Spanja ka marrë tre pikët e para në këtë kampionat europian, duke arritur një fitore mjaft të vështirë kundër skuadrës së Çekisë.
Kampionët në fuqi të Europës fituan falë golit të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, nga ana e mbrojtësi të Barcelonës, Gerard Pike.
Pavarsisht se e dominuan sfidën, spanjollët e drejtuar nga Visente Del Boske, e kishin mjaft të vështirë që të çanin mbrjtojen e Çekisë që i rezistoi sulmeve të spanjollëve deri në minutën e 87-të, kur Pike shëndërroi në gol një asisit perfekt të marrë nga Andres Iniesta.
Tre pikë të rëndësishme për spanjollët që ngjiten në vëndin e parë së bashku me Kroacinë që ka po të njëjtën kuotë pikësh.
Ndeshjen e ardhshme Spanja do të luaja me Turqinë, ndërsa Çekia do të përballet me Kroacinë
Goli i fitores i shënuar nga Pike