Një ngjare e pazakontë i ka ndodhur një punonjësi të bashkisë në Durrës, i cili u sulmua nga një qen Pitbull në sheshin kryesor të qyteti ku të gjithë ishin mbledhur për të parë ndeshjen e kombëtares shqiptare.
Mes tifozëve ka qenë edhe një qytetar me një qen pitbull pa maskë mbrojtëse, i cili ka kafshuar punonjësin e bashkisë.
Si rezultat i sulmit nga qeni, punonjësi i bashkisë me detyrë roje, ka përfunduar me pesë të qepura në urgjencën e spitalit të Durrësit. Për shkak se është në varësi të bashkisë i dëmtuari nuk ka dashur të identifikohet, por tha se pas mjekimit në urgjencë, nuk kishte me vete as 10 mijë lekë të vjetra për të blerë tetanosin, i cili bëhet pas kafshimit nga kafshët. Pronari i qenit Pitbull u largua menjëherë me shpejtësi pas kafshimit të 50-vjeçarit, e nuk i dha as ndihmën e parë.
TE VRITEN GJITHE KJO RRACE QENSH
POR ME PARE TE KEN KAFSHUAR PRONARET E TYRE !
“KAFSHET KANE NJI DASHURI TE ADHE PER KAFSHET”
keta jane pabuksit qe mbajne qen . nje tufe injorantesh , por dhe nje shtet inegzistent perballe ketij fenomeni.
Nuk e dija se tetanozin nuk ta jep urgjenca……
sa per dijeni sheshi qendror i Durresit u kthye ne nje qebaptore
te madhe ku era e qofteve dhe avujt e alkolit kane eksituar
dhe qenin e gjore.
Durresi nuk po gjen rehat as atehere e as tani
se ne kohen e dulles qytetin tone e mbyten qent me dy kembe
nga Skrapari e laberia,Gjirokastara e Tepelena,
mbas viteve 90 u sulen çeçenet e veriut po me shume te jugut
aq sa nuk shef nje durrsak ,,sa per dijeni qyteti i Durresit si
asnjehere eshte mbushur me qen bastarde te pakontrolluar
qe me sa kena marre vesh jane ne inventarin e Bashkise.
plot e perplot me qen bastarde.
Te nderuar zyrtare te bashkise, mos u merrni me fshataret qe shesin sallate dhe qumesht,as me shitesit ambulante. Duhet nje fushate e madhe per te eleminuar kete tendence makabre ne Tirane e ne qytete te tjera ku disa njerez te papergjegjshem dalin me qen te tille rrugeve,te cilet realisht jane arme sulmi. Nuk shkojme dot tek parku rinia,tek liqeni apo ku ka mundesi per nje shetitje se kemi frike,frike nga qente me kater kembe dhe nga qente me dy kembe qe i kane.
Para disa javesh,dikush ne Shkoder u arrestua se vrau nje Pitbull,me arsyetimin se i kishte kafshuar djalin!!!
Shume nga keto rraca te qeneve hibrite,qenve luftarake,ne shume vende nuk lejohen me te shumohen,
pra jan ne zhdukje,sepse rrezikojn jeten e njeriut.Por,atje ku lejohen,lejohen te levizin vetem te maskuar,
dhe eshte e mundur te posedohen vetem nga persona me deshmi te paster penaliteti dhe me aprovim
dhe kontroll te rrepte te policise lokale.Ndoshta me dekriminalizimin dhe miratimin i reformes ne drejtesi,
qeveria do te rregulloje edhe kete punen e qenve,ku eshte e nevojshme deshmia e penalitetit si per qenin
ashtu edhe te zotin e qenit,qe eshte me qen se qeni.