Ministria e Jashtme, deklaratë zyrtare me bluzë sportive

12 Qershor 2016, 20:08Sociale TEMA
Ministria e Jashtme, deklaratë zyrtare me bluzë sportive

Tirana zyrtare i përgjigjet flakë për flakë Athinës pas akuzave mbi banerin e shpalosur gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme shqiptare, Gleven Dervishi, ka mbajtur një deklaratë zyrtare ku kishte veshur bluzën e kombëtares kuqezi.

Pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, Ministria e Jashtme greke reagoi për banerin që u shfaq në stadium. Athina zyrtare është ankuar në UEFA, duke kërkuar që të dënohen ata që e organizuan dhe shpalosën banerin, megjithëse mediat greke nuk e mohuan që ishte në sektorin e tifozëve zviceranë.

Ministria e Jashtme greke ka kërkuar që autoritetet shqiptare të distancohen nga përmbajtja e saj dhe ta dënojnë këtë Gjest që sipas Athinës dëmton imazhin e marrëdhënieve dypalëshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje