Mbyllet ndeshja e grupit F, Austri-Hungari me rezultatin 0-2. Të gjitha rastet dhe golat me VIDEO

14 Qershor 2016, 19:53Sociale TEMA

Austri-Hungari është sfida e parë e grupit F që do luhet në stadiumin e “Stade de Bordeaux”.

Në këtë takim kombëtarja e austrisë është favorite kryesore për të marrë tre pikët, por edhe Hungaria ka një ekip mjaft të mirë ku do të tentojë që të mos dalë pa pikë nga kjo përballje.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj sfide.

Formacionet Zyrtare.

Austria: Almer, Klein, Dragovic, Hinteregger, Fuchs, Harnik, Baumgartlinger, Alaba, Arnautovic, Junuzovic, Janko

Hungaria: Kiraly, Fiola, Guzmics, Lang, Kadar, Gera, Nagy, Dzsudzsak, Kleinheisler, Nemeth, Szalai

Minuta 87′, GOL! Stieber dyfishon rezultatin duke shënuar golin dytë për Hungarinë duke shënuar një gol mjaf të bukur

Minuta 70′, Hungaria sërish pranë golit të dytë me Nevet që godet por jashtë kuadratit

Minuta 65′, Austria mbetet me 10-lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Dragovic i cili bëri një ndëryrje të ashpër

Minuta 62′, GOL! Zhbllokohet rezultati, Hungaria kalon në avantazh kundër Austrisë duke shënuar me Adam Szalai i cili mposhti Almer pas një aksioni perfekt

Minuta 54′, Rrezikon Hungaria me kapitenin Dzsudzsak i cili godet fuqishëm nga distanca por ndalet nga Almer që pret një top të vështirë

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja ekipet që nuk kanë bërë ndryshime në formacion

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me rezultatin e bardhë 0-0

Minuta 40′, Sërish Austria që i afrohet golit të parë pas një aksioni perfekt por Junuzovic nuk arrin në kohën e duhur për të dërguar topin në rrjetë

Minuta 35′, Jonuzovic pranë golit të avantazhit për austrinë por Kiraly bën mrekullinë duke e mbajtur portën e tij të paprekur

Shfaqet menjëherë rrezikshëm Austria me Alaba i cili i afrohet shumë pranë golit të avantazhit por ndalet nga shtylla

Janë ekzektuar himnet kombëtare. Nis loja me topin e nisur nga qëndra nga ana e kombëtares së austrisë

2 komente në “Mbyllet ndeshja e grupit F, Austri-Hungari me rezultatin 0-2. Të gjitha rastet dhe golat me VIDEO”

  1. Nuriu says:

    Per belget dhe austriaket me eshte bere shume qejfi qe humben.

    1. Fotaqi says:

      Pse s’te kane nxjere vizen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje