Një fshati në Bulqizë i kthehet energjia elektrike pas… 20 vitesh

14 Qershor 2016, 10:56Sociale TEMA

Fshati Gjinovec në njësinë administrative Trebisht i Bashkisë Bulqizë, prej më shumë se 18 vitesh ka qëndruar pa energji elektrike.

Shkak i mungesës së energjisë elektrike ka qenë dëmtimi i shtyllave dhe vjedhja e linjave elektrike, ku u vodhën rreth 10 km linjë elektrike që pas ngjarjeve të 1997-s.

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike bëri që rreth 70 përqind e këtij fshati u detyruan të largohen.

E vetmja mundësi ndriçimi natën për këta banorë ishte vetëm qiriu.

“Ka më shumë se 20 vite që në këtë fshat ka munguar energjia elektrike, gjë e cila detyronte edhe banorët të largoheshin. Ka qenë një investim prej 5.2 milionë lekë të reja, ku u bë e mundur rikthimi i energjisë në  fshatit Gjinovec”, shprehet për top channel Edmond Visha, përgjegjës i OSHEE Bulqizë.

Ndër të tjera, Visha shprehet se një tjetër projekt për rikthimin e energjisë është edhe fshati Val i njësisë administrative Martanesh, ku dhe ai fshat vuan mungesën e energjisë elektrike gjë që së shpejti mbaron dhe ndërtimi i linjës.

Banorët e fshatit Gjinovë shprehen të kënaqur nga qeveria shqiptare për investimin e bërë në këtë linjë pasi prej 20 vitesh shprehen:

“Nuk kemi mundur të ndezim asnjë pajisje elektrike dhe se detyroheshim të largoheshim gjatë periudhës së dimrit. Tani me rikthimin e energjisë nuk do largohemi”.

Një tjetër banor shprehet se e vetmja mundësi për prodhimin e energjisë ka qenë ajo e panelit diellor.

Përveç energjisë, fshati Gjinovec vuan edhe nga mungesa e infrastrukturës pasi ky është një nga fshatrat më të thellë malor ku dëbora arrin deri në dy metra gjatë dimrit.

2 komente në “Një fshati në Bulqizë i kthehet energjia elektrike pas… 20 vitesh”

  1. illi says:

    Gjinoveci u boshatis se pari, e pastaj mund te kene ndodhur vandalizmat me rrjetin e energjise.
    Po sot sa familje jetojne aty gjate gjithe vitit?!

  2. Vezhguesi says:

    Uaaaa ,po pse mor te uruar nuk e vut ne dieni Saliun e sidomos Jozefinen kur ishin ne pushtet , po rrinit pa drita? Po ata vetem shqetesimin e popullit kane . A nuk i kini degjuar sesi flasin vetem per dritat e buken tuaj ? Pu.pu c’kini bere mor te uruar….. e di nuk kini dashur te shqetesoni liderin e madh popullor zotin sali se kishte pune te medha per te bere ,sidomos atao vilat e cupes e te dialit. Heee ia late Rames barren . Mire ja bete ,sepse fituate Ja pra ai qe nuk e do veriun ……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje