Jo vetëm dhunë dhe karrige të thyera, tifozët Suedezë dhe Irlandezë tregojnë fytyrën tjetër të "Euro 2016"

14 Qershor 2016, 12:42Sociale TEMA
Jo vetëm dhunë dhe karrige të thyera, tifozët Suedezë

Pas videove të trazirave që tifozët Anglezë dhe ata rusë shkaktuan në qytetin e Marsejës, këtë herë një tjetër video është bërë publike për të treguar se edhe tifozët kundërshtarë mund të festojnë bashkë. Kanë qenë mbështetësit e përfaqësueses Suedeze dhe tifozët e Irlandës, të cilët siç shihet edhe nga pamjet, duken teksa festojnë bashkë nën tingujt e këngëve të grupit “ABBA.”

Andrew Lynch, personi i cili e ka publikuar i pari videon në rrjetet sociale, e ka shoqëruar atë me fjalët: “Tifozët Irlandezë dhe ata Sudezë i tregojnë Rusëve dhe Anglezëve se të godasësh njëri-tjetrin me shishe e karrige nuk është e vetmja mënyrë argëtimi.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje