Perla e Luka Modric i dha fitoren e parë në këtë kampionat europian kombëtares kroate, në ndeshjen kundër Turqisë.
Supergoli i shënuar nga mesfushori që luan me Realin e Madridit, Luka Modric i dha tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Ante Cacic, e cila hedh një hap të rëndësishëm për kalimin e grupit D.
Ndeshja e luajtur në stadiumin e PSG-së, “Parc des Princes” ishte mjaft emocionuese, ku që të dyja kombëtaret zhvilluan një lojë të hapur për të marrë fitoren.
Por goli i shënuar nga 30-vjecari në minutën e 41-të të pjesës së parë vulosi fitoren e kroatëve në këtë sfidë.
Pas këtij triumfi perfaqesuesja e Kroacise renditet në vëndin e parë me tre pikë të grumbulluara, deri në pritje të sfidës së ditës së nesërme mes Spanjës dhe Cekisë.
Goli i Luka Modriç
e perseris: i ”gjati” ose ”perla” [sipas shkrimit] i shqeu marmiden birazereve te Zikes……………
Haken ua beri ketye byrazere te Ed Rames dhe Erdoganit, ky ylli kroat