Ftesa që trembi Lulzim Bashën, lë pa përgjigje Ilir Metën

11 Qershor 2016, 19:20Politika TEMA

Dy ditë pas ftesës së bërë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta në lidhje me një takim ditën e hënë për zhbllokimin e ngërçit mes palëve për Reformën në Drejtësi, kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë reagim.

I sapokthyer nga Berlini, ku ishte së bashku me ish kreun e PD-së, Sali Berishën, Lulzim Basha është ulur në një prej bareve të Tiranës për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë me Zvicrën, ndërkohë që kreu i LSI-së pret ende një përgjigje.

Duket se ajo që tremb Bashën në gjithë këtë proces negociatash është pikërisht ‘braktisja’ nga të gjithë edhe nga faktori ndërkombëtar që po i bëhet opozitës, e cila i është larguar draftit që qëndron në tryezën e diskutimeve enë komisionin e posaçëm parlamentar.

Burime pranë PD-së bëjnë me dije se vetë Basha ua ka komunikuar zyrtarisht një pjese të deputetëve ftesën që ka ardhur në drejtim të tij si dhe do të jetë pikërisht konsultimi me ta që do të çojë në një përgjigje konkrete.

Gjithsesi me shumë gjasa kreu i PD-së do ta kalojë fundjavën duke menduar për një përgjigje për Metën, i cili e pret ditën e hënë në një takim zyrtar

1 komente në “Ftesa që trembi Lulzim Bashën, lë pa përgjigje Ilir Metën”

  1. nuk i lejon bythes tij lulzimja ,
    me e pallu nji kar xhuxhi lol
    ka pretendime ai eeeh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje