Në prag të çeljes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh, Këshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga vendet e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, për periudhën 15 maj – 1 nëntor 2016.
Ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit.
Sipas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë pa vizë.
Heqja e vizave për këto shtete bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj për këtë sezon vjetor.
Shyqyr de.
per te tan duhet ta hekni,dhe per tan motin.
Analfabetizmi në lulëzim. Gramatika me pushime.
Shqipëria heq vizat për turistët, dmth që turistët nuk kanë nevojë për viza.
Shqipëria u heq vizat turistëve, dmth që turistëve u janë anulluar vizat që u janë dhënë më parë.
Ia keni hequr vizën gjuhës, dmth që e shkruani shqipen si kinezët e Medresesë.
mire ruseve , po arabeve pse duhet tu hiqen vizat, apo te vijne te lahen me gjithe roba ne plazhet tona
Ja edhe drite-shkurtet e Ministrise se Jashtme, jua heqin vizat Ruseve, Gjeorgjianeve dhe Bjelloruseve jua heqin edhe Talebaneve.
Bera te njejtin koment Maximus por redakarret e Temes e hoqen. Cfare i duan Talebanet ne Shqiper, akoma doni kokepalare ne rruget e Shqiperise?
Vitin e kaluar 150 milione turist Kinez vizituan shtete te ndryshme.
Shteti Shqiptar e bene shume te veshtire proceduren per keta shtetas te vizitojne vendin tone. Me te lehte e kam ti bej vize Amerikane te dashures sesa Shqiptare. Eshte turp edhe koha 2 javore sikur u mbushem me turista dhe skane kohe te mbarrojne kete procedure me shpejte nga gjithe kerkesat qe kane te vizitojne vendin tone. Kinezeve Amerika u jep vize 10 vjecare se harxhojne miliarda ne vendin e tyre dhe ne e bejme me te veshtire viziten.
Po edhe me shume se 3 muaj dhe Ambasada ne vendin me te rendesishem ne bote tani nuk ka ambasador.
Tani ministrat u heqin vizen Ruseve dhe te tjereve…. po Kina?
Vasil Gjika
Po ci duam keto aman, keto skane buke te hane ne vendet e tyre, cdo na sjellin neve? Apo do na e bejne si polaket qe per pushime hane gjithe diten byrek edhe buke me djathe se sduan te harxhojne.