Shqipëria, jo rrezik sigurie për turistët

19 Prill 2016, 09:58Turizëm TEMA

Ka vende që janë të rrezikshme për turistët që të udhëtojnë. Tani është zyrtare. Mirëpo, për fat të mirë, Shqipëria nuk është një ndër to…

Në hartën që së fundmi ka përpiluar gazeta prestigjioze The Independent për vendet e rrezikshme për turistët që udhëtojnë, në Europë, Shqipëria renditet te një zonë “e mesme”, sipas të cilës tregon se nuk përbën rrezik.

Të dhënat janë marrë nga Zyra e Jashtme Britanike, raporton Monitor.

Për Shqipërinë, kjo zyrë bëri të ditur se më shumë se 80 mijë britanikë vizitojnë çdo vit vendin ballkanik, pjesa më e madhe e vizitave janë “pa trazira”.

Sipas tyre, siguria publike në përgjithësi është e mirë, sidomos në kryeqytet, Tiranë. “Krimi dhe dhuna mund të ndodhë në disa zona, por të huajt nuk janë targeti i tyre”- thekson Zyra e Jashtme Britanike.

Agjencitë britanike me paketa turistike për Shqipërinë

Nuk është hera e parë që Shqipëria, jo vetëm po bëhet “e dukshme” në sytë e mediave të huaja, tanimë edhe të agjencive të huaja të udhëtimeve. Britanikët e njohur tëTravelsphere ofrojnë njëtur “Kroaci-Mali i Zi dhe Shqipëri”, për të cilin tregojnë me detaje guidën që mund të ndiqet për 8 ditë me radhë në këto shtete.

E renditur së fundmi në listën e udhëtimeve të sugjeruara për 2016, nën sloganin “Përjeto më tepër”, turi i tre shteteve Ballkanike kushton 879 pound, për 8 ditë dhe sugjerohet më tepër për periudhën prill-tetor.

Pjesë e itinerarit për vendin tonë, kësaj here është Shkodra, që ofron njëdestinacion kulturor për të interesuarit.

3 komente në “Shqipëria, jo rrezik sigurie për turistët”

  1. xxx says:

    Intependenti eshte bazuar ne arrestimin e Sokol Maces,po ka harru ta ceken edhe sa Sokola jan ne liri,qe per 10 euro bejn likudimin,veq mos ju dhasht rasti.

  2. Xha Laze says:

    shko mor trap Sokoli ishte nje rast
    sepse perdite grabiten ne europe
    kurse ne shqiperi rrine te huajte si zoterinj

  3. sapa says:

    Me qytetaret e huaj nenkuptohen shumica e shqiptareve qe kane pashaporta te huaja qe vijne per te pare te afermit e tyre.Eshte i vetmi vend ne evrope ku nuk guxoj te fle ne makine.Sa kaloj shqiperine po!Vend i pasigurte sidomos per ne qe e kuptojme kete popull kurse te huajt e kuptojne ndryshe.Keshtuqe kjo statistike eshte Zero!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje