Shefi i diplomacisë gjermane Frannk Valter Steinmeier ka ndërmarrë sot një vizitë zyrtare në Tiranë për të bindur palët që të miratojnë reformën në drejtësi.
Në takimin e parë me homologun Ditmir Bushati, para se të bisedojë me Ramën dhe Bashën, Ministri i jashtëm gjerman ka qenë i prerë dhe i qartë, duke mos lënë mundësi për ekuivok. Ai ka bërë paralajmërime për dy krerët e politikës nëse nuk miratohet reforma.