Tirana në listën amerikane të qyteteve ballkanike që duhet vizituar

4 Prill 2016, 11:44Turizëm TEMA

Tirana ka bërë një hap përpara nga hija e komunizmit dhe ofron një përzierje shpirtrash, forcë dhe një pamje magjepsëse me arkitekturën e stilit ottoman. Kështu shkruan e përditshmja amerikanë USA TODAY që e ka futur kryeqytetin shqiptar në listën e vendeve balkanike që çdo turist duhet ta ketë në axhendën e tij.

Ajo përmend bulevardin e madh, që shoqërohet me dyqane dhe restorante, dhe jetën shpërthyese të natës, që nis nga Sky Club e deri tek lokalet e bllokut, dikur rezidencë e vilave qeveritare.

Ndërkohë të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Rreth 4 milion të huaj kanë vizituar për arsye turistike Shqipërinë përgjatë 2015. Shifrat e bëra publike nga INSTAT, por që bazohen në të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, tregon se gjatë 2015 Shqipëria u vizitua nga 4’131’242 të huaj.

Europianët kryesojnë listën e vizitorëve, ndër të cilët, sërish jemi më tërheqës për europiano-jugorët.

Gjatë tremujorit të katërt të 2015 rreth 544’500 europiano-jugorë vizituan vendin tonë, tendencë të cilën e konfirmojnë edhe agjencitë turistike. Po aq tërheqës duket se jemi edhe nga zonat e tjera të Europës si europiano-qendrorët, veriorët dhe ato lindorët.

Një rënie të numrit të turistëve nga Amerika vihet re në tremujorin e katërt të 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

4 komente në “Tirana në listën amerikane të qyteteve ballkanike që duhet vizituar”

  1. Ilir says:

    Si nuk ju vjen turp tirana vend per tu vizituar per turista ,po nuk ki banjo per te kryer nevojat o gazetar injorant tirana sesht vec nje VC e ndyre .

    1. aaaa says:

      Eshte i vetmi kryeqytet ne Bote qe ne qender ka plot ruge “qorre”, rruget me nje sistem adresash te pa organizuar, shikojeni nga “googel mape” nje xhungel e vertet, Por “s’ka gje” vazhdoni te ngushelloni veten dhe Partin Tuaj.

  2. butrinti says:

    tirana..zemra jon kryeqiteti jon..ty ilir do jesh ndonje nga ata qe kan ikur nga shqiperia jo se tirana eshte super sepse ashtu do ta donim po dhe keshtu do ta duam ty po ste pelqeu sna plas trapi ..i lutem edi rames dhe erjon veliaj ty mbillin ato xhamit e qelbura qe ulerasin arabisht ne shqiperin time te shenjte

  3. Milano 0071 says:

    po cfar ka tirona per ta vizituar mor aman si dje si sot po ne vend numero po rrin akoma me keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje