Arian Starova i kujton Berishës “hijen” antiamerikane dhe bën thirrje për qëndrim të përgjegjshëm

15 Qershor 2016, 07:51Politika TEMA

Një aleatë i Partisë Demokratike në opozitë, Arjan Starova ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rikthimin e “hijeve” antiamerikane tek PD duke refuzuar këshillat e SHBA për reformën në drejtësi.

Në një opinion botuar tek gazeta “Panorama”, Starova thekson se “nuk e kam menduar kurrë që debati mbi Reformën në Drejtësi të mund të arrinte në një pikë të tillë të nxehtë sa ta çonte Partinë Demokratike deri te “përplasjet” me përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Pas deklarimit publik të Ambasadës së SHBA-ve mbi qëndrimin jobashkëpunues të Partisë Demokratike, menjëherë të shkon ndërmend se paska “diçka” që kjo e fundit e kuptoka “më mirë” sesa amerikanët, të cilët pa dashje po “mbështetkan” “kapjen” politike të Drejtësisë shqiptare. Natyrisht, gjithkush mund të gabojë, shtete dhe njerëz, por në rastin tonë është duke gabuar rëndë Partia Demokratike.

Kësaj as nuk duhet t’i shkojë kurrë ndërmend se SHBA, që po përpiqet kaq shumë për Reformën e Drejtësisë shqiptare dhe jo vetëm, me përpjekjet e ambasadorit Donald Lu, por edhe me institucionet e saj përkatëse, po kërkon të dëmtojë Shqipërinë, sepse në fund të fundit, janë të gjithë shqiptarët që mendojnë njëlloj si Amerika: se sistemi ynë i Drejtësisë ka probleme serioze dhe se, para së gjithave madje, është vetë politika ajo që po e pengon reformimin e tij. Arsyet për të provuar se çfarë rëndësie ka ai shtet i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk mund t’i përmbajë e gjithë hapësira e këtij shkrimi modest, por unë e them me bindje të thellë se ata kanë qenë përherë mbështetje e demokracisë së brishtë shqiptare edhe atëherë kur shumë shqiptarë nuk e kanë ditur, nuk e kanë kuptuar, ose e kanë keqkuptuar këtë.

Prandaj, do të doja t’u them miqësisht disa njerëzve, edhe disa miqve të mi ndër ta, që të mundohen ta ndryshojnë zakonin e vjetër shqiptar që e sheh përherë gabimin te të tjerët (duke nënkuptuar se vetë është i pagabueshëm), duke e lënë mënjanë “jehonën” me argumente popullore kafeje që po i bëjnë qëndrimit të gabuar të Partisë Demokratike në lidhje me Reformën në Drejtësi, duke ushqyer pa dashje edhe një thashethemnajë antiamerikane mosmirënjohëse”.

Më tej Starova shkruan: “Nëse dikush do të përpiqej ta kuptonte fare thjesht debatin e tejnxehtë mbi Reformën në Drejtësi në Shqipëri, ai do të duhej të shtronte pyetjet: Përse politika shqiptare e ka kaq “merak” Reformën në Drejtësi kur mbështetës politikë dhe me ekspertizë për të kanë dalë SHBA-të dhe BE-ja?

Çfarë i shqetëson ca politikanë shqiptarë që kanë frikë nga një Drejtësi që do të reformohet me një mbështetje kaq të rëndësishme? Sa e vërtetë është e ashtuquajtura mundësi për “kapje” politike të Drejtësisë shqiptare? A nuk ka qenë “e kapur”, apo më mirë “e penguar” dhe “e përdorur” nga politika Drejtësia shqiptare deri tani dhe të gjithë ne kemi qenë të paaftë ose mosdashës për ndonjë reformë të saj?

A mund të themi, pra, është politika shqiptare ajo që kërkon një reformë të vërtetë, sepse është pikërisht korrupsioni i saj ai që e ka penguar dhe e pengon Reformën në Drejtësi? Të gjitha këto pyetje (megjithëse ka edhe dhe shumë të tjera) do të mjaftonin për të ardhur te “rrethi vicioz” i përpjekjeve për Reformë të Drejtësisë shqiptare. Reforma në Drejtësi kërkon reformë në politikë, kurse reforma në politikë kërkon reformë në drejtësi.

E megjithatë, ekziston një rrugëdalje prej këtij rrethi vicioz, sepse as e gjithë politika nuk është e korruptuar, as e gjithë drejtësia nuk është e tillë. Madje, janë të paktë dhe të lehtënumërueshëm ata që janë të korruptuar në politikë dhe në drejtësi. Prandaj Reforma në Drejtësi mund të vështrohet si e ardhur në një pikë të tillë kur shumica e politikës dhe e drejtësisë, që e do dhe e mbështet atë, duhet të veprojë në emër të interesave madhore të Shqipërisë, që po mbështeten fort nga SHBA-të dhe BE-ja. Kjo shumicë, e pavështruar si e djathtë apo e majtë, duhet të mos mbetet më peng e një pakice që duket dhe ndihet se është e korruptuar.

Dhe, së pari duhet të mos ndihet peng në politikë. Ecuria e procesit të Reformës në Drejtësi sa më shumë po i afrohet përfundimit, aq më keqas po ngërthehet me interesat politike dhe, do të vijë çasti kur pyetja do të jetë fare e thjeshtë: ose Reformë në Drejtësi në mbështetje të interesave madhore të demokracisë shqiptare të mbështetur nga aleatë strategjikë të Shqipërisë, ose besnikëri e paarsyeshme ndaj pakicës së një grupimi politik, në këtë rast ndaj një pakice të Partisë Demokratike. Dhëntë Zoti, mos ardhtë puna deri këtu, sepse rrjedhojat për të djathtën do të ishin të paparashikueshme”.

23 komente në “Arian Starova i kujton Berishës “hijen” antiamerikane dhe bën thirrje për qëndrim të përgjegjshëm”

  1. i huaji says:

    nuk jam socialiste por PD-ja dhe aleatet e saj keni humbur rrugen kombetare nga interesi i hajnis,krimit, dhe pasuris,nga amerika theme me bindje qe duhet te reformohet PD-ja me anetare te rinje kombetare dhe te drejte te berjes politik jo ne konfrontim me interesa te amerikes dhe EU-se dhe jo te perfaqsohet me sahanlepirasa te korruptuar te salihut dhe sojit te tille dhe aleat si mediu e te tjere te degraduar si qenje njerzore

    1. raho says:

      Jetoj jashte prej 26 vitesh dhe nuk kisha ndeshur kurre ne nje analize te Z. Starova, nuk e njoh fare, pra nuk e di se çfare roli ka ne politiken shqiptare, por jam i habitur tej mase me faktin qe sidoqofte nuk ka ndonje rol primar ne politiken shqiptare, ky personalitet me nivel intelektual teper te larte, atdhedashuri dhe ekuiliber politik te ralle. Me aq sa e njoh une politiken shqiptare mund te them me plot bindje qe personalitete si Starova do t’i duheshin lidershipit politik shqiptar, si atij te majte dhe te djathte, ndersa populli vazhdon e jep voten per Edin, Ilirin, Saliun e Lulen.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Nje votim “Jo” ne Parlament per kete Reform, do te ishte nje VETEVRASJE e atij krahu politik.. Neqoftese PS-ja do te votonte kunder kesaj Reforme, une si socialist nuk do te votoja me KURRE per te (s’do votoja me).. Shqiperia ose c’lirohet (jo vetem fizikisht, por edhe ekonomikisht) ose ngel ne boshtin e saj pa rruge dhe pa prespektive. Ja sa e thjeshte eshte: Nuk akuzohesh se ke apo jo drejtesi, por JE NJE DREJTESI E KORRUPTUAR.. Dmth, jo drejtesi me akuze pyetje, por me akuze ndeshkim fakti..

  3. komentuesi says:

    shume mire z.Starova, kjo tregon se je politikan me pervoje dhe largpames. Nuk e di a do e lexojne drejte kete “thirrje” miqte e tu te PD, por nqs se jo atehere per turp e paçin se te gjitha pasojat do ti kuptojne me vone , por atehere ka ikur vapa me gushtin.

  4. Ben Dibrani says:

    Ari, je vone per te kuptuar sa e duan te djathten Shqiptare, “te djathtet” e Shqiperise.

    1. !!!!! says:

      BENO ME VONE SE KURRE.

  5. tritani says:

    Bravo Arian. Me ne fund.

  6. Prendi Dedja says:

    Te lumte Arian.Ky eshte qendrimi i nje politikani dhe intelektuali te pergjegjshem

  7. naku says:

    Jam i detyruar te te pershendes sepse je shume i qarte. PD e japur ne morsen berishiane po shkon drejte shkaterrimit total sepse ky grup,ku 80% jane te implikuar ne krime e grabutje e shikon reformen si vetevrasje. Drejtesine e coje ne kete gjendje skandaloze vet ky grup i PD me Saliun ne krye. Starova me kete shkrim meriton shume respekt sepse akoma paska te djathte te ndershem. Lulezimi ka marre rolin e Don Kishodit dhe eshte bere kaq qesharak sa vetem ai se kupton. Reforma eshte e domosdoshme dhe PD o do e votoje ose do fshihet nfa elektorati.

  8. Vezhguesi says:

    Bravo Stariva! Ata qe se duane reformen Jane ata qe kane rjepur e shkaterruar kete vend Shiko se ckane bere me tokat e Farmir Mediu nuk e hap gojen,presidenti nuk e hap gojen,pa le Betisha jo e jo se ka cupen dhe are qe I bene yzmet cupes brenda.As lulu I 230 milon eurove nuk e do reformen,as ILir Floriri nuk e do refirmen. Nuk po permend ketu l servilet e Saliut Nuk e kuptoj se si e djathta beson ende Te Saliu e Fatmiri

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nje shkrim qe ka nevoj per ndergjegjsim te politikaneve te pakoruptuar !

  10. LORA says:

    Pika ne te cilen ka mberritur debate I Reformes ne Drejtesi nuk eshte asfare e nxehte,sic nuk e besonte se do te ndodhte Arjan Starova.
    Perkundrazi ,eshte arritur me nje process te mirfillte dhe te besueshem ne shtegun e shpetimit te nje Kombi te tere nga korrupsioni I nje numri pandemik te korruptuarish ne drejtesi dhe politike,,,,jo sic thote Arjani,-“I nje numri te pakte ,te lehtenumerueshem”.Sic duket kjo bande nuk I ka prekur asnje interes personal Staroves,,,qe nuk po e kuptoka perplasjen e PD-se me perfaqesuesit amerikane ne Tirane.Por ky eshte problem I Arjanit,jo I imi.

  11. shaqo says:

    Politikane si Arjani dhe shume te tjere, jane njerez te arsyeshem, i kuptojne dhe vleresojne si duhet situatat dhe reagojne. Jam plotesisht dakort me thirrjen qe Arjani u ben disa kolegeve te PD qe te mos humbasin arsyen, se ndryshe humbasin torruan dhe te ardhmen e tyre politike, ku kane investuar me ndershmeri.
    Te pershendes Arjan. Nje miku i juaj

  12. normali says:

    Degjova sot takimin me gazetaret Sali Berishen. Ne qoftese deputetet e Partise demokratike nuk do ta votojne kete reforme ne daten 7 korrik, ju a theme une sot qe partia demokratike do te shkrihet fare dhe nuk do te egzistoje me. Mos kujtoni se ky popull do tu vije mbrapa per kersherine dhe harbutlline tuaj. Populli do drejtesi, pune, qetesi, drita, uje rruge, e buke. Te gjitha me krahet e tij. Pa drejtesi do te jete keshtu si eshte. Ndersa qeveria per te ulur defiçitin , nepermjet drejtesise, duhet te sekuestroje te gjitha parate dhe pronat e vjedhura per 26 vjet. Gjykatat tu japin denimin me burg. Sali Berisha duhet te jete i pari qe te arrestohet se duke e lene jasht, grupi mafjoz i tij serbo-sllav vetem rremuja do te bjere. Ne qoftese reforma nuk miratohet ne 7 korrik duhet te shpallet referndum popullor deri ne fund te muajit korrik. Alexis Cipras ne Greqine fqinje, per 10 dite e shpalli referendumin. Merrni shembull se syte i keni ne balle neqoftese ndien pergjegjesi para ketij populli qe e keni sakatuar.

  13. Denisi says:

    Starova e ka shkruar kete ? Jeni te sigurte ? Nese eshte e vertete , atehere Berisha dhe te pasndjekurit e tij duhet ta lexojne me vemendje dhe te reflektojne perderisa nuk eshte vone !

  14. grl says:

    O Starov, o imencur1 Po kujt po i flete UDB-se. Tobe jarabi!

  15. IP says:

    Zoti I nderuar Arjan Starova,
    Qofshi I nderuar dhe I respektuar per faktin qe flisni hapur ne te mire te popullit shqiptar qe ka nevoje jetike nje system te pavarur e te pakoruptuar te Drejtesise qe nuk mund te perdoret nga politika. Militantizmi ne keto momente vetem demton. Ne se shqiptaret do e humbin kete shans, kane humbur shume sepse shansi vjet vetem njehere dhe SHBA e Europa s’kane kohe te merren gjithmone me ne. Shqiptare telefoni deputetet e zonave tuaja dhe kerkoni qe ta votojne reformen. Ata duhet t’ju degjojne vetem juve.

  16. KORABI says:

    Edhe ti o Starova i ke shkuar mbas qerres dikur. Edhe ti ke lepire kocka nga çorba e tij.

  17. Saba says:

    Shqiptar mos lejoni qe saliu me lulin te luajn me fatin tuaj shum bukur e ka sqaruar zoti starova por me duket se asgje qe esht ne temir te vendit si konvenon lulit dhe berishes po te ishte ndryshe ato ishin ne qeveri 8 vjet dhe dicka do kishin ber.

  18. Saba says:

    Shqiptar mos lejoni qe saliu me lulin te luajn me fatin tuaj shum bukur e ka sqaruar zoti starova por me duket se asgje qe esht ne temir te vendit si konvenon lulit dhe berishes po te ishte ndryshe ato ishin ne qeveri 8 vjet dhe dicka do kishin ber.

  19. ari says:

    TE GJITH QENKENI I KOALICIONIT TE QELBESIRAVE.PO QFARE AMERIKANI E STAROVE JAN KETA KUR DHE DOSHI E PRENGA VOTOJN.KETA JAN LLUMERIKAN.PRA LU NGA TRIMI QE LUFTONTE KRIMIN U BE SHOT KINEZE OSE PEKING ENTE qe ju bashku gjelilave e balilalve,frrokve ndokve e roshve,ndreut e artur bushit shullazit e habil tahirit.

  20. Eri says:

    E Ku degjon bisha nga ajo dere…

  21. Semanjaku says:

    Pas disa vjetesh gjume latergjik me ne funde del ne siperfaqe Starova me nje shkrim te vaket. Si duket po e shikon drejt fundosjes anijen ku ka qene hipur dhe do te shpetoje cfare te munde ne interes te vete. Jo S Ttarova jo ,,te korruptuarit nuk numurohen me gishtat e dores,,,politikanet qe qe perdorin drejtesin jane ate qe ke ortak ti,,duhej te bertisje qe kur u zgjodh presidenti,,,por edhe me pare kur emeroheshin nga koalicioni yte organet drejtuese dhe individ ne drejtesi. Ti sote nuk ke asnje fuqi vepruese aapo vendim marrese,ata qe e kane kete ne krahun tende nuk duan ta votojne ligjin sepse e kane nen kembet e tyre dhe e perdorin si kamzhik per kundershtaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje