Grabova e Gramshit, ose “Qyteti Maja” i pazbuluar i Shqipërisë

16 Maj 2016, 22:54Turizëm TEMA
Grabova e Gramshit, ose “Qyteti Maja” i pazbuluar i

 Nga Fatos Salliu

Kur ju të përfundoni së lexuari këtë shkrim me siguri që në planet e jetës suaj do të programoni edhe Grabovën e Gramshit.

Gramshi është një nga ato treva që u ngjan thesareve të fshehura diku mes natyrës. Unë do ta cilësoja si “qytetin Maja të Shqipërisë”.

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim drejt trevës së Gramshit  do të keni rastin të shikoni kanionin e Holtës,  kalanë e Tërvolit, kalanë e Kabashit, shpellat e Kabashit .  Nga Grabova e Sipërme ku përfshihen edhe urat e vjetra me harqe tek  Uji i Zi, në Lenije, Liqenin e Dushkut (Sojnik), Kanionin e Devollit (Bratilën), Teqjen e Shëmbërdhenjit të Sipërm (Sot Bletëz), Dërstilat e Kërpicës, Kalanë e Tunjës, Kalanë e Lubinjës , Ujëvarën e Sotirës e kështu pa mbarim. Në Holtë mund të shikoni shpellat me stalaktide e stalakmide si dhe dëshmi të banesave për njerëzit prehistorikë.

Në Gramsh kombinohet  turizmi i bardhë në Malin e Valamarës me turizmin kurativ duke shfrytëzuar burimet e Liqenit të Zi. Mund të njiheni edhe me turizmin kulturor e fetar në Grabovën e Sipërme etj. Gramshi është zgjedhja më e mirë për turizmin e aventurës por edhe të kulinarisë.

Grabova, perlë e natyrës dhe historisë

Historia 

Grabova është një nga vendbanimet më të hershme në Shqipëri. Grabovarët do të mbahen mend për mjeshtëritë e tyre në punimet me dru, përpunimin e bulmetit  dhe të ndërtimeve. Grabova ka qenë një fshat mesjetar i krijuar në shekullin e X. Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit, Grabova kishte rreth 2000 familje dhe një e katërta e saj, e ka braktisur zonën brenda një dite në shekujt XVII-XVIII.

Në periudhën e Mesjetës fshati Grabovë e Sipërme (atëherë qytet me 12.000 banorë) ka qenë në lulëzim të plotë i ndërtuar krejtësisht nga vendasit. Dëshmi të gjalla janë dhe sot prania e tri urave me gurë, njëra prej tyre e periudhës antike si dhe Kisha e Shën Nikollas (Shë Kollit).

Braktisja e Grabovës ndër shekuj do të ishte më e keqe për zonën në vitet e diktaturës ku banorët nuk mund të konservonin më zakonet dhe traditën e tyre pasi kooperativa do t’i shfrytëzonte deri në pikën e fundit dhe të hollat nuk i mjaftonin as për t’u ushqyer…

Sapo ke parë liqenin e Dushkut  mbushur me zambak uji, kupton se ndodhesh në një tjetër realitet. Në verë kënaqesh me një freski të rrallë dhe në dimër përfshihesh nga magjia e dëborës së bardhë.

Kalaja shekullore me murin e gjerë karakteristik e bën atë një nga fortesat më të rëndësishme të kohës. Besohet se ekziston edhe një qytet i nëndheshëm që shpesh banorët e quajnë Grabova e Poshtme. Është e rëndësishme të theksohet që Grabova e dikurshme ka qene pozicionuar ne atë që sot  njihet Grabova e Poshtme.  Kisha e saj ndodhej matanë rrjedhës se lumit dhe quhet Shën e Premte (nga e cila mori dhe emrin komuna Lenie (Shënepremte).

Objektet arkelogjike si enë balte, vegla pune, maja heshtash dhe sidomos fragmentet e mureve të kalasë të ruajtura edhe sot dëshmojnë se Grabova nuk është thjeshtë një gojëdhënë. Urat me harqe janë një tjetër element i mjeshtërisë së grabovarëve. Nga tre urat hark ka mbetur vetëm një këmbë  ajo mbi përroin e Sharrës që ka një hapësirë drite mbi 15 metra dhe është e ndërtuar me gurë të skalitur.

Në mesin e qemerit nga ana e poshtme varej një këmbanë e cila tundej kur frynte erë e fortë duke lajmëruar udhëtarët për rrezikun nga  fenomenet natyrore.

Urat janë ndërtuar përgjatë degëzimit të vjetër të rrugës Egnatia. Ato siguronin lidhjen e qytetit mesjetar me Voskopojën e njohur si një nga qytetet më të rëndësishme të kohës.

Shumë afër Grabovës ndodhet Liqeni  i Zi  me një ngjyrë krejt të veçantë për shkak të përbërjes minerale. Ky liqen frekuentohet dy javët e fundit të gushtit  nga të sëmurët  me reumatizmë akute dhe çuditërisht efekti  i këtij uji është i menjëhershëm.

Në këtë fshat njohin vetëm dy stinë: pranverën dhe dimrin. Grabova ndodhet në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit duke bërë pjesë në zonën me klimë mesdhetare malore.

Në Grabovë prodhojnë një lloj të veçantë djathi ndërsa mishi dhe çdo produkt tjetër janë më të mira se kudo. Me plot gojën mund të thuhet se vetëm kjo zonë i ka shpëtuar modifikimit gjenetik të produkteve dhe këtu gjithçka është bio.

Tradita në fushën e ndërtimit përbën një nga krenaritë e grabovarëve. Përmenden ndërtimi i  kishës së Shën Kollit me afresket dhe ikonostasin prej druri të gdhendur duke vazhduar me kambanoren që zë një pjesë të madhe të kishës. Por edhe kisha e Shën e Premtes ose e Shën Parashqevisë paraqet edhe njëherë numrin e madh të banorëve të dikurshëm.

Piktorët e familjes Çetiri, Gjergj Nikolla, Johani, Gjergji dhe Nikolla janë quajtur pinjollët e familjes së piktorëve që kanë gdhendur dhe pikturuar në shumë kisha të Shqipërisë së mesme dhe të jugut.

Letrat e Ali Pashës

Sipas studiueses Llambrini Mitrushi, që ka hulumtuar kodikun e kishës së Shën Kozmait, ekzistojnë të paktën dy letra të dërguara nga Ali Pashë Tepelena banorëve të zonës. Pashai i Janinës u bënte thirrje atyre të ndërtohej kisha me ndihma të mbledhura në popull. Ja teksti i letrës se parë:

Juve rumunë të nahijes së Beratit, myzeqarë dhe vllehë grabovarë, katunde dhe çifliqe. Ju lajmëroj se ja ku vura një epitrop që të më ndreqë manastirin e plakut Kozma; ndihmova dhe unë me aspra e të ndihmoni dhe ju si t’ju thotë dhespoti, me qëllim që të ndreqet ky manastir. Për ata që nuk do të japin ndihmën e tyre, do të më mbetet hatëri dhe pastaj do t’i paguajnë dyfish. Sikundër ju urdhëroj ashtu të bëni pas këtij vendimi.

Piktorët e famshëm

Në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe gjatë gjysmës së parë të shek. XIX zhvilluan veprimtarinë e tyre piktorët e familjes Çetiri nga Grabova. Krijimtaria shtrihet kryesisht në krahinën e Myzeqesë, në Vlorë, Berat, Fier e në Lushnjë ku shumë afreske dhe ikona mbajnë autorësinë e tyre, si në kishën e Shën Vlashit (Vlorë) më 1792, të Shën Kollit (Vanaj – Myzeqe) më 1795, në kishën e Shën Thanasit në Karavasta (më 1797) etj. Lanë një krijimtari mjaft të pasur dhe kanë realizuar qindra skena në mure e në ikona. Tematika dhe stili i këtyre ikonografëve janë të njëjtë me ato të vëllezërve korçarë Konstandin dhe Athanas Zografi, si edhe të Konstandin Shpatarakut.

Emra të njohur (Rilindas, aktorë, politikanë, shkrimtarë,etj)

Naum Veqilharxhi, Themistokli Germenji, Mihal Grameno, Spiro Ballkameni, Sandër Prosin, Dionis Bubanin, Emil Lafen, Prokop Mimen, Rita Marko, Pilo Peristeri, Kico Mustaqi, Simon Stefani, Lenka Cuko, Stefanaq Pollo, Genc Pollo, Kristo Frasheri, Koco Tashko.


“Ndoshta një ditë sërish do të kthehen të gjithë…”

“Ndoshta një ditë të gjithë do të kthehen, tregon Meçan Hoxha, ai që ka studiuar historikun, traditat dhe të gjitha pasuritë e zonës pasi e ardhmja do të kthejë Grabovën në qytetërimin e turizmit malor dhe të kënaqësisë që sjell natyra”.

Përpjekjet e vllahëve ose arumunëve kanë bërë që të investohet fillimisht në një baxho duke ripërtërirë prodhimet karakteristike si ai i djathit të Vizës ( kaçkavall) që përbën një ndër shijet që kërkohen në të gjithë vendin dhe sasi të vogla kanë shkuar edhe në Greqi e Gjermani.

Një lokal në mes të fshatit dhe mirëmbajtja e objekteve historike së bashku me ujin e mrekullueshëm të zonës përbëjnë ofertat e dashamirësisë dhe mikpritjes së grabovarit.

Vlerat kurative të klimës që shfrytëzohet çdo verë nga astmatikët, të sëmurët me reumatizëm si dhe sëmundjet e tjera të mushkërive duke llogaritur jo vetëm orët me diell, ajrin e pastër por edhe ujin mineral natyror që i shërben mënjanimit të këtyre sëmundjeve.

Kështu ju thjesht keni njohur Grabovën dhe disa nga bukuritë mahnitëse të Gramshit. Të shkosh atje është diçka më tepër se kaq… infoelbasani.al

7 komente në “Grabova e Gramshit, ose “Qyteti Maja” i pazbuluar i Shqipërisë”

  1. Patrioti6 says:

    Nuk eshte rastesi qe fshehen keto bukuri, historia thellesisht e Krishtere e ketyre zonave ju prish “receten” Islamikeve Arnaut qe kane zaptuar Arberine e Skenderbeut.

    Me cudit fakti qe Islamiku fanatik Ali Pasha (nga fundi i jetes) kishte kaq konsiderat per Shen Kosmain dhe Krishterizmin, qe paguante dhe detyrente me dhune qe te ndertoheshin Monastire, duke u pagezuar dhe vet ne te Krishtere, ky fakt tregon se perse e “hoqen qafe” Turqit, ku sipas Kuranit c’do Islamik qe kthehet ne te Krishter (apostasi) denohet me prerje koke, per ata qe nuk e besojne le te lexojne ne Internet per poetin Palestinez Ashraf Hayad, qe para 6 muajsh i shpetoj me presion nderkombetar ketij denimi (per apostazi) ne Arabin Saudite dhe duke e denuar burge dhe 800 goditje me kamzhik.

    Nuk eshte rastesi lufta e eger e Arnauteve kunder Janullatosit, i friksohen fuqis se Tije per te rikthyer Krishterizmin ne te gjitha ato trojo qe sote jane zaptuar nga kultura Islame. Jane qindra Kisha dhe Monastire qe nuk i jane kthyer nga shteti Komunitetit Orthodhoks, me frken e ringjalljes se Historise dhe Kultures Kristiane.

    Ja prse hidhet balte kunder figures se Shen Kozmait, ja perse kopilat Arnaut i kthejne kishat Orthodhokse ne Katolike dhe ne qendra Kulturore (shiko rastin e Permetit dhe Himares), ja perse i frikesohen Janullatosit, ati “kolosi” te Orthodhoksis me ndikim absolut ne opinionin Nderkombetar.

  2. Patrioti6 says:

    Nuk eshte rastesi qe fshehen keto bukuri, historia thellesisht e Krishtere e ketyre zonave ju prish “receten” Islamikeve Arnaut qe kane zaptuar Arberine e Skenderbeut.

    Me cudit fakti qe Islamiku fanatik Ali Pasha (nga fundi i jetes) kishte kaq konsiderat per Shen Kosmain dhe Krishterizmin, qe paguante dhe detyrente me dhune qe te ndertoheshin Monastire, duke u pagezuar dhe vet ne te Krishtere, ky fakt tregon se perse e “hoqen qafe” Turqit, ku sipas Kuranit c’do Islamik qe kthehet ne te Krishter (apostasi) denohet me prerje koke, per ata qe nuk e besojne le te lexojne ne Internet per poetin Palestinez Ashraf Hayad, qe para 6 muajsh i shpetoj me presion nderkombetar ketij denimi (per apostazi) ne Arabin Saudite dhe duke e denuar burge dhe 800 goditje me kamzhik.

    Nuk eshte rastesi lufta e eger e Arnauteve kunder Janullatosit, i friksohen fuqis se Tije per te rikthyer Krishterizmin ne te gjitha ato trojo qe sote jane zaptuar nga kultura Islame. Jane qindra Kisha dhe Monastire qe nuk i jane kthyer nga shteti Komunitetit Orthodhoks, me frken e ringjalljes se Historise dhe Kultures Kristiane.

    Ja prse hidhet balte kunder figures se Shen Kozmait, ja perse kopilat Arnaut i kthejne kishat Orthodhokse ne Katolike dhe ne qendra Kulturore (shiko rastin e Permetit dhe Himares), ja perse i frikesohen Janullatosit, ati “kolosi” te Orthodhoksis me ndikim absolut ne opinionin Nderkombetar.

    Mos harroni o Shqipetare (ju Ateista dhe Musulman) se per mijra vjet me radhe ishim te Krishtere, me dhune u Islamizuam, per ate doktrin luftonte Skenderbeu i cili u shpall nga Vatikani me titullin e Nderit Kalores i Krishterizmit.

    1. ODISEJA says:

      SHUME I SAKTE KOMENTI SHQIPERIA ESHTE TRADHETUAR GJITHMONE NGA INJOZANTET VERIORE QE DUAN VETEM PARANE DHE POSTIN ME CDIO CMIM

  3. Mirjeta Hasani says:

    Ju faleminderit ju qe shkruani per Gramshin. Une jame lindur dhe rritur ne Lenije dhe jetoj ne Tirane . Vertet bukurit perallore te ketij vendi jane te pakarahasueshme.Ne grabove ne boxho ka punur im at Halit Myftaraj me shokun e tij te ngusht Llambi Paco nga Grabova e siperme dhe une shkoja shpesh ne Frabove. Bukurite e pikturave te kishes qe ndodhen ne Grabove jane te rralla.Bukurite e atij vendi jane mahnitese .Vertet ky vend me nje investim mund te kthehet nje nga perlat e turizmit malor. Bukurite e ketij vendi jane vertete perrallore. Klima dhe ujrat e tije jane kuruse te cdo lloje semundje dhe mund te jene unike ne bote! Ju faleminderit dhe njehere ju qe shkruani dhe ndoshta ka ardhur momenti qe dhe ne qe jemi larguar te kthehemi dhe te investojme ne kete Perle.

  4. Kostandin says:

    Po si ore burra nuk thoni që banoret e Graboves Sipër janë Vllehtë ose Arumunet, pse mohni realitetin. Këta vlleh bënë Shqipërinë, por thoni vetëm për djathin e vllehve dhe asgjë tjetër. z Meçan Hoxha në librin e tim e titullon “Grabova vllahe” Mos mohoni historinë, jepini arumunëve atë borxh që i keni qysh nga rilindja.

  5. Edmond says:

    Janullatos eshte nje krimb qe duhet shtypur koka…dhe ka shume arsye 1)Nuk eshte shqiptar 2)Nuk mbron interesat e shqiperise per sa i perket marrjeve me dhune te trojeve tona,vrasjeve,dhunimeve dhe shpernguljeve e popullesise shqiptare came nga trojet e tyre 3)shumica e te ardhurat nga kishat shkojne ne interes te greqise 4)krishetrimi ka ardhur me vrasje dhe eshte njelloj si islami por sic duket nga injoranca e tepert te ben te shkruash pa pike lidhje sepse ke degjuar vetem per islamin.5)a thua valle te kete ndikim nderkombetar per te drejtat e njeriut janullatos?jo dhe jo.6)ku eshte zoti yt kur ato qe shkruan i quan padrejtesi….zoti eshte pjelle e injorances.

  6. Gramshiote says:

    Shume bukur gramshi jone rrethohet nga perla te pa para shpresojm te investojne ndonje dite per infrastrukturen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. B
    Boss

    Grabova eshte e Korcesdhe jo e Gramshit por Sala ja mori Korces dhe ja dha Gramshit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje