Përfundoi takimi më shumë se 60 minuta mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu. Mësohet se sikurse e kishim paralajmëruar, në qendër të bisedës ka qënë reforma në drejtësi dhe konkretisht sqarimi nga ana e kreut të opozitës i rekomandimit “88” të Komisionit të Venecias, i cili ka bllokuar miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë për reformën në drejtësi.
Kryetari i PD Lulzim Basha ka bërë me dije se në këto ditë të mbetura deri në futjen në sallën e Kuvendit për votim të draftit të reformës në drejtësi, do të zhvillojë takime dhe me ambasadorë të tjerë të vendeve të BE. Burimet brenda PD bëjnë me dije se në dyshim është takimi me ambasadoren e BE në Tiranë Romana Vlahutin, por që ende nuk është vendosur nëse do jetë “mysafire” në selinë e PD pas ambasadorit Donald Lu apo jo.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk i ndahet deri në minutën e fundit përpjekjeve për të bindur opozitën shqiptare në lidhje me rëndësinë dhe domnosdoshmërinë e votimit të reformës në drejtësi. Ambasadori Lu në mëngjesin e ditës së sotme ka hyrë sërish në selinë e PD anës lumit të Lanës, për të diskutuar me kryetarin e PD Lulzim Basha dhe njëherë mundësinë e votimit të ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi.
Pas thirrjes së mikut të vjetër të Berishës gjatë gjithë viteve ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë Rayerson që deputetët e PD të votojnë reformën në drejtësi dhe të mos dëgjojnë udhëheqjen politike, pas thirrjes së ish-kongresmenit DioGuardi në drejtim të opozitës që të votojë reformën në drejtësi, ambasadori Donald Lu ndoshta po bën përpjekjen e fundit për të arritur të bindë PD të votojë pro reformës.
Ndërkohë opozita vijon të këmbëngulë tek “vendet e rezervuara” dhe rekomandimin 88 të Venecias si kushti i vetëm për të votuar reformën në drejtësi.
O Basha o te Q.robte e shtepise,,, Cfare I di shqipetaret ti bageti , cfare jane vendet e rezervuara? Bileta avioni per Hollande,, apo vende te rezervuara per ne kinema apo restorant ??
Cfare u duhet juve the fusni hundet ne drejtesi ???
Nuk eshte me reforme ne drejtesi me keto vende te rezervuara ,,,,
Eshte rrumpalle prape ,,,
Skane as turp thote rekomandimi I venecias 88
Luli vocerr ; shiko mos gjen ndonje recomandim nga Zimbabue
Thuaj Saliut te flase me Mugabe se do ti jape ndonje keshille me te mire
Firmosja e kryekriminelit Berisha dhe kriminelit Basha per reformen eshte njelloj sikur te firmosi per tu arrestuar.
Kete e din egjithe bota.