Një jaht i pa zakontë ka vizituar këto ditë ujrat shqiptare dhe pikërisht ato të Jonit.
Bëhet fjalë për arritjen e fundit të teknologjisë ultra moderne të jahteve. Ai është ankoruar për disa orë në brigjet e Sarandës dhe pasagjerët e tij të rrallë, kanë bërë një vizitë në Butrint.
Jahti vinte nga Greqia dhe me të udhëtonte djali i mbretit të Arabisë Saudite Al Saud.
“Nuk dihet sa të tjerë kanë qenë në bordin e kësaj anije super luksoze, por ajo ka ndaluar në ujrat e Sarandës” thotë për ATSH-në Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare.
Dy prej pasagjerëve të anijes kanë vizituar Butrintin dhe i ka shoqëruar vetë Tare për në amfiteatrin e lashtë.
ore kush pjes e sarandes eshte kjo, qe paska gjelberim perball portit?? ca jane keto prralla qe na tregoni… ose na thoni te pakten vendin ku ndaloj se aty nuk eshte porti i sarandes
o loli eshte lart nga marina
Porti i Limionit, ish baza ushtarake, apo marina, siç e përmend edhe artani