Përballjet e këtij kampionati Europian nuk kanë qenë vetëm në fushë mes skuadrave, por edhe ndërmjet tifozëve. Pas përleshjeve mes tifozëve Anglezë dhe atyre Rusë në rrugët e qytetit të Marsejës dhe Lille, mrëmjen e të mërkurës ky qytet ka përjetuar të tjera orë të vështira.
Policisë Franceze i është dashur të përdorë gaz lotsjellës dhe në disa raste edhe të përleshet me grupet e tifozëve Anglezë, që nuk kanë ngurruar t’iu kundërpërgjigjen. Sipas policisë, 36 persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa 16 të tjerë kanë përfunduar në spital.
Dergojuni ruset dhe ikin vete pastaj