Agjencia Kombetare e Turizmit merr pjese ne panairin e turizmit "Travel Fair"

21 Prill 2016, 19:18Turizëm TEMA

Agjencia Kombetare e Turizmit merr pjese ne panairin e turizmit “Travel Fair” i cili po zhvillohet ne qytetin e Prishtines me stenden e saj perfaqesuese se bashku me disa operatore turistike.  Interesi i vizitoreve per pavonin e Shqiperise eshte mjaft i larte dhe interesi i tyre eshte shtuar Jo vetem per zonat e plazheve por edhe per Zonat historike dhe turizmin sportiv qe ofron vendi yne.

Drejtori i Pergjithshem i AKT-se, Z. Ardit Collaku, mori pjese ne ceremonine e hapjes se panairit dhe ne fjalen e tij pershendetese shprehu se tashme pjesemarrja e AKT-se ne kete panair eshte  tradite dhe se do vazhdohet te mbeshtetet kjo pjesemarrje. Z. Collaku pasi vuri ne dukje rendesine qe qeveria shqiptare i ka dhene sektorit te Turizmit si dhe permirsimit te vazhdueshem te Infrastrukturës qe po behet ne akse te ndryshme te vendit ne funksin te Turizmit, theksoi gjithashtu rendesine e bashkepunimit te operatoreve turistike kosovare me ato shqiptare per krijimin e paketave te perbashketa turistike me qellim nxitjen  e Turizmit te qendrueshem dhe gjithevjetor.

Ne vijim, Z.Collaku zhvilloi takime me homologet e tij nga Ulqini dhe Kosova si dhe me Ministren e Tregtise dhe Industrise Zj. Bajrami ku u shpreh nxitja e bashkepunimit ndermjet vendeve tona dhe angazhimin e Istitucioneve perkatese per krijimin e lehtesirave perkatese ne funksion te Turizmit.

1 komente në “Agjencia Kombetare e Turizmit merr pjese ne panairin e turizmit “Travel Fair””

  1. Lisa says:

    Turizmi eshte nje nga sektoret me te rendesishem edhe me ne fund kjo qeveri po e sheh kte sektor si qe ndikon me shume ne zhvillimin ekonomik te vendit. Ligji turizmit eshte nje mundesi akoma me e mire qe ndikon akoma edhe me shume per zhvillimin e ktij sektorin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje