FOTOT/ Historia e patreguar e zhytësve amatorë që zbuluan reliktet e flotës Ilire

15 Maj 2016, 12:34Turizëm TEMA
FOTOT/ Historia e patreguar e zhytësve amatorë që zbuluan

Nga Gëzim Kabashi, BIRN

Kur Sandër Xhuka – një peshkatar dhe zhytës apnea – pikasi një objekt të madh metalik në ujërat e gjirit të Durrësit në verën e vitit 2009, ai nuk e kuptoi menjëherë së bëhej fjalë për një spirancë të një anijeje Ilire.

“Kujtova se ishte një kazmë e madhe prej bronxi, që peshonte 167 kg gjithsej dhe mund ta shisja për skrap,” tregon 53-vjeçari.

Pasi arriti në përfundimin se nuk bëhej fjalë për kazmë por për një spirancë, Xhuka rekrutoi një grup miqsh për ta ndihmuar dhe disa ditë më vonë ata arritën të zbulonin anijen antike të cilës i përkiste.

Më vonë, Sandri dhe shokët e tij gjetën dhe dërguan në Muzeun Arkeologjik të Durrësit edhe dy spiranca të tjera të hershme, duke e çuar në 25 numrin e përgjithshëm të spirancave antike që janë nxjerrë nga ujërat detare në brigjet shqiptare.

Sipas Dr. Adrian Anastasit – specialist në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë – Xhuka nuk është i vetëm.

Ai i përket një grupi të vogël zhytësish, peshkatarësh dhe të apasionuarish pas arkeologjisë nënujore, që me pasionin e tyre dhe dëshirën për t’i ruajtur thesaret arkeologjike, i kanë ndihmuar arkeologët të zbulojnë 23 relikte që i përkasin një periudhe historike që shkon nga shekulli i VI para erës sonë deri në shekullin e XI pas erës sonë.

“Janë zbulime që i përkasin një periudhe 10-12 vjeçare dhe që i hapin rrugë studimeve të mirëfillta lidhur me lundrimet e ilirëve në detin Mesdhe,” shprehet Anastasi.

Që nga viti 2004 vetëm në gjirin e Durrësit, në hapësirën ujore nga kalaja e Turrës në jug deri në Porto Romano në veri, Dr. Anastasi, falë sinjalizimeve të peshkatarëve dhe zhytësve vendas, ka zbuluar nëntë relikte anijesh që i përkasin periudhave të ndryshme.

Mbi këtë bazë ai ka ndërtuar tezën e tij të vektorëve ekonomikë “të flotës detare tregtare Ilire”, një teori që sipas tij ndryshon krejtësisht optikën e shkencës sonë historike për marrëdhëniet e ilirëve me detin dhe fqinjët.

Gjiri i thesareve

Në një artikull të botuar katër dekada më parë, Dr. Moikom Zeqo, një nga zhytësit e parë në gjirin e Durrësit, e përshkruan atë si një muze arkeologjik nënujor mjaft të pasur. Në mesin e viteve 1970, kohë së cilës i referohet Zeqo, hyrja në det me kostum zhytësi dhe aq më shumë me bombola oksigjeni kontrollohej rreptësisht nga disa institucione shtetërore.

Sipas Dr. Anastasit situata ndryshoi pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, dhe tani më shumë së një çerek shekulli më vonë, zona bregdetare e gjirit të Durrësit është e hapur për këdo – nga zhytës me bombola që gjuajnë për peshk me pushkë deti, të tjerë që kërkojnë objekte metalike për t’i shitur për skrap, si dhe të pasionuarit e objekteve arkeologjike.

Me hapjen e gjirit dhe sfidat me të cilat u përball sundimi i ligji pas rënies së komunizmit në Shqipëri, “numri i abuzuesve është 20-fishuar,” thotë Gëzim Myhypaj, një nga punonjësit me përvojë të Policisë Kufitare në Durrës.

Edmond Shmili, zhytës në portin detar të Durrësit, tregon se si një amforë antike e veshur me guaska detare iu shit para disa vitesh nga një zhytësi amator për 300 mijë lekë të vjetra një lokali në zonën e plazhit.

“Iu lutëm që të na e jepte për 50 mijë lek për ta dërguar në muzeun arkeologjik, por as që bëhej fjalë,” kujton ai.

Anastasi tregon se kur u kthye në Shqipëri në vitin 2004, pas studimeve në Universitetin e Gjenovës në Itali, shumë shpejt kishte kuptuar se mbrojta e trashëgimisë kulturore nënujore nuk kalonte nga institucionet e sigurisë por mund të realizohej vetëm duke ndërgjegjësuar zhytësit amatorë.

Shmili, ose siç i thërrasin miqtë Edi i vogël, është një nga katër zhytësit durrsak, të cilët kanë ndjekur vite më parë kursin e drejtuar nga Dr. Anastasi, ku përveç teknikës së zhytjeve deri në 40 metra thellësi ata kanë mësuar të njohin dhe të ruajnë objektet arkeologjike që popullojnë brigjet e Durrësit – nga Kepi i Lagjit në jug deri në Kepin e Rodonit në veri.

Së bashku me miqtë e tij Eduard Plakun, Bardhi Omeri dhe Bardi Balla, ai është krenar që certifikata e tij si zhytës është e sigluar nga Prof. Myzafer Korkuti, në atë kohë drejtor i Institutit të Arkeologjisë. Grupit të tyre të vogël më vonë iu bashkuan dhe shumë të tjerë – kryesisht peshkatarë durrsak.

Njëri prej tyre është dhe operatori televiziv Armand Hallvaxhiu.

“Mandi na ka njohur me qeramikat e reliktit “Dyrrachium 2”, e po ashtu ka sjellë një thellësimatës të hershëm detar nga Kepi i Rodonit,” tregon Dr. Anastasi.

Bashkë me arkitektin Redi Dhimitri, një tjetër vullnetar, Anastasi po punon aktualisht për skicimin e relikteve të zbuluara në gjirin e Durrësit, për të përpiluar një harte dixhitale të vendndodhjeve.

“Nuk janë të paktë ata që mendojnë se punojmë nën ujë për të fituar para,” tregon Dorian Shpuza, një nga zhytësit më të aftë të kësaj zone duke iu referuar paragjykimeve që e rrethojnë pasionin e tyre për reliktet.

Megjithatë, Shpuza shton se Vangjel Toçi – arekeologu që zbuloi amfiteratrin romak në Durrës dhe që në fillim të viteve 1970 hodhi bazat për arkeologjinë nënujore – vdiq i varfër.

Tre vjet më parë nga sinjalizimet e Shpuzës doli në dritë relikti i një anije që më pas morri emrin “Dyrrachium 4.”

Edhe pse trupi prej druri i anijes 2000 vjeçare ishte kalbur gjatë shekujve, ngarkesa e saj prej qeramike dhe elementë të ndryshëm si gozhdët metalike dhe objektet prej plumbi që shërbenin si thellësimatës u gjetën pranë reliktit.

Sinjale pozitive pas projekteve të gabuara

Përveç vjedhjes dhe trafikimit të artifakteve nënujore, zbatimi problematik i projekteve për thellimin e portit të Durrësit nga viti 1989 deri në vitin 2005, ka pasur një efekt shkatërrues mbi trashëgiminë arkeologjike.

“Hedhja e mbetjeve të kontaminuara të basenit portual në afërsi të bregut të plazhit të Currilave, jo vetëm ka shkatërruar florën dhe faunën nënujore, por ka bllokuar përfundimisht me një mbulesë disahektarëshe si prej çimentoje edhe objekte të mundshme arkeologjike,” thotë Dr. Anastasi.

Sipas tij e njëjta gjë ka ndodhur edhe para 5 vitesh me thellimin e portit të ri të peshkimit, për ngritjen e të cilit nuk u paraqit asnjë dokument i vëzhgimit paraprak të zonës nënujore.

Përdorimi i dinamitit për peshkim ka shkaktuar gjithashtu dëme të pallogaritshme në trashëgiminë arkeologjike të gjirit të Durrësit.

Zhytësi Rami Kebei thotë se enët prej qeramike nga shpërthimi i dinamitit marrin plasaritje të pakthyeshme, të cilat mund t’i dëmtojnë përfundimisht këto objekte gjatë nxjerrjes nga uji.

Me gjithë dëmet e shkaktuara, dhjetëra objekte arkeologjike janë gjetur dhe nxjerrë prej detit përballë qytetit të Durrësit dhe presin të ekspozohen zyrtarisht.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Ledion Lako, thotë se kati i tretë i Muzeut Arkeologjik të Durrësit mund të shërbejë si një muze i vogël i arkeologjisë nënujore dhe pritet vetëm miratimi i institucioneve shkencore dhe atyre të kulturës.

Puna e bërë për ndërgjegjësim duket se ka dhënë fryte edhe në zona të tjera në Shqipëri tregon Dr. Anastasi, i cili nënvizon se edhe në zbulimet e rëndësishme prehistorike në liqenin e Pogradecit janë angazhuar gjithashtu të rinj vullnetarë.

Në muzeun arkeologjik të Durrësit kujtojnë se si disa vite më parë një grup djemsh durrsakë –zhytës në zonën e Plazhit – sollën disa gryka amforash.

“Ishin tre arka plot dhe kur u thamë se nuk mund t’i paguanim dot na panë me habi”, tregon një nga ish-drejtuesit e Muzeut. “Duket se gabuam ne,” shtoi ai.

Ndërkohë disa ditë më parë, katër nxënës të klasës së 8-të në një nga shkollat e qytetit sollën në muze disa fragmente qeramike të cilat i kanë gjetur rastësisht në cektinën bregdetare.

“Kujdesi i [këtyre] 14-15-vjeçarëve për trashëgiminë historike dhe insistimi i tyre për t’ia dorëzuar materialet e gjetura specialistëve përbëjnë një tjetër sinjal pozitiv,” përfundoi Dr. Anastasi.

11 komente në “FOTOT/ Historia e patreguar e zhytësve amatorë që zbuluan reliktet e flotës Ilire”

  1. tfgs1 says:

    se pari,nuk ka ”para eres e pas eres” sone,por para Krishtit dhe pas Krishtit,ok!
    nqs flitet per ere mund te flitet per ere sunitesh…………….ere turku!
    e dyta,ndiej neveri qe arxielogia iliro greke shkatrrohet ose fatkeqsisht ndodhet ne doren e injoranteve per tu ” ruajtur” apo ”vleresuar”,kur dihet se ne vatanin bourdhelo cdo gje vetem shkatrrohet dhe shitet nga turkoshaket e te tredhurit[atheoi]……..vec pllakave te Sulltanit!

    1. suniti says:

      hahaha me perpara te merrja seriozisht po tani qesh me komentet e tua hahaha arxielogia..i madh fare….edhe mos perdor fjale sunitesh o njishi vatani asht fjale turkeeeeeeeeeee…apo si duket e paske nje gen andejj edhe tiii po do te dukesh si grek, si ato “vorioepirotet” qe shesin nen e bab vetem per nje 300 eu

      1. abc. says:

        O Sunit “Bachi Bazi”(shiko ne internet), si mund te flasesh per kultur, flot, gjuhe, qyteterim, tradite….Ilire kur nuk eshte gjetur as edhe nje fakt, per te tille Qyteterim. Te gjitha reliket, artin, qyteterimin, e periudhes Helinistike e Pagesuat si Ilire, kur nga ana tjeter e gjithe Bota mburet me periudhen Helinistike.

        1. zz says:

          Nuk e pagezuam ore bajge sepse nje gje qe eshte e tille nuk pagezohet vete Fiset Helene e kane zanafillen Ilire ore kafshe duke filluar nga Eolet Jonet Doret Botes ja ka treguar Historine e Heleneve Europa kurve ashtu sic i ka leverdisur asaj keshtu vepron kjo Europe kurve edhe sot e kesaj dite kur jevgjiteve te Pontit ju dha dhurate Historine Heleve dhe me kete dhurate fillon e hapen b…edhe disa paranoide si puna jote [email protected] kkkk

    2. stil says:

      Na more, se ekzistojne dhe ateistet qe nuk kane per baze historike nje personazh imagjinar.

    3. ABC says:

      B0l3 mbete nje jete te tere ti. Me e forta eshte se tani po na behesh edhe profesor i puneve te kota. Sic e shikon e ke nje lidhje me turqit. Ata njihen mire per ndryshimin e se vertetes te historise. Pas tyre vijne greket. Qe mendojne se epiqendra e botes eshte greqia hahaha.

  2. maximus says:

    ajde shqipot , sende me vlere te jashtezakonshme per kistorine e vendit tone, i shesin per skrap, kulmi i injorances qe ka zaptuar ate vend

  3. demo says:

    Amatoret jane si Caku,Laku,Taku, 364 dite ne vit jane hajdute,.nje dite jane cuna te mire me certifikate ,me vule,me diplome Akademie.Tit Caku u emerua si cun i shkathet ne bregdetin e Golem,Qerret,Karpen,te runte peshkimin me dinamit.Pa shku muji,U duk Caku me dore te preme,nga dinamiti.Lini keto amatoret se keto jane si magazinjeret ne kohe te Enverit.

  4. Projekti says:

    me keto pune te merren politikanet tane. Turizmi nuk zhvillohet me plazhe te ndotura dhe me restorante qe sherbejne ushqime kanceroze. Turistet duan te shohin objekte arkeologjike, muze, qendra dhe objekte arti e kulture, restorante dhe hotele me investime serioze nga investitoret nga e gjithe bota, parqe kombetare (asnje nuk eshte keq qe te vije ne Shqiperi dhe te shohe Vjosen e thare nga hidrocentralet turke) dhe qendra argetimi. Turizmi nuk zhvillohet duke iu lutur Merkelit per meshire, por me pune dhe vullnet te hekurt per nxjerrjen ne drite te vlerave historike, kulturore dhe natyrore te vendit (gje qe do te ndodhe nje dite pas Fundit te Botes)

  5. Al says:

    I blejne grekqirat o karofagos… I blejne se keshtu vidhet historia e nje populli. Neser do dale janulla e do thote qe amforat e qypat e loteve Jane greke se Ja ku I Kemi ne muze…per rrjedhoje edhe nese gjehen te tjera ne durres apo gjithkund ne Shqiperi, do pretendohet qe ka qene toke greke. Jane stile te vjetra keto qe ti I di mire o pedhiaja I kapterrit qimariot qe na paske filluar te perdoresh togfjalesha “iliro-greke” do te te keputet ajo gjuha e gjraprit nje dite mos ki merak.

  6. stil says:

    Po nga e di ti o autor qe eshte ilire ajo spiranca? Nuk jepni asnje shpjegim mbi daten e prodhimit, formen, materiali, stil. Mund te ishte greke, romake, egjiptiane, kartagjenase, etj etj. Sipas jush, nese nje karakatine automjeti qe mund te zbulohet nen uje ne giri e durresit pas 100 vjetesh nen kupton se makina ishte prodhuar ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje