Mbyllet ndeshja e grupit D, Spanjë-Çeki me rezultatin 1-0. Të gjitha rastet dhe goli me VIDEO

13 Qershor 2016, 16:50Sociale TEMA

Spain-Çeki është sfida e parë e ditës së sotme që do të luhet në impiantin e “Municipal” të Toulouse.

Një sfidë ku spanjollët janë dukshëm favoritët kryesorë për të marrë tre pikë, ndërsa shanset për kombëtaren çeke janë të pakta.

Më poshtë do të keni mundësi që të ndiqni me Video rastet më të mirë të kësaj sfidë.

Formacionet Zyrtare.

Spanja: De Gea; Juanfran, Piqué, Ramos, Alba; Iniesta, Busquets, Fabregas; Nolito, Morata, Silva.

Çekia:  Cech; Kaderabek, Sivok, Hubnik, Limbersky; Darida, Plasil; Gebre-Selassie, Rosicky, Krejci; Necid.

Ka perfunduar ndeshja me rezultatin 1-0, me gol te shenuar nga Pike

Minuta 87′, GOL! Gerard Pike kalon në avantazh Spanjën duke goditur saktë me kokë pas një asisti perfekt të Andres Iniesta

Minuta 70′, Rast i artë për Spanjën me Jordi Albën i cili i vetëm përballë portierit nuk arrin që të kontrollojë në mënyrën e duhur topin

Minuta 65′, Gebre-Selassie shumë pranë golit të avantazhit për Çekin, por goditja e tij largohet mbi vijën fatale nga Fabregas

Minuta 56′, Shfaqet rrezikshëm Çekia me anë të të një goditje dëmini me Hubnik që devijon topim drejt portës por ndalet nga De Gea

E ka nisur në sulm spanjollët këtë pjesë të dytë duke iu afruar golit me anë të Moratës që ndalet nga shtylla dhe Ramos që për pak e dërgon topin në fund të rrjetës

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja kombëtaret që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0 me Çekin që rrezikoi portën e De Geas me Necid

Minuta 38′, Andres Iniesta kërkon të befasojë nga distanca Peter Çek por pa rezultat

Minuta 27′, Sërish Spanja pranë golit të avantazhit me Alvaro Moratën që kontrollon bukur topin në zonë, godet saktë por sërish Çek që devijon topin

Minuta 15′, Aksion i parë i rrezikshëm i Spanjës që i afrohet shumë pranë golit me David Silva që jep një asis për Moratën i cili godet saktë por ndalet nga Peter Cek

Janë luajtur 10 minutat e parë të ndeshjes me Spanjën që ka marrë nën kontroll administrimin e topit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje