Të armatosur me shishe, karrige dhe shufra metalike e duke vrapuar si ushtarë të stërvitur gati për luftë, huliganët Rusë kanë sulmuar për ditë me radhë rrugët e qytetit të Marsejës, duke u përplasur me tifozët Anglezë përpara dhe pas ndeshjes mes këtyre dy ekipeve në Euro 2016.
Pamjet e regjistruara me anë të një kamere “GoPro,” e vendosur në trupin e një prej huliganëve Rusë, tregojnë se si nis gjithçka, për të vazhduar më tej me masakrën e krye në rrugët e Marsejës, ku një prej tifozëve Anglezë goditet pareshtur, derisa humbet ndjenjat.
Gjueti te mbare anglezesh ? _ vetem keshtu u del pija barkderrave