Portofol - Sistemi fiskal, përvoja nga vendet e rajonit

16 Qershor 2016, 18:44Sociale TEMA
Portofol - Sistemi fiskal, përvoja nga vendet e rajonit

Lufta ndaj informalitetit dhe efiçensa e administratës fiskale janë sfidat e administratave tatimore në vendet e Europës Jug – Lindore. Disa nga këto vende kanë evoluar duke bërë bashkimin e administratës tatimore dhe doganore në një agjenci të vetme, e tillë është Bosnje – Hercegovina dhe në prag të bashkimit është edhe Kosova.

Minimizimi i informalitetit, i kontrabandës dhe rritja e aftësive të administratës fiskale është qasja që kërkojnë administratat taimore në rajon. Sistemi fiskal dhe ndarja e përvojës së vendeve të rajonit është tematika e cila trajtohet këtë enjte në Portofol, me Teuta Shamkun. Në samitin e Ministrave të Financave në Budva, drejtorët e administratës fiskale të vendeve të rajonit, sollën përvojën e tyre mbi minimizimin e informalitetit dhe mbi sistemet e përdorura informatike. Flasin drejtorët e Tatimeve të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë, Bosnje & Hercegovinës, Kosovës dhe Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje