E vërteta se pse RTSH nuk e transmeton Kampionatin Europian

12 Qershor 2016, 14:22Politika TEMA

Nga Agron Tufa*

Letër e hapur publikut shqiptar, Kryeministrit, KD aktual të RTSH, Komisionit Parlamentar të Medias, Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Më takon si ish­Kryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar t’i jap sqarime publikut (e me gjasë të vakët, edhe ndonjë institucioni të rëndë­ sishëm shtetëror, të cilit ende mund t’i interesojë e vërteta), se pse papritur RTSH­ja hoqi dorë nga e drejta kushtetuese e sanksionuar në ligjin e kësaj medieje publike (ligji 8410), për të transmetuar Kampionatin Europian të Futbollit, Francë 2016.

E theksoj ndajfoljen “papritur”, sepse që prej ardhjes sime dhe kolegëve të mi në Këshillin Drejtues të RTSH­së (gusht 2006), ia kthyem ekranit të tij ndeshjet e futbollit shqiptar, të Kombëtares dhe kampionatet europiane e botërore, tok me sportet e tjera, të dëbuara padrejtësisht nga RTSH­ja në televizionet private. Por për të gjithë investiguesit, gazetarët, titullarët e audituesit shtetërorë a parlamentarë, unë kam një recetë më se të thjeshtë: shkoni dhe merrni në shqyrtim mbledhjen e KD të RTSH­së të datës 9/10/ 2014, në të cilën është diskutuar dhe miratuar blerja e të drejtës së transmetimit të Kampionatit Europian, Francë 2016, nga RTSH­ja, si gjithmonë, tradicionalisht nga EBU (Rrjeti i Transmetuesve Publikë të Europës) dhe aty pra, do të gjeni gjithë të vërtetën.

Kjo duhet bërë! Kjo është detyrë! Sepse qytetarit shqiptar, që paguan taksat, e ndër to edhe taksën për RTSH­në, i është vjedhur një e drejtë edhe njerëzore, edhe qytetare, edhe e ligjshme. Për më tepër, në mbledhjen e KD të RTSH­së në datën që cituam, diskutimet e të cilave janë të regjistruara, është diskutuar dhe miratuar shuma rreth 600.000 (gjashtëqind mijë) euro për ta blerë këtë të drejtë transmetimi.

Me interes edhe më të madh, madje them se kyçin e misterit se pse hoqi dorë RTSH­ja nga transmetimi i ndeshjeve të Europianit 2016, e përbën diskutimi rreth dy paketave të paraqitura si oferta për nënliçensim, nga dy platformat më të mëdha private: “Digitalb” dhe “Tring”.

Sigurisht që nuk është kohë e largët dhe ne nuk kemi kujtesë peshku. Pas diskutimit të z. Besnik Dizdari dhe në një linjë me të, kemi arsyetuar se nuk do të ketë nënliçensim për të drejta transmetimi për asnjërën paketë ofertash, për shkak se blerja jonë është një e drejtë ekskluzive e RTSH­së dhe se i përket me ligj kjo e drejtë e ndjekjes së ndeshjeve pa pagesë të gjithë qytetarëve shqiptarë. Gjithësa deklaroj në këtë shkrim, mund të provohet.

Diskutimet u shtrinë dhe tek anëtarët e tjerë të Këshillit dhe në përfundim u votua unanimisht për blerjen e të drejtave të transmetimit dhe refuzim ofertave për nënliçensim, të paraqitura nga platformat mediatike “Digitalb” dhe “Tring”. Pas këtij vendimi, hartohet procesverbali i mbledhjes me vendimet e marra, nënshkruhet e vuloset, sikundër mund t’i gjeni në arkivin e KD të RTSH­së.

Por ja që fill pas nënshkrimit të këtyre vendimeve, pa kaluar as gjysmë ore, filluan telefonatat e thellësisht­të­shqetësuarve, të alarmuarve, të tërbuarve etj., etj. Mandej erdhën varg ndërhyrësit, negociatorët, rixhaxhinjtë, e domosdo edhe kërcënimet, me të cilat nuk ia vlen t’ia rrokanisim kokën lexuesit. Shkurt, deri në mes të nëntorit 2014, u provuan të gjitha metodat, kryesisht “të buta”, për të më bindur të mblidhja edhe njëherë KD që të anulonim vendimin e marrë më 9 tetor 2014.

Mandej, si duket u bindën, se nuk isha nga ai popull që ende shpresonin dhe ra heshtja. Dhe kjo heshtje zgjati për 15 ditë të plota, d.m.th., deri më 1 dhjetor AGRON TUFA * 2014, ku pa asnjë shpjegim lajmërohesha të dorëzoja numrin celular në RTSH dhe se KD i RTSH­së prej asaj date pushonte së vepruari, për shkak se fillonin procedurat për zgjedhjen e KD të ri Drejtues.

Sidoqoftë, kjo procedurë zgjati diku rreth një vit a më shumë deri në miratimin përfundimtar, kohë gjatë së cilës Radio Televizioni Publik ka qëndruar pa Këshill Drejtues. Çfarë mund të ketë ndodhur gjatë kësaj kohe vallë? E kam fjalën për vendimin unanim që RTSH e vetëm ai do ta përdorte të drejtën televizive të blerë nga EBU, në përputhje me ligjin, në përputhje me të drejtën e padiskutueshme të qytetarëve taksapagues, ndër to edhe të taksës për RTSH­në?

Jam i detyruar të sqaroj se prita deri në fillim të Europianit me shpresën se fjalët dhe propaganda reklamuese nëpër platforma private nuk do të ishte e vërtetë për sa i përkiste ekskluzivitetit të transmetimit dhe përjashtimit absolut të RTSH­së. Përveç shumë arsyeve të tjera që tashmë shpjegohen më sipër dhe mbi të gjitha, nisur nga e vërteta, më shtyu t’i shkruaj këto radhë edhe reagimi zyrtar i RTSH­së, që sqaron, me gjasë, shkakun e mostransmetimit: pjesëmarrja në tender, por (ah!), se oferta e RTSH­së nuk doli fituese!

Një alibi e verbër, naive, por fatlumnisht dhe lehtësisht e verifikueshme. EBU nuk vendosi “papritur” të mos ia shesë RTSH­së të drejtën. Ajo nuk e ka bërë këtë për asnjë televizion publik të Europës dhe që nga emërtimi që mban, ai shpreh në radhë të parë e vetëm interesat e transmetuesve publikë. Përkundrazi, në rregulloren e RTSH­së, neni 231 (EBU) e kallëzon qartë marrëdhënien e RTSH­së me EBU, sikundër citohet: “EBU (European Broadcasters Union) është Bashkimi Europian i Transmetuesve, organizatë ndërkombëtare në të cilën RTSH­ja bën pjesë me statusin e anëtarit aktiv. Tërësia e të drejtave dhe detyrimeve që ka RTSH­ja karshi EBU, ndiqen nga Sektori i EBU për pjesën që i takon Drejtorisë së Televizionit Shqiptar”.

Pra, në RTSH ka dhe një sektor që harmonizon marrëdhëniet me EBU! Përse atëherë EBU të mos ia shiste, si gjithmonë, RTSH­së të drejtën e transmetimit, sikundër një radhë të pafundme të drejtash për prodhime të tjera? Apo mos është bërë ndonjë akrobaci gjatë menopauzës kur RTSH­ja ishte pa Këshill?

Prej gjithë kësaj historie precipiton fakti fyes e i hidhur: qytetarët shqiptarë, edhe pse kanë të drejtë të shohin Kampionatin Europian e Botëror të Futbollit, sikundërse Kombëtaren e tyre pa pagesë, kur këtë ua garanton ligji përmes Televizionit Publik, janë të detyruar ose të ndihen të huaj në këtë festë ku merr pjesë Kombëtarja e tyre, duke hequr dorë nga pamundësia të blejnë aparatet dixhitale dhe abonimin, ose të shesin lëkurën për t’iu nënshtruar platformave private dixhitale, pra, ta blejnë shtrenjtë me varfërinë e tyre atë që u takonte me ligj.

Përse drejtuesit e RTSH­së bëhen folje ndihmëse të TV­ve të fuqishme private? Pse gjithçka që mund ta fuqizonte këtë media publike, vendoset nga pazaret e politikës me biznesin dhe i shkon shëndet propagandës qeveritare dhe monopoleve private mediatike? Prandaj nervi im qytetar i drejtësisë bën apel, të hetohet kjo çështje në rrënjët e saj, deri në përfundimin logjik të saj. Sepse nëse ia heqin RTSH­së edhe këto shenja të identitetit, ai s’ka pse të quhet më publik, por një shtojcë e kasnecërisë qeveritare dhe dallavereve të tregut televiziv. Pjesa tjetër, siç po e shohim, është propagandë, bashkë me emisarët e informacionit, ku mbizotërojnë komisareshat e tipit Laje (“Kur hidheshin themelet”), që kanosin, kërcënojnë, ndalojnë e persekutojnë gazetarët sipas oreksit politik. Atëherë, përse duhet qytetari të paguajë taksë televizive? Për lavazh propagandistik?!/Panorama

*Ish-­kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH, 2006­-2014

34 komente në “E vërteta se pse RTSH nuk e transmeton Kampionatin Europian”

  1. Mafja private LSI META says:

    Rilindja e Mafjes e di pergjigjen.Keta e dine popullin budalla edhe pse 1 milion te tille jane.

    1. tt says:

      Media e Inkriminuar private – mbeshtet tek politika e Inkriminuar, se ne nje binom shkojne gjithmone. Po kush do te hetoje per kete afere, LLalla i Berishes dhe Metes???

    2. ai qe shkerdhe racen tuaj says:

      Ne fakt te mencur jane 400 mije HALABAKET dhe BANDITET e PeDe-se,qe e kane ne goje tash 25 vjet ?

  2. Shkerdhen Berisha says:

    TVSH eshte e SHQUP’it !

  3. E verteta says:

    O GAZETA TEMA…..PSE NUK I KERKONI DREJTORIT AKTUAL TE SAPO ZGJEDHUR TE RTSH LETREN SE KUSH E KA FIRMOSUR KONTRATEN PER EUROPIANIN??? ESHTE SHUME E THJESHT, PSE I LINI NJERZIT QE TE ALUDOJN DERI ATY SA TE AKUZOJN DHE QEVERIN SE E PASKA FIRMOS AJO KONTRATEN?!!! KY ZOTRIA QE PO NA BEN 8 FAQE HARTIM KETU SA EDHE NUK ARRIN TA LEXOSH, PASKA QENE NJERI PREJ TYRE QE KA MARR VENDIM. KU ESHTE E VERTETA QE PO NA TREGON KY SE ASGJE NUK KUPTUAM VESH RRESHTAVE PA FUND?!!! PERSE NUK JU THOTE NJERZVE KY SE KUSH ESHTE DREJTORI QE KA FIRMOSUR??? I NXIRRNI DHE SQARONI NJERZIT SE ESHTE NJE SPEKULLIM I MADH KJO PUNE.

    1. mirel says:

      Kushdo qe e ka firmosur kjo eshte e tera nje procedure qe miratohet vetem nga instancat e shtetit. Kush e ka shtetin ne dore pervec PS se Ramiut

  4. capi says:

    Mund te jete e vertete
    Vecanerisht
    Qe ftakeqesisht del nje goje
    E pabesueshme pergjithesisht.

  5. mergimtari says:

    Jetoj ne Angli dhe fale BBC e pashe direkt ndeshjen Shqiperi-Zvicer dhe te gjitha ndeshjet e kampionatit eurpian e boteror, por nuk kuptoj sa te lig, te poshter, kopila,hajdute, te pandershem, shkeles hapur te ligjeve e rregullave europiane keni mbetur ne te mjere Shqiperi duke filluar nga qeveritari me i larte e deri tek ai ne nivelin me te ulet. Me keto lloje bastardesh ai popull perplaset cdo dite por na bie rrisku edhe ne qe vijme me malle ne ate vend ku u lindeem dhe u rritem por shume shpejt na cmallni dhe themi ” Te falenderoj o ZOT qe na ke dhene mundesine te ikim perseri nga ata njerez dhe ai vend” dhe shqip e shkurt do te thoja ” U qifte kina, derri e qeni nenen te gjithe atyre pjellave e monstrave qe neperkembin lirite me themelore te njeriut , pozite opozite, gazetare lapanjoz, pronare hajdute te pamoral, injorante, mafioze te TV-ve! Amen!

    1. ta pelqej shume diskutimin dhe ke shume te drejte…por, por mos abuzo dhe ofendo meqe jeton si dhe une ne nje vend demokratik..bye

  6. a.f. says:

    Popull leshi qe paguan taksat dhe haracet per hajdutet e zgjedhur me voten e tij.
    Mafia nuk eshte vetem LSI, sepse Institucionet perkatese varen nga Kryeministri.
    Edi Rama duhet te jape shpjegim publik per kete maskarade te TVSH-se.
    Gjithe televizionet shtetrore te Europes trasmetojne kampionatin.
    Edhe ERT e Greqise qe nuk ka arritur kualifikimin e trasmeton.
    Vetem TVSH-ja e Thoma Gellceve dhe Artur (Ballo) Zhejeve,
    nuk ja gjen….anen… trasmetimit publik dhe falas..

    1. mirel says:

      Edi Ramiu na dha kenaqesine ta shikonte Europa ne stadium ne France, ku me nje te levizur te gishtit mund ti perulte te gjithe tifozat e Shqiperise pata tij. Pa harruar dronin kuptohet

  7. mergimtari says:

    Per mua ka qene dhe mbetet TV me i urryer TVSH, me dhemb koka po te ndjek programet e ketij TV por fatkeqesisht edhe te disa TV-ve te tjera. Ne shqiperi ashtu sic nuk ka politikane te mire nuk ka as gazetare te drejte por servile e deri manipulatore.Na keni beri te urrejme qe eshte shume keq, por jeni te tille!?!?!?!?!?!?!?!

  8. endri says:

    Rtsh duhet mbyllur. Harxhim parash kot. Dilni nga skemat. Nuk esht e then te kesh tv publik patjeter

    1. Astrit says:

      Mos u habisni ne albanistanin europian keto jane normale ka dhe me keq cdo dite shqipetareve i del nje padron i ri kudo qe te shkosh dhe te hysh do te degjoni eshte e ketije apo e atije normale pronen publike e ndajne padronet e rinje nuk kane faje ja ka lene Baba.

  9. linda says:

    Nuk eshte Edvini i tille ju betohem ai e do popullin por ja ka me hile Berisha

  10. albani says:

    Shtet dhe televizion shkerdhate,nuk duam justifikime more b….q.
    Shqipetare hajdeni dhe shikojeni ne Greqi,e jep televizioni publik Grek kampionatin edhe pse nuk marrin pjese Greket.
    Shijoni dhe kampionatin dhe ujin e paster te plazheve.

  11. E drejta says:

    Me vjen keq qe ky personi qe ka shkruajur si paska hyre ashtu paska dale pas 8 vjetesh nga RTSH. Blerjen e miraton ai qe e shet ne Rastin Konkret UEFA dhe jo Ky me shoket e Keshillit. Keshtu funksionojne ankandet. Permend edhe ligjin e medias 8410, qe eshte shfuqizuar ne prill te 2013 dhe ky e paska perdorur ne Teror te 2014. Prandaj nuk funksionon TVsH se te gjithe flasin kur ikin, se kur jane aty i pelqen pozicioni dhe benefitet

  12. Lleshi says:

    Problemi qe trajton ish kryetari eshte shume i drejte,por eshte shume i vonuar.Kryetari duhet te ne sqaroje neve taksapaguesve te tv sepse kur ka qene drejtues sinjali i tvsh nuk ka mbuluar dhe nuk mbulon pjesen dermuse te teritorit me sinjal.Edhe aty ku e mbulon ka nje cilesi shmete dobet gje qe je i detyruar ta shikosh kete sinjal ne plateformat tjera qe jane private.Problemi i dyte por edhe me kryesor eshte se tvsh.deri dje ka qene seksion i PD,dhe sot i mazhorances.Per te ardhur keq por eshte transmetuesi me cilesi me te dobet qofte per programin qofte per tekniken. Prandaj mendoj se ish kryetari ben mire te na sqaroje se ku kane shkuar taksat tona per kohen qe ka qe ai ne detyre dhe sigurisht qe ben mire per sqarimin qe jep sepse eshte nje veprim shume i shemtuar per mos transmetimin e kampionatit europian te futbollit dhe shumica nuk kane mundesi ta shikojne.

  13. Zani Burimi says:

    O Agron,
    Me fal per superinjorancen time, por dua ta di shkurt e shqip:
    Kush e shiti nga Rtsh dhenien e Euro 2016,se une dhe shumica e shqiptareve besoj, nuk dime se cili apo cila drejton TVSH.

  14. autor says:

    Mafia tjeter eshte albtelecon, nje organizate mafioze nje nga me te medhate ne shqiperi, qe ka bere kontrate me gjithe familijet shqipetare,
    duke ju shitur me leke 100 kanale, per te cilat nuk paguan asnje gje,(sepse jane Free) .Ne kontrate
    jane te perfshira edhe kanalet free gjrmane, ZDF -HD dhe DAS-Erste te cilat po
    transmetojne Euro2016, mirepo sapo fillon ndeshja , papritur kanalet nderpriten.
    nga ky moment dhe deri ne perfundim te ndeshjes ,edhe numri tel,ne dispozicion
    123 nuk i pergjigjet nuk japin as me te voglin sqarim , (vetem bip, bip, bip), asnje qytetari me kontrate,
    qe paguan rregullisht edhe per dy kanalet Gjermane.

  15. duno says:

    Ne Shqiperi te gjitha partite , shoqatat , mediat , administrata , ndermarjet shteterore jane bere karteli i krimit , Nuk i mjafton OSHEE grabitja qe u ben shqiptareve me faturat e kripura te energjise elektrike por i kane caktuar te mbledhi edhe taksen e RTVSH prej 1000 leke ne muaj , e kush ka me shume se nj kontrate me OSHEE per cdo te tille paguan nga 1000 leke . Na shkon 50000 leke ne vit taksa e RTVSH e nuk na ben zemra ti shohim asnje program nga ato mizeriet qe dine te gatuajn vetem ata . E vetmia fije qe na mbante lidhur me te ishte sporti , por edhe kete rilindasi Gellci e keputi , e tani si per te gjitha gjerat ne kete vend do paguajm per sherbime qe nuk i marim kurre .

  16. GK says:

    Edi Rama me kurajo dhe ndershmeri duhet te dale ne televizionin Shqiptar dhe te sqaroje dhe te shpjegoje per kete turp ( menxyre ) qe ndodh ne vendin ku Ai eshte kryeministri i saj. Apo do te thote si Sala (Berisha ) per Gerdecin qe Une nuk dija gje. Jetoj ketu ne Kanada dhe u ula para televizorit HD dhe pranine e disa miqve te mij pashe kete loje aq te bukur dhe dinjitoze te djemve te Shqiperise. Ndersa Aty ne Shqiperi Ai popull i trdhtuar,sakatuar ,i rjepur deri ne palce,edhe nje moment i vetem iu hiqet e drejta per te shijuar nje moment teper te vecante dhe patriotik. O shteti me mafioz ne bote,jo Ilir Meta ,se Ai eshte i zene me paret dhe pronat e tija te pa matura sigurisht me rrogen e tij dhe te Monikes,por juve EDI RAMA DILNI DHE SHPJEGONI ATIJ POPULLI TE MBREKULLUAESHEM ARESYET E MOS TRANSMETIMIT TE EVENIMENTIT SPORTIV .PERSERI KURRE NUK DO TE HARROHET KY MOMENT I POSHTER I QEVERISE SHQITARE KUNDRA POPULLIT TE VET.HARAM JU QOFSHIN VOTAT DHE JETA JUAJ E POSHTER.

  17. Thanasi qe ta plasi says:

    Pse cuditeni o njerez. A nuk paguajme taksa ne dhe ati shkojne per te vjedhur politikanet. E njejta gje edhe me taksen e TVSH. E paguajme qe te na dalin ne ekran fytyrat e tyre te urryera. Fati yne keshtu eshte shkruar te paguajme per te vuajtur. Asnjehere per tu defryer.

  18. katarakti says:

    Nje gje eshte e sigurt dhe nuk tund as topi. Kampionati Europian i Futbollit, ku per here te pare merrte pjese edhe Shqiperia, duhej te ishte transmetuar nga RTSH-ja. Asnje justifikim nuk qendron se perse nuk ndodhi keshtu. Per kete afere super te turpshme duhet te pergjigjet Drejtori i tanishem dhe i shkuar i RadioTelavizionit Shqiptar dhe deri te kryeministri. Duhet ta dine mire se jane perfitues te besimit popullor dhe aspak me te mençur se te tjeret. Pra asnje lloj arrogance dhe nenvleftesimi. Kjo qe ka ngjare eshte skandal. Bie era korrupsion qe nga larg.Kryeministri, ministrat, parlamentaret moren avionet dhe i shohin ndeshjet “live” ne France. Ndersa ata qe u paguajne ketyre qenve lluksin ne te cilin jetojne, duhet te paguajne edhe televizionet private per te pare Kombetaren. Kjo pune kerkon nje koke. Jo koke turku, por koke drejtuesi apo politikani. Turp, turp, turp.

  19. shqiptar says:

    ka disa qe duan te ndihmojne hajdutet,mire bejne se per ata kane votuar,si duket fajet I ka Agron Tufa dhe Saliu. rilindasit Jane te paster si gjithnje.

  20. maks says:

    nuk e kuptoj pse paguhet taksa e tv apo per te par surratin e saliut apo edit per dite o popull mos e paguani kete taks

  21. Tema says:

    Nga data 11/6/2O16-ës ., s’do ket kopila të na urdhërnjn si të luajm. (pavarsi në futboll). Të gjith lojtarët që bëjn finte pederasti të përjashtohen. Mustafi shënoi për gjermanin kundra ukrainës.

  22. durimi says:

    te gjithe familjet qe paguajne taksen e tvsh ta hedhin ne gjyqe per vjedhjen qe i eshte bere .

  23. Temja nga sauku says:

    Po kuptohet o koqe se cfare eshte bere! Kane detyru TVSH mos e blejne me qellim ti ngelet Digitalbit dhe Dukes! Pyesi verdall se kush e ka detyru TVSH mos e bleje (duke shkarku keshillin drejtus meqe nuk pranuan me te mire)
    Per ju militantet e partise, ishalla partia pasi tua heqi nga goja ju paguan abonimin e digitalbit

  24. tirana says:

    KA TE DREJTE UNE I SHOHE TE GJITHA NDESHJET NGA ZDF E ARD TE GJERMANISE PA ASNJE PROBLEM NUK E KUPTOJE QE I MERR TAKSEN DHE NUK KANE ASNJE PERGJEGJESI QE TE TRANSMENTOJNE NDESHJET TE PAKTEN TE VETEM SHQIPERISE QE MERR PJESE PER HERE TE PARE NE KE KONPETICION KAQ TE RENDESISHEM EUROPIAN TURP ! EDHE RAI ITALIAN JO TE GJITHA POR TE KOMBETARES SE VET I TRANSMENTON DHE KA DY KANALE ME MENYRA TE NDRYSHME NJERA ME TIFOSE TE SECILES SKUADER DHE TJETRA ME TRANSMETIM TE PAKTEN TE MOS JUSTIFIKOHEN

  25. funky says:

    O Agron, RTSH-ja hale ishte me ty si krietar i Keshillit Drejtues …e qenef eshte me keta te tjeret. Ju jeni e njejta race e qelbur bythe-lepiresish, me ‘reputacion’ te konsoliduar tashme. A si s’ju shpelan nje mortje…kur pretendoni se jeni me te mire. Nje MUT i moth jei te gjithe.

  26. ido says:

    lidhur me tvsh hajduti i vetem eshte edi rama nuk ka nevoj per koment me te gjate

  27. endri says:

    Shume e ulet…Paguajme taksat dhe verdallosemi neper lokale per te pare nje ndeshje.. se Hajdutet nuk kane kufi…
    Hajdutet ne grup me shtetin nuk kane limit. Dhe mire bejne, sa kohe qe ketu ka marre fund ndergjegja, ngritja e zerit.
    Ketu nuk ka demokraci por vetem Skllever..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje