Tahiri flet përkrah Çakos: Reforma në drejtësi sapo ka nisur, segmente të drejtësisë dhe opozita, të frikësuar

16 Qershor 2016, 13:31Politika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri e ka vlerësuar si hapin e parë të reformës në drejtësi vendimin e Gjykatës së Apelit që riktheu në detyrë kryepolicin Haki Çako pas pezullimit nga Shkalla e Parë në lidhje me hetimin për përgjime të mundshme përmes pajisjes IMSI Catcher.

Në një deklaratë për mediat, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Çako (i cili ishte veshur me uniformën e detyrës), ministri tha se rruga për të moderinizuar Policinë dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve gjithmonë do të hasë pengesa. Ai ju referua akuzave të opozitës, por tha se çdo “plagë” që policia merr në rrugën për ndryshim, i shtyn akoma edhe më shumë për të ecur para.

“Jemi të bindur që rruga për të reformuar sistemin e drejtësisë, sapo ka nisur, ashtu siç beteja jonë për të garantuar që ligji të jetë i barabartë sapo ka nisur. Rruga për të reformuar policinë e shtetit është në drejtimin e duhur. Jemi të bindur që puna që kemi bërë deri më sot për të rritur besimin tek Policia, jemi në rrugën e duhur. Rruga jonë në këtë drejtim ka pengesa, vështirësi, sakrifica. Çdo plagë, gërvishtje që marrim rrugën na bën të bindur që jemi në rrugën e duhur për të garantuar një shoqëri më të drejtë”, tha Tahiri.

Referuar akuzave të sotme të opozitës se vendimi për të rikthyer Haki Çakon në detyrë është bërë nën presionin e qeverisë, kreu i Ministrisë së Brendshme tha se këto janë akuzat e segmenteve të caktuara të drejtësisë dhe të demokratëve që nuk e duan reformën në drejtësi.

“Akuzat e opozitës nuk janë të reja për mua, kanë shkuar mbi 2 mijë konferencat kundër meje, Policisë së Shtetit dhe ashtu si çdo plagë që marrim nga segmente të caktuara të drejtësisë që i frikësohen reformës ashtu edhe opozita vetëm na nxit më shumë për të bërë gjithçka për t’i shërbyer qytetarëve”, përfundoi ministri.

6 komente në “Tahiri flet përkrah Çakos: Reforma në drejtësi sapo ka nisur, segmente të drejtësisë dhe opozita, të frikësuar”

  1. funerali says:

    po reflektojne te korruptuarit. e dine qe po te vazhdojne te hedhin vallen e saliut do perfundojne si tufe ne burg per: akuza te fabrikuara dhe
    destabilizim te shtetit.
    turp me te madh nuk ka. kater miljon shqiptare nuk jane ne gjendje te bejne shtet. I sjell verdalle nje maskara si berisha, i faktuar si anti shqipetar dhe agjent.

  2. Edkari says:

    Kaq dite presion nga qeveria kriminale
    qe i duhet reforma ne drejtesi vetem
    e vetem qe kriminelet rilindas te jene
    te paprekshem dhe kundershtaret e
    rilindjes te jene te rrezikuar………….
    me kete menyre te qeverisuri Edirama
    do mkete perballe dhe kundershtare
    popullin shqiptare dhe do jete mire
    qe ky palaco te largohet pa nisur
    mosbindja civile dhe revolucioni
    demokratik qe do pastroj vendin
    nga kjo bajge mavi

    1. maximus says:

      ti mos fol ne emer te popullit shqiptar, se psh une nuk bej pjese aty ku ben pjese ti, si mua mund te kete me mijera, prandaj kur ze ne goje popullin shqiptar mendohu edhe nje here , para se te shkruash.

  3. lume e det says:

    Po ata kushot e tu atje lart ne laberi do ta vazhdojne tregun e “bukur”!!! Vazhdoni te talleni, se ketij populli ju i perkisni!!!

  4. lume e det says:

    Po ata kushot e tu atje lart ne laberi do ta vazhdojne tregun e “bukur”!!! Vazhdoni te talleni, se ketij populli ju i perkisni!!! I keni mare peng te gjitha partite qe mund te benin demokraci ne kete vend,, me urdher te “zonjes”e” madhe”!!! Sharlatane te diskretituar….

  5. lume e det says:

    O Mero, komentet qe nuk ju pelqejne nuk i komentoni!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje