Dy të rinj Brazilianë kanë rrezikuar të humbasin jetën vetëm për shkak të një grabitjeje që kishin kryer disa çaste më parë. Josevani da Luiz dos Santos, 22 vjeç dhe Ëalisse dos Santos Nascimento, 19 vjeç, janë ndjekur nga një turmë e acaruar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Salvador në Brazil dhe turma pasi ka mundur t’i kapë, i ka rrahur dhe tërhequr zvarrë në rrugë në një ndëshkim publik.