FOTOT/ 5 plazhet më të mira në Europë, dy prej tyre në Ballkan

16 Qershor 2016, 15:59Turizëm TEMA
FOTOT/ 5 plazhet më të mira në Europë, dy prej tyre në

Plazhet më të bukura për këtë verë janë ato të Europës, të sugjeruara nga sajte të ndryshme turistike. Më poshtë gjeni pesë plazhet më të bukura në Europë, aty ku pushimet bëhen si në përralla.

Kroacia- Dugi Otok është një prej ishujve më përrallorë, me një rërë të imët dhe pamje piktoreske. Zonat më të preferuara nga turistët janë Bozava, një plazh i bukur me rërë të bardhë dhe Soliscica dhe Pantera, por edhe fari Veli Rat, i ndërtuar në mes të shekullit të XIX.

Greqia- Porti Limnionas Beach, në ishullin Zante, është një plazh i fshehur që arrihet nga zona malore e Agios Leon, duke zbritur drejt detit. Peisazhi është si prej kartoline me det të kaltër dhe një transparencë uji që të lë pa fjalë. Këshillohet edhe një vizitë në Porto Roxa, një tjetër plazh përrallor.

Spanjë- Playa de Cofete në Fuerteventura është një plazh me rërë të butë dhe me pamje të egër, ku deti është me një ngjyrë blu të thellë dhe që mund të shkohet në të me fuoristradë, Oeusazhu është përrallor, madje në këtë vend lejohet dhe nudizmi.

Portugalia– Rreth 40 kilometër larg Lisbonës, ndodhet Meco një vend i përfshirë në parkun natyral të Serra da Arrabida, një prej zonave më të kuruara të vendit. Jo shumë larg ndodhet fshati i peshkatarëve, ku dominojnë ngjyrat e shekullit të kaluar dhe restorante tipike.

Italia– Shteti fqinj spikat me plazhet Alicudi, një nga më të bukurat e ishujve Eolie. Në këtë vend plazhet ndodhen pranë zonës së banuar të Alicudi Porto, ndërsa deti është i kristaltë, shkruan noa.al. Për ta vizituar zgjidhja ideale është një tur me varkë përreth ishullit i cili është vetëm 5 kilometër.

4 komente në “FOTOT/ 5 plazhet më të mira në Europë, dy prej tyre në Ballkan”

  1. mirel says:

    Lesh grrqi plazhet me te mira jane ne Shiperi

  2. Toke says:

    Te tilla plazhe Shqiperia i ka te shumte ……

  3. tr says:

    Te falenderojne paraardhesit e tyre qe i zune keto vende . Ishujt e dalmacis kane qene te paraardhesve tane ,por barbaret Sllav i moren .

    1. enter"" says:

      Ska pasur paraardhes….ata qe ti I quan paraardhes kane ardhur nga zona e Armenise. Pasardhesit e Ilireve jane kroatet, kurse ju jeni pa identitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje