Valon Behrami e pranon se atij dhe bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja zvicerane i është hequr një barrë e madhe me të përfunduar loja me Shqipërinë.
I pakompromis në fushën e lojës sikur edhe nëpër skuadra ku luan, Valon Behrami ka arritur të shfaqet edhe në ndeshjen me Shqipërinë, që Zvicra e fitoi me rezultat minimal.
Ai ka arritur të lë anash emocione, të përjetojë edhe fyerjet e tifozvëe dhe të mbyllet për një javë të tërë pa kontaktuar me askënd dhe kjo më së miri është vërejtur kur pas lojës është shfaqur më i gëzuar se rëndom.
Babai i tij, Ragipi tregon se I biri nuk ka pranuar të flas me askënd për një javë. “Nuk dëshironte të fliste me askënd, mediet kanë trilluar deklarata të tij. Ne I kemi kërkuar të flas dhe të shpreh bindjet e tij për takimin, por ai këtë e ka refuzuar, madje edhe me ne është shfaqur mjaft I tensionuar. Unë them se me këtë lojë fituan të gjithë shqiptarët, I kuptoj edhe fishkëllimat që I bënë Valonit e Shaqiri, por jam I gëzuar me paraqitjen e të gjithëve nga të dy anët, ndonëse mendoj se kartoni I kuq I Canës ishte I padrejtë nga referi”.
Pas ndeshjes Valoni sikur festoi më shumë se rëndom, ndoshta për shkak të fitores ndaj Shqipërisë…
“Jo, aspak, nuk ka të bëjë me të… Unë festova për diqka tjetër. Nuk e kuptoni na është hequr mua dhe shokëve një barrë shumë e madhe shumë e rëndë që e kemi bartuar me muaj të tërë, deri në këtë takim. Java e fundit sidomos ka qenë e vështirë. Nuk ishte e lehtë për ne të jemi cak të dy palëve dhe të mos kryejmë punën tonë si duhet”.
“Unë kur futem në fushën e lojës nuk di të luaj ndryshe, unë jam ky në lojë japë përherë maksimumin dhe nuk luaj ndryshe pa marrë parasysh nëse është stërvitje apo lojë. Kjo është natyra e ime”.
Ai ka fjalë shumë të mira për nivelin e kombëtares shqiptare. “E kemi ditur se do të jetë lojë e vështirë, jo vetëm në aspektin emocional, por edhe sportiv, sepse Shqipëria ka lojtar shumë të njohur dhe ekip kompakt, është kualifikuar me meritë, ndërsa bën lojë të mirë dhe e dinim se do ta kemi shumë vështirë. Edhe me një lojtar më pak, na vënë në shumë vështirësi, ne ishim edhe me fat”.
Në pjesnë përfundimtare të lojës, Behrami u vërejt se u kthye në mbrojtje. “Ishte një zgjedhje bashkë me trajnerin, sepse Shqipëria po mbrohej mirë dhe dëshiroja të kthehem mbrapa për të qarkulluar topin me qëllimin e hapjes së lojës së kundërshtarit, por gjë që nuk ndodhi, sepse lojtarët e kombëtares shqiptare janë me eksperiencë nga ekipet ku vijnë. Kombëtares shqiptare I dëshiroj fat dhe mendoj se ta Franca dhe Rumania do të kenë shumë problem, Shqipëria për mua nuk është befasi nëse merr rezultate positive në dy takimet e radhës”, tha Behrami.
Respekt per shqiptaret e Zvicres Berhami,Shaqiri dhe Granit Xhaka, perbuzje dhe neveri per anadollakun injorant e te paskrupullt Armando Duka! Nese nuk do ishte ky barkmadh xhahil i pashpirt e i pangopur ata do te luanin per Shqiperine sot
Per breket qi ia ngrehi Kaceli s’tha kurgjo?
Po te kishte loz shaqua fort, na rrihnin me thelle ata