Ndeshja mes Anglisë dhe Rusisë mund të jetë mbyllur pa fitues mbrëmjen e djeshme, por jo pa rrëmujë. Një grup tifozësh Rusë, pas përfundimit të ndeshjes kanë sulmuar tifozët Anglezë brenda stadiumit, duke shkaktuar skena dhune që nuk ishin parë prej kohësh në evenimente të tilla ndërkombëtare. Por, Rusëve mund t’iu kushtojë shumë një incident i tillë, pasi vë në pikëpyetje sigurinë e kampionatit të ardhshëm botëror që do të zhvillohet pikërisht në këtë vend.
Ndërkaq, përleshjet mes dhe dhuna mes tifozëve kanë vazhduar edhe jashtë stadiumit, në rrugë dhe stacionet e metrove të qytetit të Marsejës.