Sonte në Zululand-in e Mustafa Nanos ishte i ftuar historiani Moikom Zeqo. Së bashku me gazetarin Nano, Zeqo foli për një gjetje që gazeta e përditshme “Il Giornale” shet kopjet e saj të gazetës të shoqëruar nga libri i Hitlerit “Mein Kampf”. Kjo ka ngjallur një irritim në Itali por si e sheh Moikom Zeqo këtë?
“Absolutisht jo, s’është fare i rrezikshëm. Nuk kam besuar asnjëherë që kjo vepër duke e ndaluar do jetë në terapi, nuk mund të ekzistojë një koncept i tillë” tha ai.
Ndërsa në pjesën e dytë, ku Nano ka qenë vetëm në studio ka komentuar disa foto dhe një video.
E para që u komentua ishte fotoja kur kalon ish kryeministri Berisha dhe u ngritën në këmbë tre deputetë. Për të bërë një paralele që para Berishës të gjithë rrinë urtë, Nano solli nja anekdodë: “Është një anektodë që ka të bëjë me Nikita Hrushov, pas vdekjes së Stalinit Hrushov së bashku me enturazhin e vetë nxorrën në shesh krimet që kishin bërë Stalini për dekada të tëra dhe i denoncuar këto krime. Në një rast teksa Hrushovi nga podiumi, teksa po bënte të njëjtën gjë salla ishte e mbushur plotë dhe dëgjohet një zë ‘po ti që ishe bashkëpuntor i Stalinit pse nuk bëre asgjë, pse nuk lëvize as gishtin për ti ndalur dorën Stalinit, dorën vrastare Stalinit’ ishte një pyetje nga salla. Salla u pushtua nga heshtja, ndërkohë dëgjohet zëri i Hrushovit kush ishte ai që foli? Salla heshtje totale, heshtje varri, nuk pepëtinte as miza. Hrushovi e përsëriti pyetjen kush ishte ai që foli të çojë dorën, askush se çoi dorën. Pas kësaj Hrushovi tha besoj që ai që foli e ka kuptuar pse unë gjatë kohës që Stalini ishte gjallë nuk bëra asgjë për t’i ndalur dorën Stalinit” tha ai.
Ajo që bëri xhiron e botës sidomos në mediat sportive ishin fotot e dy vëllezërve Xhaka që ishin kundërshtarë në fushë dhe nënës së tyre që ndau gjoksin më dysh me flamujt e kombëtareve që luanin djemtë e saj. Dy prej futbollistëve me origjinë shqiptare luajtën me Zvicrën u “masakruan” nga patriotët e futbollit . Për këtë Nano kishte një mesazh. Sipas tij, ata djem nuk duhet të kompleksohen dhe për të dhënë shpjegime pse nuk lujatën me Shqipërinë. Në fund të fundit ata zgjedhin me kë do të luajnë. “Futbollistët tanë që luajnë me Zvicrën, i shoh herë pas here që kanë kompleksin e renegatit dhe a thua që e ndjejnë për detyrë të na sqarojnë që ne kemi bërë këtë zgjedhje, po ne nuk i kemi harruar rrënjët, ne jemi Shqiptarë në damarë etj. Ky shpjegim që ata bëjnë herë pas herë vjen prej asaj që unë e quajta kompleksi i renegatit, komplekt i panevojshëm, ata nuk kanë pse ta kenë këtë kompleks. Në fakt më mirë që vuajn nga kompleksi i renegatit sesa po të vuanin nga kompleksi i bukshkalës” shtoi Nano.
Ndërsa “trileçja” ishte e fundit që Nano komentoi në studion e Zululand. Referuar në deklaratën e dhënë nga Kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Nano tha se gjyqësori nuk duhet të flas për politikën dhe as të përdor metafora, gjoja të gjetura “trileçja PS-PD-LSI”, kjo është një formë vulgare për të folur. “Unë mendoj që për një princip deontologjik gjyqtarët nuk flasin, gjyqtarët flasin nëpërmjet vendimeve që marin, nëpërmjet arsyetimeve që marin” tha Nano.
Nuk e pashe videon qe shoqeron shkrimin, por nga shkrimi duket sikur Zeqo ka qene intervistuesi dhe Nano, ai qe pergjigjej.
Sic ndodh zakonisht me kete lloj gazetaresh, qe ndegjojne aty ketu ndonje gje, dhe ju duket se i dine te gjitha vetem ata…
Ne radhe te pare zotit Majkom i urojshendet te plote.
Ne radhe te dyte lume ne Durrsaket qe kemi nje historjan te persosur.