Amerikanët e shtetit të Kolumbias duket se po tërhiqen nga Shqipëria si destinacion turistik dhe kryesisht janë ata që janë të pasionuar pas aventurave. Dhe ja se çfarë shkruajnë mediat e distriktit të Kolumbias.
“Është një vend që i ofron turistëve të gjitha llojet e surprizave, argëtim dhe mikpritje. Nuk duhet të harroni që është një nga sekretet e fundit të ruajtura më mirë në Europë. Nëse jeni në kërkim të vendeve të reja dhe doni të bëheni një eksplorues modern atëherë duhet të vini Shqipërinë në krye të listës. E nëse mendoni që të rezervoni atëherë duhet të dini disa gjëra përpara”.
1.Ka më shumë shqiptarë jashtë sesa brenda teritorit Janë rreth 3 miliobë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, por nëse jeni duke udhëtuar nëpër Ballkan të jeni të sigurt se do të takoni shumë shqiptarë.
2.Lexoni historinë Përpara sesa të vizitoni në Shqipëri duhet të merrni në konsideratë faktin se është një vend që ka qenë tërësisht i izoluar nga pjesa tjetër e botës për rreth 50 vjet.
3.Lexoni përvojat e të tjerëve Të qarkullosh në Shqipëri është e vështirë ndaj duhet të bëni kujdes dhe të lexoni përvojat e personave që kanë qenë më parë. Ka shumë pak linja hekurudhore dhe lëvizja shpesh është e vonuar. Transporti i autobuzëve është më cilësor, por nuk ka ndalesa të përcaktuara ndaj është më mirë të njiheni me to përpara nisjes.
4.Vozitja me makinë mund të jetë e vështirë Përpara vitit 1991, numëroheshin vetëm 600 vetura dhe ato drejtoheshin nga qeveria. Njërëzit kanë aftësi të mira për të drejtuar mjetet, por është cilësua e rrugëve ajo që duhet t’ju shqetësojë.
5.Shqipëria ka prodhuar disa celebritete Pa dyshim shqiptarja më e njohur është Nënë Tereza. Ndërkohë që mund të përmenden edhe artisë të tjerë, si: John Belushi dhe Jim Belushi.
6.Tirana një qytet i mrekullueshëm Ju ndoshta mendoni se Tirana është gri, e trishtë, por do të habiteni kur të shikoni se ajo është plot ngjyra, miqësore dhe shumë më e lirë se kryeqytetet e tjera.
7.Pija e preferuar: Rakia është pija tradicionale e shqiptarëve, por ju lutem bëni kujdes pasi fortësia e saj ndryshon. /Monitor/
Do te cuditen me keto reklama .
Piken 6 te cilesive te rrugeve as qe eshte permendur ne editorial.
Kane kaluar 25 vite qe nga 1990, dhe ka me shume makina se njerez ne Shqiperi, dhe autostradat ne Shqiperi jane te standarteve europiane dhe shume te mira.
Sa poer autobuzet, kane linja tr percaktuara, por mire eshte qe te informohen sigurisht.
Sa autostrada ke ne Shqiperi? Doje te thoje rruge interurbane…
Vozitje?
Harruat te thoni, qe cdo dy dite iken korenti dhe te mirrni me vehte nga nje kove me korent rezerve , Harruat te thoni se ujrat e zeza ( fekalet) derdhen ne det e kujdes se mirrni infeksion sidomos ruani femijte e juaj nga infeksionet.. Kurse ushqimi ,si fruta e zarzavate e deri tek mishi dhe produktet e tij, jane me hormone e pesdicite te nje perqindje katastrofike pa frena e brutale . Ku shteti i vdekur shqiptar ,per kontrollin dhe analizat e kalibrit perendimor, nuk egziston fare . Ta harroni. Ju kujtoj naten mos te udhetoni me automjet ,per te likujduar aksidentet mbasi rruget nuk kane nenvizime. Do ju rrekomandoja te hani vetem makarone ,qe te ruani shendetin tuaj nga helmet e pa kontrolluara. Pushime te mbara ne albanistan.