VIDEO/ "Euro 2016", Nuk ka fitues në sfidën mes Anglisë dhe Rusisë

11 Qershor 2016, 23:04Sport TEMA

Nuk ka fitues mes dy skuadrave pretendete të grupit B, Anglisë dhe Rusisë.

Të dyja skuadrat kanë ndarë nga një pikë duke barazuar me rezultatin 1-1 në stadiumin ” Stade Vélodrome” të Marsejës.

Një ndeshje mjaft emocionuse, me anglezët që dominuan përgjatë gjithë 90-minutave, por u ndëshkuan në minutën e fundit të ndeshjes.

Eric Dier kaloi në avantazh “Tre Luanët” e drejtuar nga Roi Hoxhson, duke shënuar një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit.

Por ishte Berezutski që i hoqi të drejtën e gëzimit anglezëve, duke realizuar në minutën e 91-të të ndeshjes.

Pas këtij barazimi grupi B kryesohet nga Uellsi që ka tre pikë pas fitores së arritur kundër Sllovakisë, ndërsa Anglia dhe Rusia kanë nga një pikë.

Goli i barazimit i shënuar nga Berezutski

Goli i shënuar nga Eric Dier

1 komente në “VIDEO/ “Euro 2016”, Nuk ka fitues në sfidën mes Anglisë dhe Rusisë”

  1. Fotaq says:

    Bravo Rusija na bete krenar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje