Reforma në drejtësi, takimi Meta- Basha zhvillohet nesër në 11:00 në “Rogner”

11 Qershor 2016, 22:07Politika TEMA

Kryetari i PD Lulzim Basha ka pranuar ftesën e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për tu takuar për reformën në drejtësi. Lajmi konfirmohet nga burime pranë dy selive, PD dhe LSI, ndërsa takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në hotel Rogner.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në këtë takim do të shoqërohet nga nënkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Rerformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi.

Dy ditë pas ftesës së bërë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta në lidhje me një takim me afat të precizuar deri ditën e hënë për zhbllokimin e ngërçit mes palëve për Reformën në Drejtësi, kryedemokrati Lulzim Basha më në fund e ka pranuar ftesën.

I sapokthyer nga Berlini, ku ishte së bashku me ish kreun e PD-së, Sali Berishën, Lulzim Basha është ulur në një prej bareve të Tiranës për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë me Zvicrën, ai me sa duket se pas konsultimeve të shumta me lidershipin e PD dhe ish-kryeministrin Berisha ka evndosur të shkojë në takim.

6 komente në “Reforma në drejtësi, takimi Meta- Basha zhvillohet nesër në 11:00 në “Rogner””

  1. Firma LSI META says:

    Le te shpresojme nga kriminelet me te ndyre qe ka njohur Shqiperia?

  2. Genti says:

    Po si i bie tani 300-mln e 700 000 edhe hajde e prit reforme me keta plera..

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sa do dale neser,kjo “ndeshja” ?!

  4. Eu ka nevoje per siciline dhe anasjelltas says:

    Neser do arrihet konsensusi dhe “merita” do jete e ktyre dyve,prapseprape sistem te mirfillte drejtsie s’do kete,me kte politike komplet te inkriminuar zor qe do kete zhvillim.Mire apo keq Meta po del lojtari me i forte.

  5. Lirka says:

    Me qetesi dhe dashuri , ju lutem !

  6. ilir floriri says:

    kush dhe kur po takohen, pasi karteli I droges se lazaratit , I udhehequr nga ministrat e droges nishani, basha, dhe noka po kerkon ndjekje penale per ministrin qe u skermoci pallatin e droges ne lazarat berishes, nishanit dhe metes. a ju kujtohet lufta e kartelit te lazaratit me armr kunder aeroplanve te italise qe kishin ardhe per te eleminue shtetin e mafies lazarat qe po I merrte frymen shqiperie. pse nuk shkojne para drejtesise ish-ministrat e brendshem qe bashkepunuan e bashkendane fitmet e kartelit te lazaratit. nuk e dinin noka, nishani e basha se ne lazarat mbillet droge e furnizon Europe me vlere vjetore 1 milliard dollare. karteli droges berisha, meta nishani e basha po sulmojne ministrin tahiri. prandaj po bejne problem edhe me italine. e degjuat mafiozin meta qe tha ‘duam institucione te forta’ pse nuk tha ne 2011 kur berisha sulmoi presidentin e republkes e kryprokurorin e republikes. pse nuk bene proteste gjykates e prokuror. edhe mafiozi meta eshte me kartelin mafioz ta lazaratit. z. meta je 1milion here me I keq e me I ndyre se berisha. a do te kerkosh z. meta qe ish-ministrat e brendshem qe mbajten e ushqyen republiken e droges te shkojne para drejtesise a po te shkoje tahiri qe e hoqi kete tumor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje