Njihni senatorin që e presin në takime vetëm Kim Jong Un dhe… Saliu

11 Qershor 2016, 14:09Politika TEMA

Kur SHBA, Brukseli dhe Berlini, si rrallë ndonjëherë, kanë izoluar Partinë Demokratike, duke e shpallur kundërshtare të Reformës në Drejtësi, Sali Berisha trumbeton si një sukses në politikën e jashtme, një takim me një prej figurave më qesharake të politikës italiane, për habi mik i diktatorit Kim Jong Un.

Teksa pritej një reflektim pas shuplakës së dyfishtë të SHBA-BE, ish-kryeministri Sali Berisha ka gjetur ngushëllim tek Antonio Razzi, një personazh komik, i cili u përpoq të mbronte dhe të shpërndante nëpër Evropë “mrekullitë” e regjimit të Kim Jong Un, në Korenë e Veriut, raporton Dita.

Të dashur miq, këto ditë prita në një takim senatorin italian z. Antonio Razzi, përfaqësues i forcës politike më të madhe të së djathtës italiane, Forca Italia, i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë me ftesë të deputetit Astrit Veliaj”, shkruan Berisha.

Po ashtu, Berisha e ka njohur protagonistin e emisioneve humoristike italiane me situatën e nderë politike dhe ekonomike që po kalon vendi ynë, nën qeverisjen e Edi Ramës, ndërsa i ka bërë edhe një panoramë të lulëzimit ekonomik dhe begatisë gjatë qeverisjes së tij, 2008-2013. Po kush është senatori italian z. Antonio Razzi, të cilin Berisha e vizaton si një personalitet të rëndësishëm dhe me peshë në politikën italiane?

Antonio Razzi është një personazh me nivel minimal arsimor, i cili shpeshherë është objekt i emisioneve humoristike në Itali, ndërsa rreth tij qarkullojnë shumë barsoleta. Pak kohë më parë, Razzi zhvilloi një vizitë në Korenë e Veriut, ndërsa konsumoi një takim me Kim Jong Un, një ndër diktatorët më mizorë në rruzullin tokësor.

Pas takimit, Antonio Razzi u angazhua në një fushatë të paprecedentë, duke mbrojtur regjimin e Kim Jong Un, që mban të izoluar popullin e Koresë së Veriut. Takimi kokë më kokë me Sali Berishën duket se është suksesi i dytë për Razzin pas takimit me Kim Jong Un. Urime dhe suksese Sali!

11 komente në “Njihni senatorin që e presin në takime vetëm Kim Jong Un dhe… Saliu”

  1. andi says:

    chi cazzo lo conosce questo razzi mai sentito in italia bohhh

  2. Genti says:

    Senatori ne fjale eshte pjesetare i PDL qe tani quhet FORZA ITALIA partia e Berlusconit,senatori ne fjale nga ana INTELEKTUALE eshte zero me xhufke dhe individ pa peshe+rtendesi ne politiken italione,tani edhe berlusconi ja ka varur bolet ne qafe sali kriminelit duke i nxjerre puka si antonio razzi ..

  3. arta says:

    Razzi me siguri eshte i bindur qe eshte takuar me kryeministrin aktual te Shqiperise.

  4. tt says:

    Mashtrusi patologjik Berisha. Forza Italia ka sot 7% elektorat dhe eshte force e 3 e se dhjathtes dhe mund te shkirhet fare.

  5. w says:

    ata qe nuk duan shqiptaret jane miq me armikun nga vicidoli.

  6. se mos saliserb komunisti eshte me i mire se sa kim jongu.
    saliserbi ka 50 vjet komunist ndersa kimi eshte 30 vjec.

  7. maloku says:

    Intelektuali me i madh ne bote eshte Enver Hoxha. Ai vertet e la popullin ne fukarallek dhe te vetmuar, por ama nuk ishte shok me Kim por ishte shok me Ameriken dhe Angline. Prandaj lere italianin i cili nuk ka buke te haje dhe nuk eshte dakord me reformen ne drejtesi. O Gent.

  8. maximus says:

    2 komunistet e fundit , SALIU dhe KIM YONG, kane ndremjetesin e tyre kete pepinon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje