Kombëtarja e Italiane e ka nisur me fitore “Euro 2016” duke mposhtur në ndeshjen e parë përfaqësuesen e Belgjikës.
Dy pretendentet e Grupit E, luajtën kundra njëra-tjetrës ne stadiumin e Lyonit, duke dhuruar një ndeshje emocionuse dhe spektakolare për tifozët që kishin mbushur shkallët e ketij impianti.
Një fitore e rëndësishme për “Axurrët” duke hedhur një hap të rëndësishëm për kalimin e grupit duke mundur një rival direkt.
Emanuele Giaccherini ishte autori i golit të parë për Italinë i cili në minutën e 31-të shfrytëzoi mjeshtërit asisitin e marrë nga Bonuci, ku i vetëm përballë portierit Courtois ekzekuton mjeshtërisht duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Nga ana tjetër Belgjika u mundua me anë të sulmuesve Lukaku dhe Origi për të shënuar golin e barazimit por e kishin mjaft të vështirë të canin në mbrojtjen italiane e cila ishte e vendosur mjaft mirë.
Kur ndeshja po i drejtohej fundit, sulmuesi Graciano Pelle shënon golin e dytë për Italinë që i jep tre pikë të arta.
Me këtë fitore italianët kryesine te vetem gruoun E, pasi renditen në vëndin e parë me tre pikë të grumbulluara.
Goli i shenuar nga Pelle
Goli i shenuar nga Emanuele Giaccherini