Mbyllet ndeshja e grupit C, Gjermani-Ukrainë me rezultatin 2-0. Të gjitha golat dhe rastet me VIDEO

12 Qershor 2016, 22:51Sociale TEMA

Gjermani-Ukrainë është sfida e dytë e grupit C, e cila do të zhvillohet në stadiumin e “Pierre Mauroy Stade” në Lille.

Një ndeshje ku gjermanët e drejtuar nga Joakim Lëv janë favoritët kryesorë për të marrë tre pikë në këtë sfidë.

Ndërkohë nga ana tjerët Ukrainasit do të tentojnë të mos dalin pa pikë nga kjo përballje edhe pse do të jetë mjaft e vështirë.

Më poshtë do të ndiqni me VIDEO minutë pas minute rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare.

Gjermania: Neuer, Howedes, Boateng, Mustafi, Hector, Khedira, Kroos, Muller, Ozil, Draxler, Gotze.

Ukraina: Pyatov, Fedetskiy, Khacheridi, Rakitskiy, Shevchuk, Sydorchuk, Stepanenko, Yarmolenko, Kovalenko, Konoplyanka, Zozulya.

GOL! Bastian Shvajnshtajger realizon golin e dytë për kombëtaren gjermane duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-0


Mesut Ozil nuk arrin të dyfishojë rezultatin ku i vetëm përballë portierit godet qëndrore

Minuta 56′, Rakitskiy pranë golit të barazimit i cili ekzekuton mjaft mirë një goditje dënimi, por është sërish Nojer që mban të paprekur portën e tij

Minuta 51′, Toni Kroos pranë golit të dytë për gjermanisë por topi i tij kalon ngjitur me tranversën

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja komëbëtaret që i kanë besuar të njëjtëve lojtarë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Gjermani-Ukrainë me rezultatin 1-0 me autor të golin mbrojtësin Shkodran Mustafi

Minuta 36′, Jerome Boateng shpëton mrekullisht Gjermaninë nga pësimi i golit duke e larguar topin mbi vijën fatale

Minuta 27′, Ukraina shumë pranë golit të barazimit me Khacheridi por Manuel Nojer bën sërish merkullinë duke e mbajtur

Minuta 19′, GOL! Mbrojtësi me orgjinë shqiptare Shkodran Mustafi kalon në avantazh Gjermani duke fituar duelin me mbrotësit e Ukrainës dhe dërgon topin në fund të rrjetës

Minuta 12′, Rast i artë për Gjermaninë për të realizuar golin e avantazhit me Draxler i cili nuk kordinohet mirë në momentin e gjuajtjes

Minuta 4′, Rrezikon Ukraina me Konoplyanka i cili ndalet mrekullisht nga ana e portierit Nojer

Janë ekzekutuar të dyja himnet kombëtare. Nis ndeshja me topin e nisur nga qëndra nga ana e përfaqësuese

 

1 komente në “Mbyllet ndeshja e grupit C, Gjermani-Ukrainë me rezultatin 2-0. Të gjitha golat dhe rastet me VIDEO”

  1. sonar288 says:

    Keta jane kampjonet e botes?? Te falenderojne arbitrin per ate goditje denimi qyl qe u dha se ndryshe Ukraina i degjeneroi komplet. Deri tani, arbitri eshte sjelle sikur te ishte gjerman, goditje demimi, kendi…. e mbyti Gjermanine me dhurata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje