FOTOT/ Ja ku mishërohet "Europa e Vjetër në Shqipëri, një vend ku koha është ndalur

31 Maj 2016, 10:09Turizëm TEMA
FOTOT/ Ja ku mishërohet "Europa e Vjetër në Shqipëri,

Nëse keni dashur ndonjëherë të ndaloni kohën dhe të ktheheni pas në histori, ju mund ta bëni atë.

Smart Travel, një projekt i Amazon.com shkruan se “Europa e Vjetër” është ende gjallë dhe ajo mishërohet më së miri në dhjetë destinacione, ku duket se koha ka ndaluar.

“Në to mund të gjeni fshatra të vegjël, qytete të paeksploruara dhe vende ku do të shikoni më shumë dele sesa smartphone”, shkruan Smart Travel.

Në vendin e 10-të Smart Travel ka renditur Thethin, fshatin që gjendet në skajin verior të Shqipërisë, në Alpe, raporton Monitor.

Ju do të duhet të merrni me qira një makinë 4×4, si dhe të merrni një guidë. Ky vend, është një nga kufijtë e fundit të Europës dhe e ka kaluar pjesën më të madhe në izolim.

Pak ka ndryshuar në Theth që nga ajo kohë. Banorët ende jetojnë në shtëpi tradicionale guri me çati karakteristike e veriut të zonës së veriut. Kulla e Gjakmarrjes e cila dikur ka strehuar njerëzit në kohën e gjakmarrjes vazhdon tëmbetet i pandryshuar.

Kjo zonë nuk qëndroi asnjëherë nën juridiksionin otoman, duke zhvilluar ligje tradicionale që zbatohen edhe sot”.

Në vend të parë të listës së Smart Travel renditet St. Sigmund-Praxmar në Austri, më pas Canillas de Aceituno, Andaluzi në Spanjë dhe në vendin e tretë gjendet ishujt Aran në Irland.

1 komente në “FOTOT/ Ja ku mishërohet “Europa e Vjetër në Shqipëri, një vend ku koha është ndalur”

  1. ARBERI says:

    eshte mese e vertete kur shikon dhe sesi i kan ruajtur edhe emrat dhe besimin fetar per kaq shume vjet,,nderkohe qe pjesa tjeter e shqiperise eshte katandisur si mos me keq pa identitet. shteti duhet ti kushtoje me shume vemendje ketyre zonave dhe ti perkrahe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje