Mbyllet ndeshja e grupit B, Angli-Uells me rezultatin 2-1. Të gjitha rastet dhe golat me VIDEO

16 Qershor 2016, 16:52Sociale TEMA

Angli-Uells është ndeshja e dytë në grupin B, që do të luhet në stadiumin e Lensit.

Një sfidë e cila pritet të dhurojë mjaft emocione pasi si Anglia ashtu dhe Uellsi kërkojnë që të mos dalin pa pikë nga kjo përballje.

Momentalisht Uellsi ka tre pikë të grumbulluara ndërsa Anglia ka një pikë, dhe do të kërkojë që të marrë fitoren për të shpresuar tek kalimi I grupit.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare.

Anglia: Hart; Walker, Cahill, Smalling, Rose; Dier, Rooney; Lallana, Ali, Sterling; Kane

Uellsi: Hennessey; Gunter, Chester, Williams, Taylor, Davies; Ledley, Ramsey, Allen; Robson-Kanu, Bale.

Minuta 90’, GOL! Përmbyset rezultati në minutën e fundit. Daniel Starixh kalon në avantazh Aglinë duke shënuar një gol mjaft të rëndësishëm

Minuta 56’, GOL! Barazon Anglia me anë të Vardy që I vetëm përballë portierit nuk fal duke dërguar topin në fund të rrjetës

Ka nisur pjesa e dytë në stadiumin e Lensit mes Anglisë dhe Uellsit

Minuta 42’, GOL! SPEKTAKOLAR Gareth Bale I cili shënon një super gol nga godtija e dënimit duke mos I dhënë asnjë shans portierit Joe Hart

Minuta 35’, Me fat Uellsi pas goditjes me kokë të Smolling që e dërgon topin ngjitur me shtyllën pingule

Minuta 32’, Rast I dyshimtë në zonën e Uellsit, Anglezët pretendojnë për penallti

Minuta 25’, Sërish Anglia që I afrohet golit të avantazhit me Cahill që tenton me kokë por qëndrore

Minuta 22’, Provon Anglia me anë të Harry Keane I cili tenton nga goditja e dënimit por jashtë kuadratit

Minuta 6’, Rast i artë për Anglin për të shënuar golin e avantazhit me anë të Lallana që jep një asis perfekt për Stërling I cili vetëm përballë portierit godet jashtë

Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja kombëtareve. Nis ndeshja derbi mes Anglisë dhe Uellsit me topin e nisur nga qëndra nga ana e Uellsit

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje