Mbyllet ndeshja e grupit A, Zvicër-Rumani me rezultatin 1-1. Të gjitha rastet dhe golat me VIDEO

15 Qershor 2016, 19:51Sociale TEMA

Zvicër-Rumani është ndeshja e dytë e grupit A, që do të luhet në stadiumin e “Parc des Prince”

Të dyja ekipet do të kërkojnë që të marrin fitoren në këtë duel mjaft të fortë, pasi kërkojnë që të kalojnë për në fazën tjetër.

Zvicra kërkon fitoren e dytë pas asaj kundër Shqipërisë, ndërsa Rumania kërkon të marrë tre pikët e para pas humbjes me Francën.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet minutë pas minute të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare

Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Schar, Djourou, Rodriguez, Behrami, Xhaka, Shaqiri, Dzemaili, Mehmedi, Seferovic

Rumania: Tatarusanu, Sapunaru, Chiriches, Grigore, Rat, Prepelita, Pintilii, Torje, Stancu, Chipciu, Keseru

Ka perfunduar ndeshja mes Zvicres dhe Rumanise me rezultatin e barabarte 1-1

Minuta 88′, Rrezikon sërish Zvicra me anë të një kundërsulmi por Tatarusanu tregohet i vëmëndshëm

Minuta 74′, Rrezikon Zvicra me anë të Xherdan Shaqirit që kërkon të bëjë një veprim akrobatik por pa rezultat

Minuta 56′, GOL! Barazon Zvicra me anë të sulmuesit me orgjinë shqiptare Admir Mehmedi që godet saktë brënda zonës duke mposhtur Tatarusanu

Ka nisur pjesa e dyte e ndeshjes me te dyja ekipet qe nuk kane kryer asnje zevendesim

Minuta 27′, Pranë golit të dytë Rumania me Keseru, ku goditja e tij kalon ngjitur me shtyllën

Minuta 20′, Kundërpërgjigjet menjëherë Zvicra me Fabian Schar që godet saktë nga distanca por Tatarusanu bën mrekullinë

Minuta 18′, GOL! Rumania kalon në avantazh me anë të Stancu i cili ekzekuton saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit

Minuta 15′, Sërish Zvicra pranë golit me të njëjtin lojtarë Seferovic që humb një rast flagrant i vetëm përballë portierit

Minuta 6′, Rast i artë për Zvicrën për të kaluar në avantazh me Seferovic i cili i vetëm përballë portierit godet jashtë

Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja kombëtareve. Nis ndeshja me topin e nisur nga qëndra nga ana e përfaqësueses së Zvicrës

1 komente në “Mbyllet ndeshja e grupit A, Zvicër-Rumani me rezultatin 1-1. Të gjitha rastet dhe golat me VIDEO”

  1. tfgs1 says:

    hahahaha,ju te Tema-s jeni njish fare rumanet shenojne gol por gyzelozviceranet gezohen………….foto ilustrim fantastik!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje