Një informacion i ri ka mbërritur ditët e fundit në duart e grupit të prokurorëve, që po hetojnë çështjen e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”.
Bëhet fjalë për një informacion operativ apo raport informues të Shërbimit Informativ, që i është dërguar presidentit të Republikës, Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Përgjithshme, raporton Panorama.
Ka qenë kjo e fundit që ka vendosur që raportin t’ua dorëzojë prokurorëve që po hetojnë çështjen e pajisjes “IMSI Catcher”.
Raporti në fjalë duket se është vazhdim i informacionit të parë të përcjellë nga SHISH në Prokurori, në lidhje me marrjen e sinjalit për hyrjen e pajisjes në Shqipëri në datën 12 mars 2016, me një automjet të markës “BMW”, nga porti i Durrësit. Informacioni i parë u bë shkak për nisjen e hetimeve, ndërkohë raporti i ditëve të fundit i mbërritur në prokurori duket se është një thellim më tej i të dhënave që janë pasuar me “ndjekjen” e pajisjes në të gjitha lëvizjet e saj në territorin e Shqipërisë.
Kjo ndjekje është bërë me qëllim garantimin e sigurisë kombëtare për të verifikuar çdo situatë kur zyrtarë të shtetit shqiptar mund të përgjoheshin në mënyrë të paligjshme. Burime të prokurorisë të pyetura dje nga gazeta “Panorama” pranuan ekzistencën e raportit, por nuk bënë komente në lidhje me përmbajtjen e tij.
Zyrtarë të Akuzës thanë ndërkohë se fjala është për një informacion operativ që në këtë fazë nuk ka efektin e provës, pasi duhet mbështetur me dëshmi dhe fakte shtesë për t’u marrë i mirëqenë.
Lëvizja e Pajisjes
Raporti i institucionit përgjegjës për sigurinë kombëtare, SHISH, vlerëson se pajisja “IMSI Catcher” ka lëvizur disa herë në Tiranë. Burimet e çështjes thanë se informacioni i përcjellë nga organet e specializuara pretendon se automjeti me pajisjen “IMSI Catcher” ka pasur një lëvizje intensive dhe disaditore në zonën pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.
Po kështu, një lëvizje e përqendruar dhe e vazhdueshme e pajisjes është konstatuar sipas raportit në zonën e qendrës së Tiranës, veçanërisht pranë Bashkisë së Tiranës dhe disa ministrive aty (ministria e Brendshme aktualisht është boshatisur, pasi po rikonstruktohet).
Një tjetër zonë ku pretendohet se pajisja ka lëvizur dhe ka qëndruar vazhdimisht është zona e Rrugës së Elbasanit, veçanërisht zona pranë Radiotelevizionit Shqiptar, ku zyurën në një pallatës shumëkatësh privat dhe ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD Sali Berisha.
Burimet e hetimit thanë se raporti përmban disa të dhëna edhe për personat që kanë qenë në automjetin ku ndodhet pajisja e montuar, por informacionet në fjalë janë të përgjithshme dhe të pakonfirmuara, dhe për me tepër nuk mund të bëhen publike.
Sipas burimeve në fjalë, krejt raporti është i bazuar në informacione të mbledhura me sa duket gjatë një vëzhgimi që u është bërë lëvizjeve të automjetit tip “BMË”, në të cilin është montuar pajisja “IMSI Catcher”.
hahah…sala me duket i ben vete keto dhe pastaj akuzon te tjeret.
hedh budallai gurin ne lume e ngatarron dynjane,mjere populli per keto hale qe mendojne vetem per vete,LLALLA DHE PADRONET E TIJ.Bashke me shikun e SALIUT QE I ESHTE BERE RRODHE E KEQE POPULLIT.
Visho na zhgenjeve!! Te te vije pak turp per vehten tende. Edhe nje njeri me 5 klase shkolle te kohes se Enverit e kupton se je kokrra e loqes se Sali Berishes. Boll duke krijuar histori rrugesh ashtu si e kerkon koha. Na fole per sekret shteteror dhe ne menduam se agjenturat jane implikuar. Ne fakt pajisja eshte ne dore te italjaneve dhe nuk pergjoka. Gjej ndonje grua tani per pleqeri dhe kenaqu me pordhet e tua perpara se sa te te marre prroi.
Ka ka thene qytetari dixhital ose sic thone greket
Tope Tope papagalos,……… Siç thote dhe papagalli
O DYRDYLA BEDIVI SAFI.
PSE KENI FRIKE TE PERGJOHENI?
PO JU E DINI QE AMERIKA PERGJON A KA PARTI DEMOKRATIKE NE MARSE PERVECE ASAJ NE TIRANE.
A KA MORRA TE KUQE TE TJERE PERVECE JUSHE QE SABOTOJNE CESHTJAN SHQIPETARE.
DHE AJO EDI QE JU E HANI NJERI TJETERIN SICE KENI BERE PER 70 VJETE ME SHQIPETARET DHE TANI KA ARDHUR
KOHA PER FJALEN E FUNDIT.SEPSE EDHE JU INI TE FUNDIT QE KENI NGELUR NE RAJON NGA E KALUARA IDEOLOGJISE KUQE.
PA TJETER QE FUNDI DO TE JET I RENDE.
Per te mbyllur çeshtjen e pergjimeve eshte mire qe Ajazi, llalla dhe nishani te lene zyrat. Shteti nuk hecen perpara duke enderruar.
Hyrja,pergjimi nepermjet saj dhe fshehja e pajisjes se pergjimit,deponimi i z.Cako se paisja eshte perdorur per pergjim,levizja dhe dislokimi i saj ne vende afer vendqendrimeve te organeve ligjzbatuese,ikja me te e oficerit te policise si dhe fshehja apo mos dorezimi i saj per hetime te metejshme jane fakte skandaloze te kapjes se pushtetit me cdo kusht nga qeveria e z.Rama dhe,sikur kesaj sage t’i shtojme dhe “reformen ne drejtesi” qe lirisht mund te quhet “grusht shteti i bute”,kushdo vjen ne perfundimin se,ne shqiperi cdo qeveri vjen ne pushtet jo per te qeverisur popullin e saj por per te nenshtruar totalisht kundershtarin politik dhe qytetaret me qellimin e vetem per te ndenjur vete sa me gjate ne pushtet dhe per te vjedhur pafund parate e qytetareve….
Perballe ketyre tentativave te qeverise,me cdo menyre nyk duhet pranuar kjo menyre e te reformuarit te drejtesise dhe te gjendet nje variant tjeter i cili te jete konstruktiv,te reformohet drejtesia dhe te pengohet pushteti i kujtdo qofte per te abuzuar.
Kjo paisje ,per te cilen behet kaq zhurme ,eshte nga me te fundit e teknologjise elektronike (top sekrete ) .Ate e kupton vetem ai qe e ka shpikur dhe jo debilat e SHISHit e te Prokurorise .Italjanet qe e sollen per trainim kane dhene aq sa kap truri i kalbur i shqiptarve . Ne Shqiperi nga 91 e deri tani arsimimi ka mbetur ne fushat e llafologjise .Universitete qe vetem llomotisin duke mos prure azgje shkencore nga bota e qyteteruar. Jashte per studime shkojne femijte e debilave politikane qe ashtu sic hyjne dhe dalin .Djemt e talentuar qe kemi as perfillen nga kjo kategori pushtetaresh . Specialiste shkencor ne Shqiperi jane vetem goje foles te qelbur te politikes.
Keto i kupton shume mire budallaj dhe luan sikur i di te gjitha .Qorrat kur nuk shohin thone ato qe degjojne nga te tjeret .Keshtu ndodh dhe me kete paisje qe po merret me shume serjozite debili i madhi i te medhenjve te kohrave Salihalej .
Iinformacion shume I sakte dhe I detajuar. te lumte visho, je nje gjeni i spiunazhit modern.
Ky me kujton gjyetaret e cifteve nga liqeni artificial te cilet te eksituar i binin me dore prapa ferrave.
Nuk jeni me te besueshem edhe ne polin nord te kishte qene kjo pajisje do dite lajmi se kishte spiunuar berishen qe kishte shkuar te freskonte idete .
O njerez pajisja vjen si cante dipllomatike dhe iken si e tille ajo perdoret vetem nga ekspertet qe e disponojne por prokuroria dhe shish e dine shume mire qe instruktazhet behen dhe ne klase dhe ne teren makina mund te jete e jona me targa italiane sic kane dhe vendet e tjera me targa te tjera per ndjekje ku eshte problemi .Harrova tani qe prokuroria dhe gjykata dolen bllof me Drejtorin e policise qe ska shkelje hajde ti fryjme zjarrit prap o prokuror nula dhe gjykates te veshur me leket tane mo beni injorantin se eshte turp