Ambasadori rus në Tiranë: Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd

10 Qershor 2016, 16:13Politika TEMA

Ndonëse Shqipëria ka ngritur me forcë rrezikun rus në Ballkan, përfaqësia diplomatike e Moskës në Tiranë, e ka anashkaluar këtë poitikë, duke kërkuar të evidentojë vetëm anët pozitive.

Në një pritje që ambasada e Rusisë zhvilloi me rastin e Ditës së Rusisë, ambasadori Aleksandër Karpushin theksoi ndër të tjera dashamirësinë e njerëzve të thjeshtë të Shqipërisë ndaj vendit të tij, si refleks edhe i marrëdhënieve të ngrohta sovjeto-shqiptare.

Karpushin ka deklaruar se mundësitë e bashkëpunimit janë të mëdham, sidomos në fushën tregëtare dhe në këtë kuadër ai njoftoi se është rënë dakord me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që këtë vit të mbahet sesioni  i radhës i Komisionit Ndërqeveritar si dhe forumi i biznesit.

Duke mbajtur qendrën e diskutimit në problemet e sigurisë, Karpushin ka dhënë disa informacione që sipas tij duhet të shërbejnë si provë se ideja e kërcënimit rus, apo më keq, agresionit eventual ushtarak ga Rusia nuk është objektive.

Ka tashmë dy vite që NATO-ja po i rikthehet retorikës dhe strategjisë së “luftës së ftohtë”, duke vazhduar politikën e saj agresive ndaj Rusisë.

Konfirmimi i radhës i kësaj tendence kanë qenë edhe debatet në kuadër të sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-së të mbajtur Tiranë, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë akuzat ndaj Rusisë për “agresion” dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake. Si kundërargument ndaj këtyre deklaratave do të doja të përmendja disa shifra.

Buxheti ushtarak i Rusisë për vitin në vijim është rreth 60 miliardë dollarë, ndërsa buxheti i përgjithshëm ushtarak i vendeve anëtare të NATO-së është mbi një trilion dollarë, domethënë 17 herë më i madh.

Përveç kësaj, aleanca gëzon një epërsi të shumëfishtë mbi Rusinë në të gjitha llojet e armatimeve. Pastaj, kur bëhet fjalë për “agresionin” e Rusisë, duhet marrë parasysh një fakt i thjeshtë: vendi ynë ka 13 baza ushtarake jashtë shtetit, nga të cilat 10 baza ndodhen në vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Ndërsa NATO-ja, sipas listës zyrtare të Pentagonit, ka rreth 860 baza në mbarë botën (sipas të dhënave të tjera – mbi 1 mijë baza), nga të cilat pjesa e madhe janë në afërsi të kufijve rusë.

Sigurisht që Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd, dhe politikanët e arsyeshëm e kuptojnë këtë gjë. Në politikën tonë të jashtme po udhëhiqemi nga bindja se zgjidhja e problemeve globale dhe rajonale duhet gjetur jo në konfrontim, por në bashkëpunim dhe kompromise.

Jemi pro sundimit të së drejtës ndërkombëtare, rolit udhëheqës të OKB-së dhe parimeve të barazisë dhe respektit të ndërsjellë në marrëdhëniet ndërshtetërore”, tha Karpushin.

Marrë nga ResPublica.al

10 komente në “Ambasadori rus në Tiranë: Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd”

  1. tfgs1 says:

    nje bumie te ”vogel” per Doganin dhe larot e tij ne kosove apo shqiperi,mbaheni rezerve,se nuk kane bese keta te pa cipe………………….

  2. Ledio says:

    Si shembull te kesaj politike paqesore te Rusise po mare psh Ukrainen edhe Crimene , ku Rusia zbatojnte te drejten nderkombetare., eshte paqesore , edhe respekton te drejten e popujve. Pika ambasadorit te bythes. Ju shyqyr qe nuk keni leke se do kishit shpenzuar 20here me shume se NATO.. Shko kthe ndonje dopio Vodka edhe na sill ca pushuese shalegjate per behar, njih Kosoven edhe mbaje mire me shqiptaret. Kaq duam ne zoti Ambasalesh

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    Sa bukur flasin kta ruset, cuna me shkolle. Besoj edhe Zheji eshte i te njejtit mendim me ket KARpushinin ne lidhje me bazat, jo per gje po edhe Zhejit iu rendua stomaku kur dolen llafe qe nato mund te ndertoje nje baze ne shqiperi. Merita me e madhe e djallit ishte qe bindi njerezit qe ai nuk ekziston, keshtu eshte dhe ky muhabeti i ketij Karpushit qe thote qe rusia nuk sulmon etj etj pordhe me rigon.

  4. vostok says:

    Ju Ledio flisni per Rusine si te ishte ndonje shtet Ballkani leshi, mender Serbia apo Bosnja, jo zbato te drejten nderkombetare jo njih Kosoven e te tjera parrulla filo-atlantike. Rusia nuk eshte as perandori or mik, eshte qyteterim alternativ ndaj tij perendimor. Rusia vertet eshte ne dite te keqe dhe detyrohet te duroje provokimet amerikane ne ish provincat e saja, por pordhet e shqiptareve, rumuneve dhe polakeve, turqve, ruset nuk para i durojne dot se aq te mbaruar nuk jane qe thua ti. Ndaj ky ambasadori po i thote qeverise tone me lezet qe te mos tregohet me katolike se papa se ndryshe ne vend te turisteve shalegjata te leshon ca muzhik siberie qe skane pare ndonje here diell me sy.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      Ke te drejte, ata muzhiket jane shume te afte dhe te talentuar, ta hane mutin por pa e nxjerre akoma. Se si ja dalin ata e dine po duket qe jane te stervitur mire.

    2. ***** says:

      Sulmet e diteve te sotme realizohen me se shumti me stilin “proxy”.

      Pavaresisht se ne dy rastet e meposhtme konfliti u pershkallezua ne konfontim ushtarak ne gjeneze ishte “proxy war”.:

      Per te arritur objektivat e veta Rusia ne Ukraine formoi grupet e Ruseve etnike (me ushtar aktiv nga Rusia).

      Te njejten gje beri edhe NATO ne Siri duke krijuar grupet rebele Anti-Assad.

      Pavaresisht faktit se ne ‘ 99 Rusia dergoi trupa ushtarake ne aerportin e Prishtines, dhe se sot betohet qe nuk dergon me trupa ushtarake, kjo nuk eshte garanci qe objektivat e veta Rusia nuk do ti realizoje me luften “proxy” duke futur dhe shtyre nje pale te trete te luftoj per interest e saj.

      .

  5. Kuq e zi says:

    Z.muzhik mos rrej vetem propaganda e janulles kushton nji trilion $

  6. Ledio says:

    Rusia mender ti Vostok te ruan Carin, megjithe respektin qe kam per shalegjatat Ruse edhe per Ruset si njerez ne pergjithesi. Nqs nuk shkruan nga Ambasada Ruse ne Tirane po te them qe i njohe Ruset shume mire. Rusis si shtet mire qe i erdhi Putini se edhe pak shkuan per lesh si Federate. dhe mezi fituan luften ne Ceceni qe eshte 1 milion banor more Vostok djali. Me thuaj nje shtet mik qe ka Rusia rreth e rrotull? A nuk tregon kjo dicka? Cfare doja ti thoshja Amasadorit Rus ishte qe boll na lodhet me hypokrizi. Jo po e kruani me te gjithe , duke filluar qe nga Japonia e deri ne Europe. Mos u hapni bythesh shume se do fillojne shume shtete qe kane njohuri te prodhojne bomba berthamore, qe nga Suedia, Norvegjia, Japonia, Turqia etc. Qendroni me kembe ne toke edhe sherbejni njerezimit nqs keni tru. Flm

  7. vostok says:

    Une nuk shkruaj nga ambasada por direkt nga zyra Putinit ne Kremlin qe thua ti Ledio. Nga ajo cka flet, ti jo vetem nuk ja ke haberin Rusise por as marredhenive mes shteteve ne pergithesi. Rusia po ta them edhe njehere nuk eshte nje shtet dosido, nuk llogaritet me kutin e nje shteti normal. Ne Ceceni, Dagestan dhe Ingusheti ka konflikte natyra e te cilave eshte komplekse. Por vetem nje idiot mund te pohoje qe nje shtet si Rusia mezi fitoi luften me nje lagje te Vollgogradit sa eshte gjithe Cecenia. Mos degjo lajmet e perendimoreve se jane perralla me mbret. Te degjosh lajmet perendimore per Shqiperine mendon se ketu jane te gjithe vrases, hajdute dhe prostituta. Perandorite nuk kane miq o Ledio dijetari, kane vasale dhe rivale. Shtetet e dobta kane padrone. Nuk ka miqesi mes shteteve, ka aleanca interesash. Miqesia mes shteteve eshte term kortezie dplomatike ose propagande politikanesh per popullin, po ti nuk ja ke haberin as kesaj.

  8. Ledio says:

    Vostok une ja kam haberin, por edhe skur ajo qe thua ti te jete e vertete , marre guximin te lexoj edhe te informohem edhe jo vetem nga RT.. Une e di qe mardheniet si edhe shume gjera ne jete jane interesa. Po ashtu e di qe Rusia sic thua ti eshte Perandori ( per mua vetem ne siperfaqe numrin e atyre qe punojne ne klube nate, si dhe per numrin e bombave berthamore), por une po beje fjale per shtete normale, qe rrespektojne popujt e tjere edhe parimet nderkombetare.Nuk jam idealist, por as naiv edhe e di qe ne realitet gjerat thihen ndryshe e behen ndryshe , por ti po shkruan me penen e Careve te vjeter te Rusis edhe me mendjen e nje kalamani te braktiksur rrugeve te Moskes ndaj edhe po te pergjigjem per here te dyte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje