Sëmundja e gjedhit në rajon, Shqipëria bllokon importin e mishit nga këto shtete

16 Qershor 2016, 12:52Sociale TEMA

Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se ka bllokuar importin e mishit të gjedhit nga vendet Turqi, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Greqi, të cilat janë prekur nga sëmundja Dermatoza Nodulare e gjedhit, dhe i bën apel fermerëve në të gjithë vendin që të bëjnë kujdes për rrezikshmërinë e përhapjes së saj edhe në gjedhët e vendit tonë.

Sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit, bën te ditur ministria e Bujqesise.

Drejtoria e Shërbimi Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë njofton fermerët që në këto kushte të kontrollojnë më shpesh kafshët e tyre për shenja të sëmundjes, sidomos lezionet në lëkurë.

Të minimizojnë ekspozimin e kafshëve ndaj insekteve mushkonjave dhe mizave thumbuese. Dhe nëse dyshojnë që sëmundja është e pranishme në tufën duhet të informojnë menjëherë shërbimin veterinar, për të konfirmuar praninë ose jo të sëmundjes. Shërbimi veterinar po përgatitet për të përballuar sëmundjen në rast shpërthimi, citon njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë.

Çfarë është sëmundja e Dermatozës Nodulare?

Kjo është një sëmundje virale e Gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit: kokën gjymtyrët, hundën, bishtin, mukozën e gojës. Nyjet zhvillohen edhe në traktin gastrointestinal dhe aparatin e frymëmarjes.

Kjo sëmundje ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë.  Sëmundja prek gjedhin e të gjitha moshave por më rëndë moshat e reja. · Sëmundja shkakton dobësim, humbje të përkohshme apo të përhershme të prodhimit të qumështit, dështime, dëmtim të lëkurës, inflamacioni i gjirit, pneumoni, çalim, sterilitet tek demat, lopët dhe ngordhje të kafshëve.

Si mund të infektohen kafshët?

Rruga kryesore e transmetimit është mekanike, nga mushkonjat dhe mizat e ndryshme. · Nga kontakti me kafshët e sëmura.  Nëpërmjet marrjes së ushqimit të kontaminuar.. · Viçat infektohen nga qumështi i lopës të sëmurë./ATSH

1 komente në “Sëmundja e gjedhit në rajon, Shqipëria bllokon importin e mishit nga këto shtete”

  1. Papa Jani says:

    Dergojuani grekeve se po ngordhin per te ngrene. Po hane me tollon tani ne 2016 !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje