pasi dhe Shqiptar me i humbur e din se ne çfar situatet ndollet vendi i yn,ti zotri qe e mban vehten intelektual duhet qe te japesh optimizem alternativa se si mund te zgjidhen problemet dhe cila eshte rruga e duhur per te ndjekur Shqiptaret sepse reformat behen per popullin dhe jo per pulitikanet ,ne fakt ky shkrim tregon se ne çfar nivelit i kemi intelektualet tane
Jame me mendimin e zotit SHENASI RAMA,se reforma ne drejtesi nuk do behet.Edhe nqs do behet ajo do jete e perkohesheme,dhe do behet sa per interesat e atyre qe jane ne krye te mafies,me ne krye gjeneralin e UDB-s Sali Berisha. Me duket e drejte analiza qe i bene zoti Shinasi situates ne vendin tone, dhe pikerisht per reformen ne drejtesi.
Çuditem z. Sh. Rama që prisni krijimin e një force të re politike në Shqipëri. Duket sikur ju nuk e njihni ligjin tonë zgjedhor, i cili pengon (ligjërisht!) daljen e një force të re politike. Kjo është bërë në marrëveshje të plotë mes PS-PD. Dhe e pamundur të mos keni kuptuar se në Shqipëri, sido të votojnë zgjedhësit, kandarin e vendos LSI, thënë ndryshe, dallaverja politike.