Kinezët kopjojnë këngën e vjetër Shqiptare

13 Qershor 2016, 17:37Sociale TEMA
Kinezët kopjojnë këngën e vjetër Shqiptare

Huazimet muzikore jemi mësuar t’i shohim kryesisht tek këngëtarët Shqiptarë, këngët e të cilëve shpesh ngjajnë jashtëzakonisht shumë me këngë të huaja. Por, së fundi sipas “Gazeta Express,” në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një huazim ndryshe. Një këngëtar Kinez duket se ka marrë muzikën e këngës së vjetër Shqiptare, “Ti më je si një gonxhe” dhe pasi e përpunuar disi, ka përshtatur edhe tekstin në gjuhën Kineze.

5 komente në “Kinezët kopjojnë këngën e vjetër Shqiptare”

  1. sara says:

    Kjo kenge eshte kenduar ne Kine qe ne vitet 60 – te
    Dhe kinezet e dine qe ajo eshte kenge shqiptare e cila eshte futur ne repertorin e 100 kengeve me te bukura te botes
    Ne Kine eshte kenduar gjithmone edhe ne shqip edhe ne gjuhen kineze sepse eshte e preferuar.

  2. nuk ka tym pa zjarr says:

    E paskan qare. Bravo kenga shqiptare e degjojne nje miliarde e gjysem kinez.

  3. Merita says:

    Ju lutem mos jepni lajme te pasakta. Ne Pekin shumica e personave me moshe mbi 45 vjec e kendon kete kenge sapo t’i thuash qe je shqiptar. Ne fakt jane dy kenge qe kinezet i kane shume per zemer. “Ti me je si nje gonxhe” dhe kenga nga filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen”. Nese ka ndonje person te interesuar per tekstin e kenges ne gjuhen kineze une mund ta ndihmoj. Perkthimi i saj eshte bere 55 vjet me pare nga ish ambasadori kinez ne Shqiperi, nje person qe flet nje shqipe qe shquhet per pastertine dhe ngjyren qe i jep fjales.

  4. raimond vlonjati says:

    Po shume bukur paska dale edhe nje gjuhen kineze –Tingellon si anglisht

    Eh Enveri vafer , ka dash te c’kombetarizoj Kinen ..lol

  5. Vasil Gjika says:

    Po pyesni ndonje Shqiptar qe jeton ne Kine dhe i di keto gjera.
    Ca lloj gazetarie beni … apo keshtu kot futja, sa per te kaluar kohen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje