Gramoz Ruçi: Të ringremë PS-në si në ’92

11 Qershor 2016, 10:47Politika TEMA
Gramoz Ruçi: Të ringremë PS-në si në ’92

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u bëri thirrje socialistëve të ringrihen edhe më fuqishëm.

Në festën e 25-vjetorit të partisë me socialistët e Tiranës, Ruçi u shpreh:

“Është koha që na duhet një organizim dhe veprim tjetër politik dhe ne socialistët do të dimë siç kemi ngritur të ringrihemi në 1992 për 5 muaj, në 1994 për dy vjet dhe në 2007 për 3 vjet të tjera. Prandaj në këtë 25-vjetor të nderuar të zgjedhur të rinj në krye të organizatave socialiste të mobilizojmë energjitë tona për të rritur, forcuar dhe konsoliduar solidaritetin socialist”.

Deputetët e PS-së janë përkushtuar që të kremtojnë 25-vjetorin e partisë nëpër të gjitha rrethet, për ta përmbyllur në fund me një festë të madhe përkujtimore në Tiranë.

Por duket se kjo festë do të shtyhet për shkak të Kampionatit Europian.

8 komente në “Gramoz Ruçi: Të ringremë PS-në si në ’92”

  1. neda says:

    Ne vitet 92 ishte e thjeshte te ringriheshe sepse njerzit ende kishin besim te partia, besonin ne menyre naive, ndersa sote eshte e veshtire ,eshte e veshtire ti mashtrosh perseri,e perseri me keto cudira shqiptare ku udheheq partia,ku udheheq drejte vatferise e mjerimit. Nje tranzicion qe se shumti mund te merrte 5 vjet ne nje vend ku partia te udhehiqte drejte dhe pa djallezi e mashtrim,ka 25 vjet e njejta situate e tani se fundi po shkon drejte regresit. E cfare do te besohet me Gramos Ruci per ta ngritur partine? Ai nuk di asgje te beje ndryshe nga sa ka bere keto 25 vjet, ende duhet te besojme ne “mbrekullit” e tij? Ne cdo vend te botes kuadrot kryesore nderrohen ne cdo 4-5 vjet duke u hapur rruge brezave me energji e mentalitet te ri,ne vendin tone ndodh e kundrta. Ne u dhame voten ju na futet ne burg per energjine elektrike,ne u dhame voten ju na ngritet taksat,ne u dhame voten ju na varferuar me tej,ne u dhame voten ju e dhjetefishuat korrupsionin etj.etj.dhe megjithemend mendoni se do ringriheni me ndhimen tone? tu japim voten perseri per te na skllaveruar me tej? nuk e besoje qe mund te kete kaq shume budallenje ende

    1. Edkari says:

      Ja befsha pesese.

  2. aaaaaaaaaaaa says:

    Edhe ky me parashtesen (ri) e paska. I vishni breket se nuk keni çfare i rivishni,apo ato me m.t.

  3. al paci says:

    Ruci ajo partija juaj me mire mose te ekzistojne fare, mose thoni qe per gjendjen e shqiptareve ka faje vetem pd, kure ps dhe pd kane qeverrisur vite te barabarte keto 25 vjete. Si nuk ju vjen zore kur ftoni prap Nano hajdutin qe ka 10 vjet po jeton si sheike neper evrop me leket qe i vodhi ketij populli fukara. Juve te partis punes te kthyer ne parti socialiste keni vetem nje merite keni ber dy here zgjedhjet te drejta e late qe vota e popullit te lexohej drejte ne du votimet e para ku ne 92 fitoje partija demokratike. Kete qe bet ju komunistat Ruci keta demokratet e ps lsi dhe pd nuk kan arritur keto 25 vjete te bejne njeher zgjedhje te tilla, ku vota te mose blihet me menyrete e ketyre me leke ne dore me thase me mjelle me vende pune dhe cdo lloje blerje tjeter.

  4. shqip says:

    hahahahahahahahha,
    do ngrej ruci PS-ne si me 92-in .
    O Tempora O Mores …
    kjo rrace Jeton vetem ne te kaluaren gjithmon .rrace mesjetaresh .

    po boj mer doreheqje e zhduku nga PS-ja ti me shume si ty qe qelbet politiken ne Shqiperi
    a ka te rinj ai vend ,a po ka bythlepirsa pleqsh ptuuu injorante primitive qe ju punon truri s’e praphti te hecni vetem

  5. bobi says:

    Ike o Ruci dile ne pensjon se ka 25 vjete ajo fytyra jote po na i shpife. Ca ke bere keto 25 vjete deputet ti o ruci qe dashke te vdesesh dhe deputet. Nuk e shikoni qe soit tende duhet te largohet nga politika.

  6. Xha Telo says:

    Problemi eshte se jane nja dy detaje “te vogla” te cilat bejne qe PS-ja e sotme(nqs egzistonnje e tille) te ndjehet shume e lodhur per tu ngritur ne nivelet qe kerkohet te jete. E para; PS-ja e 92-it nuk ishte nje parti e mirefillte ndertuar rishtas ne Shqiperi e cila mund te ngjallte shprese te shqiptaret, por thjesht nje ndryshim emri e PPSH-se famekeqe te atehershme, ne te cilen bente pjese dhe ministri i brendshem famekeq i asaj kohe Gramoz Ruçi.
    E dyta: (qe njekohesisht eshte shume e rendesishme) Ne keto momente qe flitet per nje pervjetor te 25-te te PS-se, paradoksalisht nje e tille ka reshtur se egzistuari, sepse eshte eshte zevendesuar me ate te ashtuquajteren “Rilindje” te shpikur nga mendja djallezore e kreut te saj Rama.
    Per keto aresye(por dhe te tjera) mendoj se do ishte me aktuale dhe korekte njekohesisht, qe te mos festohej 25 vjetori i PS-se, por 3 vjetori i “Rilindjes”. Megjithate une mendoj se nuk do jete e larget dita kur kryetari i famekeqes “rilindje” do kerkoje festimin e pervjetorit te saj.

  7. Opinion says:

    HA HA HA ! ESHTE E PLAKUR ME ZULLUME PS , NUK VLEN ME . SHQIPERIA KA NEVOJE PER NJEREZ TE NDERSHEM DHE INTELIGJENT ,JO PER JU .
    JU VOTUAM JU PROVUAM , NUK BERET ASGJE ,DUHET TE LARGOHENI ,JEMI TE NGOPUR ME SHARLATANE TE KAPARDISUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje