Reshjet intensive të shiut që kanë nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme në disa rrethe.
Në Vlorë janë rikthyer përmbytjet. Rrugët lidhëse me Transballkaniken dhe bulevardi janë në ujë dhe të pakalueshme për qytetarët dhe mjetet e vogla.
Përmbytjes nuk i kanë shpëtuar dhe bizneset përgjatë bulevardit dhe katet e para të objekteve. Mësohet se hidrovori është në punë me kapacitet të plotë.
Në disa zona raportohet se ka ndërprerje të energjisë elektrike. OSHEE ka dhënë alarmin se nënstacioni i Skelës rrezikon të përmbytet.
“Niveli i ujit u rrit shpejt rreth orës 07:35. Po punohet me brigadat për pastrimin e ujit.Pa energji lagjia “Pavarësia”.
Si pasojë e reshjeve ka pasur edhe rrëshqitje dherash, të cilat kanë bllokuar aksin rrugor Vlorë-Radhimë.
Policia: Ja zonat problematike në Vlorë, të bllokuara disa mjete
Nga të dhënat paraprake të policisë mbi situatën hidro-meteorologjike në Qarkun e Vlorës bëhet me dije se ka reshje shiu dhe zonat më problematike janë akset rrugore nga Kampi i Puntorëve deri tek Uji i ftohtë, ku janë bllokuar disa mjete nga rënia dhe depozitimi i inerteve (nuk kemi dëmtime të objekteve).
Problematike janë gjithashtu zonat “Ujë i ftohtë” – “Radhimë”, fshatrat “Sherisht”, “Selenicë”, “Peshkëpi”, vendet e quajtura “Skelë”, “Albano dhe Romina”, “Kepi i kalldrëmit”, lagjia “10 Korriku”, zona prej të cilave ka telefonata për ndihmë nga disa familje.
Mësohet se janë njoftuar shërbimet e Emergjencës së Prefekturës dhe Drejtorisë së Ujësjellësit/Kanalizimeve.
Sakaq në Orikum, Himarë, Novoselë, Sarandë dhe Delvinë ka reshje por nuk paraqiten probleme për momentin. Lumi Vjosa është në shtratin e vet.
Policia thotë se situata po mbahet në kontroll nga shërbimet e patrullave dhe SPZ.
Lezhë, lagjia “Besëlidhja” nën ujë
Problematike paraqitet situata dhe në Lezhë.Mësohet se ka përmbytje të bizneseve dhe banesave në lagjen “Besëlidhja” të qytetit.
Dëmtohet linja 110 kv Plasmas-Kavajë
OST njofton se është dëmtuar linja 110 kv Plasmas-Kavajë. Për pasojë Kavaja, Golemi, Seferaj dhe Qerreti janë pa energji elektrike
Po “Ai lart” qe merret me shiun, nuk e sheh sa jane zbukuruar qendrat e Lezhes dhe Vlores???!!! Si ka mundesi qe te permbyse gjithe ate bukuri qe eshte krijuar me mund, sakrifica, largpamesi? Si ka mundesi qe nuk mbeshtet Rilindjen urbane…
“Ai Lart” po I ben lavazh qyteteve te plernosuna shqiptare
ksaj rradhe do marri vec plenat me vete.
heres qe vjen,merr shqiptaret.
pasketaj do kendohet kenga “shqipnija u clirua”!
natyrisht ne anglisht!