Drejt Sarandës: Rruga e mundimshme e një shteti të mefshtë

29 Maj 2016, 15:30Turizëm TEMA

Nga Ermir Hoxha

Për afro dy muaj, Saranda mban statusin e privilegjuar të “kryeqytetit shqiptar” përsa i përket turizmit. Dynden aty nga mos, shqipfolës e jo të tillë, ku risi këtë sezon mendohet të jetë dhe ardhja e një numri të madh ukrainasish, përmbi 5 mijë.

“Diell, det, dashuri…”, është menuja e ofruar nga pushteti lokal, ku zgjedhja e slloganit e tregon vërtet në lartësinë e duhur ta fantazisë letrare, por që realiteti poshtë asaj lartësie ku rrëzëllen 3D-ja, nuk është krejt ashtu.

Prej muajsh, qyteti ka vuajtur nga kantieret e punës për vendosjen e tubacioneve të ujësjellësit të ri, që gjithsesi, edhe pse planifikohet ta shtojnë sasinë e prurjeve të ujit në çesma, nuk mundet t’ja rregullojnë imazhin e përçudnuar qytetit, nga mijra depozita uji që ngjajnë si puçra në një fytyrë të pafajshme. Ujësjellësi i ri, vështirë se do t’i detyrojë banorët t’i heqin e zbresin prej tarracave.

Kanalet e hapura gjithandej, veçse jua nxirrosën jetën banorëve, përhapën ndër ta dhe pesimizmin për një sezon me shumë prurje njerëzore, të përkthyer në të ardhura, si dhe legjendën urbane se kjo ishte një punë hileqare e Koços, për t’i zhvendosur pushuesit nga Saranda drejt Himarës.

Sigurisht që ishte një idiotsi e gjallë, prodhim tipik provincash që jetojnë më ndjenjën e komplotit ndaj tyre, pasi nga njëra anë, Koçoja sa ishte deputet për Himarën, po aq ishte dhe për Sarandën; e se punimet për ujësjellësin, sido-sido do të kryheshin një ditë.

Tashmë, gjurmët e tyre po ikin dita-ditës, e në qytet ndihet era e asfaltit të ri mbi të cilin do ecin me mijra automjete përgjatë stinës së nxehtë, por ca plagë ta hapura prej vitesh mbeten ende, si tregues që as shteti i Ramës nuk e ka atë ndjeshmëri, atë forcë, atë zhdërvjelltësi, për t’i mbrothësuar ca punë, që më shumë se para, kërkojnë, e thënë dhe patetikisht, atdhedashuri; ose jo patetikisht, një sens miqësor e shërbyes ndaj njerëzve, aq më tepër në zona me sensibilitete turistike.

E has këtë që 15 km para se të hysh në Sarandë, në afërsi të Syrit të Kaltër, ku një masë rrugë e prishur, afro 3 metra, prej vitesh mbetet po ashtu. Vetëm 3 metra, por që lënë shijen e keqe, gjithnjë të një shteti me mefshtësi kriminale. E rëndë ta thuash këtë fjalë, por do duhet të ecësh dhe pak kilometra, ku pasi mbërrin tek e quajtura Ura e Gajdarit, pak para se t’i ngjitesh asaj kodrine pas së cilës vjen qyteti, për t’u bindur se mefshtësia vërtet mund të jetë dhe kriminale.

Në gjatësinë urës, has tre-katër kanale, që, po nuk pate dijeni për to e ec në pafajsi, mundet të troshisësh automjetin së bashku me veten, pa llogaritur që manovrat e gjithëkujt për t’ju shmangur atyre djallo-kanaleve, që mundet të mbyllen dhe me lekë xhepi – ah, sikur ta bënte Koçoja, edhe pse nuk është më deputet – mund të të çojnë në aksident.

Sigurisht, po të ndodh kjo, gjithçka më pas bëhet yll fët e fët, por siç tha ai, “duhet të ikte jeta e shokut tuaj që ne ta kuptonim se u kishim vënë një kujdestar një kriminel”.

Kështu pra, rruga vijon me të tjera siklete, asfalt të shkatërruar, gropa, vraga me shumicë, së të detyrojnë të bësh blasfemi kombëtare: më mirë ta kishte pasur Greqia!

Dhe është ky rasti për të medituar mbi thënien e kryeministrit se “po bëjmë shtet”, ku ai me shtet nënkupton vetëm forcën e ligjit mbi njerëzit në funksion të mbushjes së arkës së shtetit, e aspak një shtet shërbimesh, të aftë, të ndjeshëm, kreativ, miqësor, human mbi të gjitha. E aq më tepër në vende ku mendohet të jenë dhe një ndër bazat e ekonomisë, me të ardhura nga turizmi.

E mbi të githa këto, as këtë vit, qeveria nuk mundi t’jua afronte me shumë Sarandën shqiptarëve duke jua hequr qafe Qafën e sikletshme të Muzinës. Rruga e re e Kardhiqit, edhe pse e shpallur prioritet dy vjet më parë, mbeti ende e papërfunduar.

Dhe Koço Kokëdhima, deputet i zonës, ose beu siç e pagëzoi opozita, ndoshta qe i zoti për t’i shtruar socialistët, për t’i vënë në rresht si i thonë, por që në të dukshmen e punëve, sidomos ato infrastrukturore, nuk është se ka lënë ndonjë shije prej beu.

Edhe në këtë rast, e ka ndjekur sindromi fatal i aksit prej 13 km Muzinë – Delvinë, ku dhe dhia kur kalon, lëshon blegërima trishtuese që përkthehen si dhimbje e akuzë njëherësh për rrugën që s’u shtrua kurrë, edhe pse 2K-ja e fitoi dy herë tenderin e saj. /tesheshi.com/

11 komente në “Drejt Sarandës: Rruga e mundimshme e një shteti të mefshtë”

  1. tfgs1 says:

    diell,det e dashuri suniti[shumica came te pabese]…………………..moooooooossssss o Zot!

    1. Cami says:

      Po ti ca rrace Muti je? Per ty smjafton vetem te lashe gojen para se te flasesh per camet, ti duhet te vesh te gjithe dhembet e rinj o moterqire! Te fala beji dhe Mamit!

      1. I.Hoti says:

        Mos u merr me nje felliqsiregreke trushperlare, i frikesuar,hutuar i pa shprese e jete bageti me dy kembe ! E kane nga frika ..e shikojne perfundimin.. Vendin e kane ne Qipro, kane probleme atje me ‘sunitet’..Le ti zgjidhin eshte pune e tyre ! Edhe ne gjume i shohin enderr..nena ua ka ushqyer friken..jane ne territore te huaja!

  2. Sarandjoti says:

    Shkrim shume i goditur. Kjo qeveri edhe pse trashegoi nje grope te madhe financiare e administrate krejt te korruptuar. duhet te vendoste disa prioritete kyce, qe brenda tre vjeteve te dukej dora e saj e ndryshimit edhe per Saranden. E para duhej te ishte perfunduar rruga Kardhiq Delvine qe do afronte me shume turistet me kete perle te jugut , do shtonte shume me teper numrin e tyre dhe do shpetonte njerez e mjete nga nje rruge e mundimshme sic eshte Qafa e Muzines. Dhe per 4 deri 5 kilometra te mbetura te rruges se re , mund te thuash se eshte vetem neglizhence e kesaj qeverije. Po ashtu eshte krim i te gjitha qeverive, qe Saranda te vuaj per uje e te furnizohet me bote gjat veres, kur nje Bistrice e tere e afte per te furizuar edhe nje qytet nje milionesh, derdhet i gjithi ne det. Saranda duhet te jete nje urgjence qeveritare.

  3. delete says:

    I ngaterron camet me greket sic duket re grekqir……”Timeo danaos et donas ferentes” tha i biri botes, qe me qe ra fjala ishte edhe nje nga poetet me te medhenj te Romes se lashte. Nuk shof ndonje fjale latine per camet une ketu. po me ke flet dick-u dick nglelet.

  4. Wendy-B says:

    Hahahaha diell , det, dashuri… ofron pushteti lokal..hahahaha per zoten kur thote @z, je gazetar/e e papame. Une per vete do shkoj ne Durres, me ben dom gjithe kjo oferte.

  5. Labi says:

    Ato ndertesat e reja mbi breg ne foto sa i shikon ta shpifin.

  6. Gjethi says:

    Ke haruar Ksamilin qe e kane hapur ae vjet dhe se kan mbyllur akoma.

  7. Partenone says:

    Shkrim i mundimshem fort.

  8. republika e bananeve says:

    Tentative e ndrojtur Ermir!
    Po seç i le pa permendur shtet formuesve tane atdhetare…
    kam pershtypjen ato godina (karakatina) mostruoze qe gllaberojne jeten e historine e atij vendi, qe pushtojne hapesira ne stilin dhe modelin e bashkise se Tiranes se kthyer ne nje hale publike, qe nje idiot, anadollak e fshatar i babezitur i ka lejuar nen ofiqin e k. te bashkise me model Rilindasin dhe udheheqesin tone te dashur, ate kohe njeshi vetem i Tiranes.
    Keto mostruozitete qe edhe “armiku historik e pushtues grek” nuk do ia bente nje vendi te pushtuar e aq me pak nje ish-perle si Saranda!

  9. Shtriga says:

    ndonje pjate makarona dine ata te bejne? se heren e fundit mezi prita te kthehe ne shtepi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje