Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, një grup prej 3000 qytetarësh firmosën për themelimin e grupimit politik “SFIDA PËR SHQIPERINE” me qëllimin përfaqësimin e të gjithë votuesve shqiptarë të zhgënjyer nga politika e vjedhjes dhe korrupsionit.
Ky grupim politik do të garojë që në zgjedhjet e vitit 2017 me listën e vet të plotë e të pavarur dhe nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti tjetër parlamentare. SFIDA i konsideron partitë kryesore shqiptare si burimin e problemeve dhe jo pjesë të zgjidhjes së tyre.
Një pjesë e mirë e themeluesve janë qytetarë të angazhuar edhe më parë në fushatën e kandidatit të pavarur për kryebashkiak Gjergj Bojaxhi, ndërsa pjesa tjetër i janë bashkuar “SFIDËS” muajt e fundit. Grupi nismëtar përbëhet nga pedagogë, juristë, ekonomistë, mjekë, përfaqësues të medias, sipërmarrës dhe qytetarë të tjerë të angazhuar.
Dr. Medlir Mema foli për kontratën e re sociale që duhet të bëjnë shqiptarët e ndershëm që duan punën dhe vendin e tyre. “Politikanët ia kanë arritur të na bëjnë pesimistë, mos-reagues dhe indiferentë. Ka shumë që janë të kënaqur vetëm të kritikojnë të tjerët. Historia sheh me respekt atë që në fakt është futur në arenë për t’u përballur me të keqen.”
Një prej përfaqësueve të “SFIDËS”, Gjergj Bojaxhi shpjegoi edhe detajet e statutit të ri ku kryetari i partisë nuk mund të kandidojë për asnjë pozicion politik si deputet, kryetar bashkie, kryeminister etj. Një tjetër pikë e statutit është asnjë kandidat nuk mund të përzgjidhet nga kryesia apo kryetari por nga çdo antar i “SFIDËS”. Të gjitha postet si politike ashtu dhe administrative kanë një maksimum prej dy mandatesh. Këta elementë përbëjnë thelbin demokratik të organizimit të këtij formacioni partiak dhe ngelen të pandryshuara në statut për një periudhë 40 vjeccare pavarësisht cdo nisme.
Ermal Hasimja u përqendrua tek sfida e Shqipërisë jo për premtime punësimi por tek puna dhe mundësia e barbartë për të konkuruar. “Ne punojmë për njerëz që na mjelin dhe që të mbajmë një administratë të keqpërdorur” – tha ai.
Ndërsa Dr. Hektor Ruci duke u ndalur tek Sfida për Drejtësinë tha se është e pamundur që të pretëndojmë që drejtësinë do ta kthejnë ata që na e rrëmbyen.
Folësit ftuan t’i bashkohen SFIDËS të gjithë qytetarët që besojnë se mënyra sesi është qeverisur Shqipëria këto vitë ka qënë e gabuar. Në javët në vijim “SFIDA PER SHQIPERINE” do të nisë punën dhe takimet për shtrirjen e saj në të gjithë vendin.
Nje lajm i bukur sot qe Shqiperia ka Sfiden ne kampionatin Europian. Dhe Sfida per Shqiperine besoj se eshte nje drite ne tunelin e erret te politikes Shqiptare.
Me vjen mire qe nje grup qytetaresh ne Tirane, ne nje dite te shenuar si dita e lidhjes se Prizerenit( ku burra te mencur u mblodhen per fatet e ketij vendi) po ju kthejne shpresen e mohuar qytetarve shqiptar.Suksese me gjith shpirt SFIDES.
BRAVOOOOOOOOO!!! AJKA E SHQIPERISE DUHET TA RREGULLOJE SHQIPERINE. SUKSESE TE METEJSHME .
JENI TE VONUAR, QYTETARET E TIRANES KA KOHE QE E PRISNIN KETE PARTI…Asnje nga keto partite ekzistuese nuk e ndjejme qe na perfaqsojne.Po shoh fotot tuaj te takimit dhe po shoh qytetar dinjitoz qe ju kane mbeshtetur. Me vjen shum mire.
Me ne fund nje shprese per vendin tone. Lancimi i ketij projekti ne pervjetorin e Lidhjes se Prizrenit me duket shume i gjetur.
Sfida eshte vertete e madhe, sidomos ndaj medias dhe shplarjes se opinionit publik, ndaj i pergezojme per iniciativen e i urojme shume suksese nismetareve!!! Vendit tone i duhen sfidues!
Me ne fund nje shprese per vendin tone. Lancimi i ketij projekti qe perkonte me lidhjen e Prizrenit mu duk shume i gjetur.
Sfida do te jete shume e madhe, sidomos ajo me median dhe shplarjen e opinionit publik. Ndaj, t’i pergezojme nismetaret dhe t’u urojme suksese ne kete rruge te nisur!!!
Suksese pafund Sfides e Zoti bekofte te gjithe ata qe moren kete iniciative. Dhe uroj qe te filloje ndergjegjesimi i i Shqiptareve duke u angazhuar e duke treguar qe nuk mundet nje popull i unifikuar dhe i palekundur nga nje qeveri mediokre dhe e pafytyre. Forca Sfida!!!… Heu, c’tingull leshoka..!!!!
Po qent e sales bene nje parti te re mbas disa viteve cdo shqiptar do jete kryetar
Urime, sa me shume perkrahje dhe ngelte e ndershme deri ne fund.
Rrofte partia e re e Bojaxhiut KESH + INUK= 170 milion USD ne thes ………. mjer shqiperia
bojaxhi ka mbaruar shkollen e larte ne nje nga shkollat e biznesit me te mire ne bote. ai e ka mundesine te beje para vet. nuk ka nevoje te vjedhi me koncesione si Beqja dhe Edvin Shullazi.
Votoni Blushin ose Bojaxhi. Hajde dhe Spartak Ngjelen. Vetem PS/LSI/PD mos votoni me. Boll me keto parti te mjera.
BENJ SURRAT QENI ,KELYSHI I QENVE TE PS .
keto lloj partish ojq-iste , kane nje bosht ideologjik me pd-ps-lsi . c’eshte kjo qe kryetari nuk mund te zgjidhet kryeminister??? atehere perse do ta votojne??
duhen nje parti nacionaliste ne shqiperi qe vere punet ne vije. duhen futur brenda hajdutet e shkerdhatokracise dhe te te behen perpjekje per shqiperine e madhe. keto jane parakushte per zhvillim.