Itali-Belgjikë është ndeshja e dytë e grupit E, që do të luhet në stadiumin Lyonit.
Si Italia ashtu dhe Belgjika janë pretendetët kryesorë të grupit E në të cilin bëjnë pjesë dhe Iralanda dhe Suedia, për të kaluar në fazën tjetër.
Kjo sfidë pritet që të jetë shumë emocionuese, pasi që të dyja kombëtaret do të kenë synim marrjen e tre pikëve.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet minutë pas minute të kësaj ndeshje.
Formacionet Zyrtare
Italia: Buffon, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Candreva, Parolo, De Rossi, Giaccherini, Darmian, Eder, Pelle
Belgjika: Courtois, Ciman, Alderëeireld, Vermaelen, Vertonghen, Ëitsel, Nainggolan, Fellaini, De Bruyne, Hazard, R Lukaku
GOL! Pele shënon golin e dytë për kombëaren italiane duke e mbyllur përfundimisht ndeshjen me rezultatin 2-0
Minuta 89′, Sërish Belgjika pranë golit të barazimit me anë të Origit i cili i nuk arrin në kohën e duhur për të goditur topin
Minuta 82′, Belgjika shumë pranë golit të barazimit me Orgi që godet me kokë por jashtë kuadratit
Minuta 54′, Kundëpërgjigjet menjëherë Italia me Pele që godet saktë me kokë por ndalet nga Courtois
Minuta 53′, Kundërsulm i rrezikshëm i Belgjikës me De Bryne që jep një asist për Lukakun i cili i vetëm përballë Buffon nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë
Ka nisur pjesa e dytë me të dyja skuadrat që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me rezultatin 1-0 në favor të kombëtares italiane me autor të golit Emanuele Giaccherini
Minuta 35′, Sërish Italia pranë golit të dyte me Pele që nuk godet saktë me kokë i cili ndodhej fare pranë portës se Courtois
Minuta 31′, GOL! Emanuele Giaccherini kalon në avantazh Italinë duke finalizuar në mënyrë perfekte asisin e marë nga Bonuci
Minuta 21′, Sërish Naigolan që provon nga distanca por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit
Minuta 10′, Naingolan rrezikon portën e Italisë pas një goditje të fuqishme jashtë zone por Buffon pret pa vështirësi
Janë ekzekutuar të dyja himnet kombëtare. Nis ndeshja me topin e nisur nga qëndra nga ana e kombetares së Italise