"Rozafa," kalaja që shërben vetëm si varëse rrobash

24 Maj 2016, 21:50Turizëm TEMA
"Rozafa," kalaja që shërben vetëm si varëse

Nga Bjorn Runa

Kalaja e Shkodrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Rozafës, emër që të frikëson këto ditë se mos një mëngjes vere ndonjë Rozafë do të shfaqet vërtetë tek portat, e me Shqipen e saj sakate do të pretendojë se muret ngrihen mbi tokat e saj, është një nga tri-katër kalatë më të rëndësishme në Shqipëri. Kjo, si për nga arkitektura, historia, apo rëndësia që i ka dhënë vetë qytetit. Megjithatë, tek hyrja të pret roja tipik, veshur me një përzierje rrobash kombëtare që tashmë e përngjasojnë më tepër me një kloun, ku e ke të pamundur të gjesh qoftë edhe një grimë origjinaliteti.

“200 Lekë bileta,” thotë, ndonëse iu desh ta përsëriste mëse tri herë atë frazë , që më në fund të bëhej e kuptueshme dhe kjo, duket se ia hoqi gjithë humorin, pasi fytyra iu vrenjt ngadalë pas çdo përsëritjeje, duke e shndërruar atë mesoburrë edhe më tepër në një kloun të frikshëm.

“Brenda keni gjithqka, muze, suvenire, restorant…”  Tallava dhe striptiste, vazhdoj vetë listën me mend, ndërsa roja zgjat biletën. Të paktën kështu do të kish tërhequr shumë më tepër njerëz, e dikush do të kujtohej më në fund ta nxirrte nga harrimi i shkurreve e gjarpërinjve që zvarriten mbi rrënojat e Katedrales së Shën Stefanit, njëherësh edhe Xhami e Mehmet Pushtuesit, sipas një tabele ku gërmat prej vitesh janë shpëlarë nga shirat.

Askush nuk ka njohur kurrë një eksperiencë të përtej-varrit, por pasi kalon muret e ftohta të hyrjes që ende kullojnë, teksa përshkon shkurret, barishtet e çdo zvarranik të mundshëm, nuk është edhe aq e vështirë të krijosh një lloj ideje. Dhe kjo, ndoshta është nga të paktat ngazëllime që ajo rrënojë kohërash të dhuron. Turistët janë të paktë. Dy-tri grupe të huajsh, që enden të heshtur sa nga njëra tabelë shpieguese tek tjetra, përpiqen të lexojnë ato pak rreshta, të cilët shirat nuk i kanë fshirë ende. Pak më tej, një grup studentësh Shqiptarë ngjiten duke klithur mbi gurët shekullorë, vetëm e vetëm për një selfie.

Nuk është shumë e vështirë të gjesh muzeun, nëse nuk llogarit ferrin që duhet përshkuar për të mbërritur aty, ndonëse pasi të kesh hyrë brenda, edhe ateisti më i pandreqshëm të kesh qenë, nis t’i lutesh qiellit të të nxjerrë sa më parë që aty, ose akoma më mirë të të bëjë të harrosh gjithë çfarë pe brenda tij.

Muzeu ngrihet brenda atyre që duhet të kenë qenë sarajet e Bushatllinjve, ose të pakëtn gjysma e tyre, pasi pjesa tjetër i takon Bar-Restorant-Picerisë ngjitur. Janë tri kate të brendshme, por numri është zhgënjyes, pasi brenda nuk gjen gjë më shumë se sa në një paragraf historie të klasës së pestë. Një grup personazhesh historikë të derdhur në ca kallëpe allçish ku kanë nisur të humbasin çdo tipar e formë, qëndrojnë në krah të njëri tjetrit duke sfiduar kohërat. Nga prijësit Ilirë me rripat e tunikave të bardha mbi supe, gjer tek Bushatllinjtë mjekroshë, që nëse nuk do të qe për emrin, fare lehtë mund t’i ngatërrosh me ndonjë luftëtar të ISIS.

Në fund, ajo për të cilën kisha marrë mundimin e ngjitjes së një kodre nën diellin përvëlues të atij mëngjesi, Rozafa e murosur, qëndronte fshehur pas një prej kolonave të gurta të muzeut. Në fakt, është fjala vetëm për një basoreliev të derdhur në allçi. Monument tipik komunist, ku nga gjysma e trupit të lënë jashtë, e ke thuajse të pamundur të shquash qoftë edhe një formë të vetme gruaje. Legjenda e saj është ndoshta një nga dy më të frikshmet, pas asaj të Doruntinës, por ajo qëndron aty më pak emcionuese edhe se një kufomë e balsamosur. Rozafa, Rozafati, apo Roza e çmendur që besoi vërtet se po ta murosnin, muret do të qëndronin, dhe në vend të korruptonte inspektorin e INUK-ut, vajti dhe u fut mes atyre gurëve të harruar.

Tek dera, ai që duhej të ishte ciceroni, por që mezi i mbërtheheshin kopsat e këmishës mbi bark, përpiqet t’i shpiegojë një grupi turistësh se ku është murosur e marrosura dhe e bën këtë me aq siguri, sa habitesh se si ky fakt nuk përmendet në asnjë eciklopedi apo libër historie.

“Tek hyrja,” thotë ai gjithë bindje, duke marrë frymë me vështirësi pas shpiegimit të gjatë. Pas fjalëve të tij bindëse, por edhe nga tmerri se po nuk u largova sa më parë shkurret e zvarranikët do të më përpijnë dhe mua dalë ngadalë, nxitoj nën diellin përvëlues drejt portës hyrëse dhe, pavarësisht paralajmërimeve hyjnore për të mos e kthyer kokën pas, e kam të pamundur t’i rezistoj kureshtjes se ndoshta, mes atyre gurëve do të shfaqen format joshëse të atij gjysmë-trupi femre. Por, veç xhaketës së pluhurosur të rojës varur mbi një gozhdë hekuri të ngulur thellë mes gurëve, legjendës e historive, aty nuk ka gjë tjetër si për të thënë se veçse si varëse rrobash, ato rrënoja nuk i hyjnë kujt tjetër në punë.

20 komente në ““Rozafa,” kalaja që shërben vetëm si varëse rrobash”

  1. aldo says:

    Mos e fyej Rozafen, o njeri !
    Zyrtaret shkojne e vijne, rojet e ciceronet gjithashtu, por Rozafa ka mbetur aty nder shekuj, ata nuk e rrrenuan dot, dhe e tille do te jete jete e mot.

    1. Geri says:

      Nuk po shan “Rozafen” o njeri.. Po mundohet t’i thotë njerëzve foduj (nuk e kam për ty), që është gjithë ajo histori që ka mbetur “thjesht” rrënojë e nuk i hyn njeriu në punë veç për të ngrënë një picë tek kalaja.

  2. lkjhuyuio bakllavaja says:

    haa!
    shkodrant!
    mashtruesa me patent.
    si kurva me patent

    1. Sharmuta says:

      Shkodrant mashtruesa mashtruesa,por motren ta pskan ba me patent ama..

  3. 1 says:

    Ky eshte nder shkrimet me medioker per te mos thene me i dobeti qe kam lexuar ne shume kohe edhe pse ky Bjorni (emer i shemtuar me qe ra fjala) kerkon gjoja te beje ironi e sarkazem me disa paralelizma qe vetem truri i nje personi me nivel intelektual por edhe inteligjence posht mesatares mund ti beje. HA HA HA mediokriteti, paaftesia gjithandej. Shkurt niveli i Nardit ky shkrim edhe pse mendoj se mbase Nardi mund ti thote nja 2 gjera me bukur se ky Bjorni me emrin e shemtuar

  4. Genti says:

    Zoteria jote Ke shkuar atje te shikosh ku e vendos Roja xhaketen apo eshte faji I rojes qe duhet ta perseriti 3 here cmimin e biletes ? Jam shum dakord qe kalaja ka shume nevoj per mirmbajtje , pastrim , informim ne gjuhe te huaja , pasurim te muzeut ! Do ishte me e drejte keto pyetje dhe verejtje tja drejtonit ministrise perkatese dhe jo mureve e Rozafes!

  5. bimi says:

    Bravo shume i bukur. Te lumte.Ashtu eshte vertet.Kam qene para 2 javesh dhe u ndjeva keq vertet

  6. alba says:

    Bravo. Reportazh i mire.Vetem te kishte me shume foto.Te pakten gjetem nje gazetar qe e ka levizur bythen nga karrikja se shkruajne te gjithe nga zyra pa i pare gjerat dhe kaq do mjaftonte.Urime shume imire.

  7. Shkodrani says:

    Ti zoti Bakllavaja: mund te kete pase ndonji eksperience te idhte nana dhe motra jote me shkodrane por nuk asht si thu ti.
    Sa per kete Borno Rrumin qe na paska nderu me viziten e tij diturake, kur flet per “shqipen sakate” te Rozafes nuk asht larg prej ciceronit barkderr qe tregon se ku asht varros Rozafa.
    Ka e nxore mor Rrum se Rozafa e ka pase shqipen sakate? Ju keni jetu nder pyje kur ne kishim keshtjella gurit dhe qytete me amfiteatre. Provoje se ndoshta te bjen xhaketa e rojes se mundena me te marre ne pune ne kala, me numru hardhucat.

  8. Dugajt e Reja says:

    O Bjorn, me siguri ke marre ndonje doktorature te Çili ose master te Kristali per rrotkarislogos. Heren tjeter ndalu e blej plandsa ne pazar se shton ne peshe e ne mend.

  9. bimi says:

    O plehra shkodrane .Vetem juve sju ben pershtypje zhuli qe ka mbuluar ate kala.Po ndoqe brumbullin ne hale te shpie ndaj eshte kote te debatosh me ju .kenaquni me pisllekun tuaj .Edhe derri ndjehet i lumtur ne llucen e vet.Po ajo kala na e ben qesharake historine sespe4se jeni ju afer saj dhe ne sherbim te saj medioker dhe injorante.
    dhe fajet sjua ka autori shkrimit.Atje eshte dhe ma zi se cthote ky o nyca

  10. miri says:

    Bjorn, shkrimi ma kot dhe i pavertete dhe tendecioz.
    nje kala e hershme qe i ka rrezistu akoma kohes. pozicion ma gjeografik, panoramesk, ke ku te shetisesh e shijosh.
    spo lodhem ma shum me ty bjorni vockel.

  11. goni says:

    O mir duket q eje shkodran se je pak Karabush sic jane vete shkodranet ne pergjiothesi.Autori nuk e ka me kalane por me njerzit qe kane lene ashtu ate kala madheshtore.Kur skupton ato qe lexon pse komenton kot apo sa me u gjete kola ne pune…

  12. Darkwatch says:

    Prej nga ishe ti bimi k…. Qe paske dituri e me na shpjegu per pastertin e kulturen ne shkoder

  13. miri shkodra says:

    Cfare rendesie ka emri i gazetarit, eshte suedez apo gjerman. rendesi ka qe ai shkruan te verteten. Provoni te shkoni ne kala, ju bashkeqytetaret e mije dhe do te shikoni se sa te drejte ka. Pranoni nje kala si kosh plehrash, vec e verteta te fshihet.

  14. pro.... says:

    edhe une nga shkodra jam…vajta ne pedonale nje dite me niperit dhe pyeta mbesen e vogel;-Ajkuna..shife sa bukur..te pelqen?..ajo me pa ne sy dhe mu pergjigj..shume e bukur,por shume pis..U trondita dhe me ra hareja…jo ç’do gje duhet ta shohim si sulm historik,personal etj. por te shohim a qendron problemi,pasi ai reflekton qytetarine tone..

  15. uskania says:

    Shkodranët janë njerëz me kulturë.Kjo as që mund të diskutohet.Kujtoni fototekën Marubi, muzikën, pikturën, letërsinë, deri edhe kontributin në Rilindjen Europiane.Por…Kalaja, kjo trashëgimi madhështore kulture, historie dhe folklori, nuk mund të mbetet më një monument i patrajtuar me ide të reja, me kulturë moderne, por të lihet njëlloj si dikur kur aty kullotnin lopët dhe gomarët.

    1. I.Hoti says:

      Mund te kritikohet qeverisja e Shkodres e korrupsioni kriminal…por qytetrimin e shkodres e ve ne dyshim vec injoranti( i pa dituri) Kultura shqiptare ka bazamentin ne pjesen ma te madhe ne SHKODER.. Per idiotet e kultures ‘klick’ ne internet Shkodra(scodra) ne Iliri e deri sot,burime te Venedikut,Londres etj…… si krye qendra e ILIRISE e deri me sot.. Megjithate Shkodra e Shqiperia do te behen me mire….

  16. maximus says:

    e dija shkodren te gjithen ose me shumice katolike, por kur kalova per here te pare ne jeten time , para dy vjetesh , u habita, xhami dhe minare ne ç’do 400metra, ptuuu race e qelbur, nuk late vend pa zabtuar, prandaj nuk u behet vone per kalate e famshe ketyre, se jane sternipat e atyre qe thyen qafen shekuj me pare ne muret e ketyre kalave legjendare. demi qe i kane bere shqiperise eshte kolosal , ngrihu o popull , qe te gjitha misionet islamike qe kane ardhur ne shqiperi duhet te perzen nje ore e me pare , sepse do jene brezat e ardhshem qe do ta vuajne kete marezi qe po behet ketu e 25vjet ne shqiperi

  17. Mir shkrimi dhe shkodrant ,qe ju komentues jeni duke u marre aq shume ,

    por a ka vall ky shtet nji Ministri Kulture -do thote noj sekretare dikasteri “po more zoteri ka – ka” si s’ka !

    Atehere ku eshte Ministria e Kultures ,

    sepse kemi qi ne kohen e Vrymes pa ja pare prezencen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje