Nuk ka fitues në ndeshjen e dytë të grupit A, mes kombëtares së Rumanisë dhe Zvicrës.
Të dyja ekipet kanë ndarë nga një pikë duke barazuar me shifrat 1-1.
Të parët që kaluan në avantazh në këtë sfidë ishin Rumunët në minutën e 18-të me anë të Stancu i cili ekzekuton saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Reagimi i Zvicrës erdhi në pjesën e dytë ku në minutën e 56-të barazoi me anë të sulmuesit me orgjinë shqiptare, Admir Mehmedi, që godit saktë brënda zonës duke mposhtur Tatarusan.
Pas këtij barazimi Zvicra ngjitet në kuotën e katër pikëve, ndërsa Rumania ka vetëm një pikë.
Goli i Zvicres i shenuar nga Mehmedi
Goli i Rumanise i shenuar nga Stancu